By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Mish qengji: 10 receta me shije të mrekullueshme, nga makaronat te suvlaki
January 22, 2026
Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”
January 22, 2026
Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit
January 22, 2026
Gaza: Plani kryesor i SHBA-së përfshin rrokaqiej dhe qytete të reja
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ahmeti: Do ta mbrojmë legjitimitetin e votës shqiptare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ahmeti: Do ta mbrojmë legjitimitetin e votës shqiptare
Ballina 2Rajon / Botë

Ahmeti: Do ta mbrojmë legjitimitetin e votës shqiptare

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 3:14 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha të mërkurën në Tetovë se Fronti Evropian është përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo koalicioni VLEN, që tani është pjesë e shumicës së re parlamentare dhe pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Ahmeti tha se BDI-ja dhe Fronti Evropian janë përfaqësues legjitimë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, andaj edhe paralajmëroi “aktivitete për mbrojtjen e votës së shqiptarëve”.

Në paraqitjen para mediave së bashku me drejtuesit e Frontit Evropian që përbëhet nga disa parti shqiptare dhe katër parti të etniteteve tjera, Ahmeti tha se çdo përpjekje për të “shkelur në vullnetin e shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera, do të kundërshtohet fuqishëm nga Fronti Evropian”.

Në bazë të rezultateve të KShZ-së, në zgjedhjet parlamentare më 8 maj, Fronti Evropian ka fituar 18 mandate të deputetëve, kurse koalicioni VLEN, 14.

“Vota juaj nuk guxon të shkojë huq dhe ne jemi këtu bashkë me ju që t’i prijmë fitores suaj dhe ta zbatojmë vullnetin tuaj si fitimtarë”, tha Ahmeti duke mos sqaruar se çfarë masash do të ndërmerren në mbrojtje të asaj që ai e quan “legjitimitet i shqiptarëve”.

Por, drejtuesit e koalicionit VLEN, gjithashtu, pretendojnë se janë përfaqësues legjitimë pasi thonë se ka fituar “vota të pastra shqiptare” kundrejt Frontit Evropian që në zgjedhje ka marrë vota edhe nga bashkësitë tjera etnike.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se opinioni me kohë do të njoftohet me masat që do të ndërmerren, duke theksuar se do të shfrytëzohen të gjithë “mekanizmat” për mbrojtjen e “fitores” në zgjedhjet e 8 majit.

I pyetur nëse braktisja e punimeve të Kuvendit të martën, në të cilën Afrim Gashi nga koalicioni VLEN dhe VMRO DPMNE-ja u zgjodh për kryetar të Kuvendit, Ahmeti tha se “ndihej i fyer të qëndronte në një seancë të tillë.

“Nuk bëhet fjalë për bojkot. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat demokratik për mbrojtjen e legjitimitetit të fituar. Ne morëm pjesë në Kuvend në verifikimin e mandateve, por e braktisëm sallën sepse ndiheshin të fyer pasi po shkelej legjitimiteti i të gjitha atyre që votuan më 8 maj”, u shpreh Ahmeti.

Ai akuzoi drejtuesit e koalicionit VLEN për shkeljen e një marrëveshjeje që, sipas Ahmetit, është arritur mes partive shqiptare qysh në fund të vitit të kaluar se asnjë parti shqiptare nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re pa marrjen e garancive për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e integrimit evropian”.

Kreu i BDI-së, Ahmeti, tha se përgjegjësia mbi të gjitha zhvillimet e mëtejme në Maqedoninë e Veriut, bie mbi mandatarin për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickovski.

Ai akuzoi VMRO DPMNE-në se gjatë viteve të fundit ka udhëhequr politikë antishqiptare me deklarata “naziste”, si dhe politikë kundër Bashkimit Evropian, NATO-s, ShBA-së si dhe kundër marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Ne jemi në mbrojtje të legjitimitetit dhe fare nuk tërhiqemi. Qerpiku nuk na dridhet, sepse jemi në të drejtën tonë”, tha Ahmeti.

You Might Also Like

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

Gaza: Plani kryesor i SHBA-së përfshin rrokaqiej dhe qytete të reja

Aksident i ri hekurudhor në Spanjë, treni i pasagjerëve përplaset me vinçin

Kommersant: Rusia mund të humbasë një nga tre bazat e saj ushtarake në Siri – aeroportin në Qamishli

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Arsenal – Porto, 180 minuta nuk e nxjerrin fituesin

Kosova Times Kosova Times March 12, 2024
Shqyrtohet marrëveshja për statusin e personave të zhdukur
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Në Moskë, një burrë hodhi gruan dhe fëmijën e tij nga dritarja e katit të 16-të në kompleksin rezidencial Lefortovo Park
Hoti: Kushtetuesja duhet t’i zgjidhë problemet politike që i krijoi vetë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?