By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shprehu përsëri pakënaqësi ndaj Putinit, i cili organizoi një “gjakderdhje” në Ukrainë
January 4, 2026
The New York Times: Të paktën 40 persona u vranë në sulmin amerikan ndaj Venezuelës
January 4, 2026
Kina kërkon që SHBA-të të lirojnë menjëherë Maduron
January 4, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
January 4, 2026
Një grua në Gjakovë raporton se është dhunuar
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti dhe ekipi ndërinstitucional flasin për punësim të komuniteteve RAE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti dhe ekipi ndërinstitucional flasin për punësim të komuniteteve RAE
Lajme

Kurti dhe ekipi ndërinstitucional flasin për punësim të komuniteteve RAE

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 8:35 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Në Ndërtesën e Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, me të cilët diskutoi bashkë për punën e rezultatet e deritanishme të ekipit ndërinstitucional, por edhe sfidat me të cilat janë ballafaquar rrugës.

Në njoftimin për media thuhet se ekipi ndërinstitucional, i formuar në vitin 2022 me vendim të qeverisë e i përbërë nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe organizatave të shoqërisë civile, është angazhuar në vazhdimësi në promovimin e punësimit te këto komunitete duke arritur rezultatet pozitive.

Tutje vazhdon njoftimi, i qeverisë se në nëntor të vitit të kaluar, ky ekip organizoi Ditën e parë vjetore të Hapur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për 100 të rinj nga komunitetet joshumicë dhe siguroi pjesëmarrjen e 500 të rinjve nga këto komunitete në Ditën e FSK-së.

“Qëllimi i këtyre organizimeve ishte që të rritet informimi dhe interesimi i komuniteteve joshumicë që të aplikojnë në institucionet publike të sigurisë. Si rezultat, në gjeneratën e 59-të të Policisë e cila diplomoi në prill të këtij viti, 20% e pjesëtarëve të rinj ishin nga radhët e komuniteteve joshumicë, prej tyre 17 egjiptianë, ashkali e rom; përkundër vetëm 1 polici nga këto komunitete në gjeneratën e vitit 2022. Në përgjithësi, sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit në vitin 2023 numri i punëkërkuesve nga radhët e këtyre komuniteteve që kanë gjetur punë është rritur për 1/3 në krahasim me vitin pararendës, pra 2022”, thuhet në njoftim.

Ky ekip, sipas njoftimit, gjithashtu po trajton braktisjen e shkollimit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

“Në këtë drejtim, krahas bursave të shumta për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme, në vitin 2022 dhe 2023 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kishte ndarë 200,000 euro për qendrat mësimore për fëmijët e këtyre komuniteteve, kurse këtë vit ka ndarë 50,000 euro më shumë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, thuhet se kryeministri i përgëzoi për arritjet dhe rezultatet e arrira dhe ua konfirmoi vullnetin dhe përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për progres shoqëror të gjithmbarshëm dhe avancim të mëtejmë të komuniteteve joshumicë përmes mbështetjes dhe politikave qeveritare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë

Një grua në Gjakovë raporton se është dhunuar

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë ku u plagos një e mitur

Sot mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja

Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takon zyrtarin e lartë belg, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kosova Times Kosova Times October 30, 2025
Murati: Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë korrupsionin
Rebrov: Treguam shpirtin tonë luftarak
Kush është lideri i Hamasit, Yayha Sinwar?
KMDLNJ: Trajtim degradues i shtetasve të Kosovës nga Gjykata Speciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?