By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vrau gruan e tij në një dhomë spitali dhe qëlloi veten
May 31, 2025
Tortë me mus çokollate a: Një fantazi kremoze që do t’ju lërë pa fjalë
May 31, 2025
Temperaturat e larta, fluks udhëtarësh në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, lëvizja e lirë ka shmangur krijimin e radhëve të gjata
May 31, 2025
Nga Duma ruse kërcënojnë nëse Ukraina refuzon kushtet:Do të mbetesin pa shumë territore
May 31, 2025
Serbia blen “Rafale” me një kredi franceze prej 1.9 miliardë eurosh
May 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edukim falas, laptopë: Premtimet e Azerbajxhanit për studentët në Nagorno-Karabak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Edukim falas, laptopë: Premtimet e Azerbajxhanit për studentët në Nagorno-Karabak
Ballina 2Rajon / Botë

Edukim falas, laptopë: Premtimet e Azerbajxhanit për studentët në Nagorno-Karabak

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 8:37 AM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE
Dhoma të rehatshme nëpër konvikte dhe pamje prej malit. Salla të ligjëratave në ndërtesave të reja, në të cilat do të ligjërojnë disa prej profesorëve më me nam.Dhe të gjitha këto falas.Azerbajxhani është duke e bërë të pamundurën për t’i joshur rreth 1.200 studentë që të studiojnë në Nagorno-Karabak.Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev ka ndarë në muajin shkurt rreth 6 milionë dollarë për të ndërtuar, pothuajse nga fillimi, Universitetin Karabak në kryeqytetin rajonal, Xankendi, i cili është quajtur Stepanakert, kur aty kanë jetuar dhe zonën e kanë kontrolluar armenët etnikë.Bakuja e kontrollon Karabakun prej shtatorit të vitit 2023, kur forcat e tij ushtarake patën nisur një ofensivë për të rimarrë kontrollin e territorit, në të cilin armenët etnikë e kanë shijuar pavarësinë de facto prej mesit të viteve ’90.Pak ditë pas ofensivës së shtatorit, rreth 100.000 armenë etnikë – gati e gjithë popullata – kanë ikur drejt Armenisë.Prej marrjes së kontrollit, Azerbajxhani është akuzuar se ka rrafshuar me tokë qyteza armene dhe qendra fetare e kulturore.Rusia ka angazhuar trupa ushtarake në Nagorno-Karabak, pas luftës së fundit të madhe në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, më 2020, mirëpo në prill të këtij viti ka thënë se ka nisur tërheqjen e tyre.Pasi pothuajse shumica e armenëve janë larguar prej asaj që dikur është njohur si Stepanakert, Xankendi i sotëm është përshkruar në muajt e fundit si qytezë fantazmë.‘Degë më premtuese’Në kërkim e sipër të mënyrave për të ripopulluar qytetin, Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit prej vitit 2003, e ka nënshkruar një dekret në nëntor të vitit 2023 për të themeluar Universitetin Karabak.Më 20 maj, ai e ka emëruar Sahin Bayramovin, si president të universitetit.Ministria e Azerbajxhanit për Shkencë dhe Edukim, ka thënë se fundmi se është duke u punuar në infrastrukturë dhe që sallat e ligjëratave, konviktet dhe ndërtesat tjera pritet të jenë funksionale brenda muajsh.Universiteti Karabak pret që t’i hapë dyert për studentët këtë vjeshtë, për të nisur vitin akademik. Zyrtarët e përmendin shpesh që gjithçka do të jetë falas, përfshirë pranimin, dhomën e konviktit dhe një laptop.Në Azerbajxhan, shumica e universiteteve janë me pagesë.Ministria për Shkencë dhe Edukim planifikon që t’i hapë tetë departamente studimi në universitetin e ri, përfshirë atë të inxhinierisë, ekonomisë dhe turizmit.Synimi është që të jenë 1.200 studentë, ka thënë Emin Amrullayev, ministër për Shkencë dhe Edukim.“Për të garantuar suksesin e tij, universiteti duhet të hapë degë më premtuese, përfshirë ato të shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale”, ka thënë Farid Imanov, ekspert në edukim.“Është më e lehtë të gjesh punë në njërën prej këtyre degëve”, ka thënë Imanov në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.https://www.youtube.com/embed/pI1eOHZNpTI?&&&fs=1&enablejsapi=1&rel=0 Bakuja dhe Jerevani janë duke negociuar aktualisht atë që besohet të jetë marrëveshja finale mes tyre, diçka që po vëzhgohet prej afër dhe po mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.Por, bisedimet kanë dalë të jenë sfiduese, pasi një vendim i marrë së fundi nga Armenia, për t’ia dorëzuar disa vendbanime të braktisura Azerbajxhanit, është përcjellë me protesta dhe thirrje për dorëheqje të kryeministrit armen, Nikol Pashinian. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Vrau gruan e tij në një dhomë spitali dhe qëlloi veten

Nga Duma ruse kërcënojnë nëse Ukraina refuzon kushtet:Do të mbetesin pa shumë territore

Serbia blen “Rafale” me një kredi franceze prej 1.9 miliardë eurosh

Reuters: Trump planifikon ta mbajë komandën amerikane në krye të forcave të NATO-s në Evropë. Kjo ka për qëllim të “sigurojë aleatët evropianë

Senati gati të veprojë mbi sanksionet ndaj Rusisë

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Problemi global i Sigurisë Kibernetike prek edhe KESCO-n

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore
Kurti vizitoi konferencën vjetore DokuTech
Xhudo, Kuka ndalet në luftën e dytë në Grand Slamin e Tbilisit
Ronaldo shënon golin e 700-të në karrierë për klube
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?