By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia kontrollon zyrat e PE-së për ndërhyrjen e dyshuar ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Policia kontrollon zyrat e PE-së për ndërhyrjen e dyshuar ruse
Ballina 2Rajon / Botë

Policia kontrollon zyrat e PE-së për ndërhyrjen e dyshuar ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 1:42 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Zyra e Prokurorit Federal në Belgjikë tha se policia ka kryer kontrolle në rezidencën e një punonjësi të Parlamentit Evropian (PE) dhe në zyrën e tij në ndërtesën e Parlamentit në Bruksel, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.

Përmes një deklarate, prokurorët thanë se zyra e të dyshuarit në Strasburg të Francës, ku gjendet selia e PE-së, po ashtu u kontrollua në partneritet me agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust, dhe me autoritetet gjyqësore franceze.

Bastisjet u kryen më pak se dy javë para se të mbahen zgjedhjet për Parlamentin e ri të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 qershor.

Muajin e kaluar kryeministri i Belgjikës, Alexender De Croo, kishte njoftuar se ishte kryer një hetim. Ai tha se shërbimi i inteligjencës kishte konfirmuar ekzistencën e një rrjeti që po tentonte të minonte mbështetjen për Ukrainën.

“Kontrollet janë pjesë e rastit për ndërhyrje, korrupsion pasiv dhe anëtarësim në një organizatë kriminale dhe lidhet me indikacionet e ndërhyrjes ruse, ku anëtarët e PE-së janë kontaktuar dhe paguar për të promovuar propagandën ruse përmes ueb-faqes së lajmeve, Zëri i Evropës”, thanë prokurorët.

Prokurorët thanë se besojnë që i punësuari ka luajtur “rol të rëndësishëm” në këtë rast.

BE-ja gjatë këtij muaji ua ka ndaluar Zërin e Evropës dhe tri media tjera ruse transmetimin në bllokun prej 27 anëtarësh. BE-ja tha se këto media janë nën kontrollin e Kremlinit dhe po shënjestronin “partitë politike evropian, veçmas gjatë periudhës zgjedhore”.

Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, BE-ja ka suspenduar edhe Russia Today dhe Sputnik dhe disa media të tjera.

De Croo tha muajin e kaluar se hetimi tregoi se anëtarët e PE-së ishin kontaktuar dhe u ishin ofruar para për të promovuar propagandën ruse.

“Sipas shërbimit tonë të inteligjencës, objektivët e Moskës janë shumë të qartë. Objektivi është që të ndihmohet në zgjedhjen e më shumë kandidatëve prorusë në PE dhe të përforcojë një narrativë të caktuar prorus në këtë institucion”, tha ai.

Shtetet e BE-së kanë dhënë armë dhe ndihmë tjetër për Ukrainën në vlerë prej miliarda eurosh. BE-ja po ashtu ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, ndaj bankave, kompanive dhe sektorit të energjisë që kur nisi lufta në Ukrainë.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 27 shkurt 2024

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
Kurti: Shëndeti publik është gurthemeli i një shoqërie
KOMF: Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, urgjencë për reagim të menjëhershëm nga shteti dhe shoqëria!
Aktakuzë ndaj 23 zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti në pikën kufitare “Qafë Morinë’’
Kurti: Asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?