By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë thotë se s’ka ndryshim të politikës karshi Izraelit pas sulmit në Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtëpia e Bardhë thotë se s’ka ndryshim të politikës karshi Izraelit pas sulmit në Rafah
Ballina 2Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë thotë se s’ka ndryshim të politikës karshi Izraelit pas sulmit në Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 9:04 AM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë dënoi humbjen e jetës të dhjetëra civilëve si rezultat i një sulmi ajror izraelit në Rafah, por tha se nuk planifikon ndryshim të politikës si rezultat i veprimeve të Izraelit.

Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve më 28 maj se Izraeli nuk ka shkelur “vijën e kuqe” të presidentit Joe Biden, për ndalimin e armëve sulmuese në të ardhmen, sepse sipas ShBA-së, nuk do të nisë një pushtim tokësor në shkallë të plotë në qytetin jugor të Gazës.

Biden ka deklaruar më herët gjatë muajit se do të kufizonte furnizimet me armë për Izraelin, nëse ushtria e këtij shteti do të hynte në qendrat e banuara të Rafahut.

“Gjithçka që mund të shohim na tregon se ata nuk po lëvizin drejt një operacioni të madh tokësor në qendrat e banuara në qendër të Rafahut”, tha Kirby.

Nga sulmi izraelit i së dielës, shumica e të vrarëve ishin duke u strehuar në tenda.

Biden dhe këshilltarët e tij të lartë vazhdimisht kanë paralajmëruar izraelitët që të mos kryejnë operacione në shkallë të gjerë në Rafah, pa një plan për të ofruar siguri për civilët e pafajshëm. Megjithatë, administrata Biden e bëri të qartë se nuk do të kufizojë – të paktën jo menjëherë – mbështetjen për Izraelin për shkak të sulmit.

Udhëheqësit e tjerë botërorë kanë dënuar ashpër sulmin në Rafah.

Incidenti në këtë qytet në jug të Gazës ndodhi vetëm dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që t’i japë fund ofensivës së tij ushtarake në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2. 3 milionë banorësh e Gazës është strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës. Dhjetëra mijëra persona vazhdojnë të jenë në Rafah, përderisa shumë të tjerë janë larguar.

Kirby tha se Biden “nuk merr vendime bazuar në popullaritet apo sondazhe të opinionit publik të realizuar këtu [ShBA] apo në mbarë botën”, por e pranoi që nuk është në interesin e ShBA-së apo “të partnerit tonë, Izraelit, që ai të izolohet edhe më shumë” në skenën botërore.

Ai dënoi humbjen e jetës së civilëve, që e cilësoi si të “tmerrshme”. Kirby shtoi se ShBA-ja po monitoron rezultatet e hetimit izraelit për sulmin.

“Ne e kuptojmë që ky sulm la të vrarë dy krerë të lartë të Hamasit [grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian] të cilët ishin drejtpërdrejtë përgjegjës për sulmet”, tha Kirby, duke shtuar se Uashingtoni ka thënë shpesh që Izraeli duhet të ndërmarrë çdo masë të mundshme për të mbrojtur jetën e të pafajshmëve.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite deri më tani në Gazë janë vrarë më shumë se 38.000 persona.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dronët sulmuan zonën e biznesit të kryeqytetit “Moscow City (Video)

Kosova Times Kosova Times July 30, 2023
Osmani nis takimin me partitë, mungojnë LVV dhe Lista Serbe
Vetëplagoset me armë ndërsa gënjeu policinë se u sulmua nga qentë
Osmani: Ulpiana zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë
Kosova hedh poshtë pretendimet e Vuçiqit për tërheqje të njohjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?