By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, bllokohen rrugët
June 5, 2025
FSK demonstroi kapacitetet në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut
June 5, 2025
Tërnava për Kurban Bajram: Paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi ju
June 5, 2025
Seanca gjyqësore për Banjskën mbahet më 9 qershor
June 5, 2025
Spahiu uron besimtarët: Të forcojmë lidhjet me njëri-tjetrin
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Uashingtoni vazhdon të përkrah Izraelin pavarësisht sulmit në Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Uashingtoni vazhdon të përkrah Izraelin pavarësisht sulmit në Rafah
Ballina 2Rajon / Botë

Uashingtoni vazhdon të përkrah Izraelin pavarësisht sulmit në Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 4:31 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë i cilësoi sulmet ajrore ndaj një kampi refugjatësh në Rafah si “të trishtueshme”, por nuk ndërmori asnjë masë për të kufizuar ndihmën ushtarake për Izraelin apo për të ndryshuar politikat e saj, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për të kryer operacione në Gazë. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, Presidenti Biden është shprehur vazhdimisht kundër operacioneve tokësore në Rafah, ku është grumbulluar një numër i lartë i të zhvendosurve palestinezë, por Shtëpia e Bardhë nuk beson sulmi i së dielës kapërceu vijën e kuqe të administratës amerikane.

Këto pamje, që Shtëpia e Bardhë i cilësoi si “trishtuese”, janë pasojat e një sulmi ajror izraelit që vrau të paktën 45 persona në një kamp për të zhvendosurit në Rafah.

“Edhe ato zona që armiku thotë se janë të sigurta, në fakt nuk janë ashtu. As në Rafah nuk ka siguri. Dihet se ky është një kamp për banorët e zhvendosur. Të them të drejtën, është një skenë që nuk mund të perceptohet dot. Nata e kaluar ishte shumë e vështirë”, shprehet Mohammed Abuassa, dëshmitar i sulmit në kampin e Rafahut.

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër ndërmarrjes së një operacioni tokësor në qytetin në jug të Gazës, ku janë grumbulluar banorët e zhvendosur, por Shtëpia e Bardhë, nënvizoi të martën, se nuk beson se sulmet ajrore gjatë fundjavës, shkelën vijën e kuqe të administratës amerikane dhe se nuk përbënin arsye për të ndryshuar politikat ndaj Izraelit.

“Kemi dënuar ashpër vdekjen e civilëve të pafajshëm. Por ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi atje. Do të kryhet një hetim. Izraelitët kanë deklaruar se ishte një gabim tragjik. Dhe se po hetojnë. Në të shkuarën, ata kanë qenë në gjendje të bëjnë hetime vetë dhe t’i vënë njerëzit para përgjegjësisë. Do të shohim se çfarë do të bëjnë në këtë rast”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ushtria e Izraelit tha se po hetonte ngjarjen.

“Në luftëra me shtrirje dhe intensitet të tillë, për fat të keq mund të ndodhin incidente. Disa, si ai në Rafah, janë shumë të vështirë. Detajet e ngjarjes të së dielës janë ende duke u parë me kujdes dhe jemi të angazhuar ta mbikëqyrim deri në përfundim. Ushtria izraelite shpreh keqardhje për çdo formë lëndimi të civilëve gjatë luftës”, tha Yifat Tomer-Yerushalmi, nga ushtria izraelite.

Por grupi militant Hamas, i cili shkaktoi nisjen e konfliktit pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, u shpreh me shpejtësi, se kë konsideron përgjegjës.

“Për ne, administrata amerikane dhe Presidenti Joe Biden personalisht, janë përgjegjësit e plotë për këtë masakër të shëmtuar kundër të zhvendosurve në Rafah dhe për të gjithë krimet në Rripin e pushtuar të Gazës. Amerika vazhdon të përkrahë politikisht dhe ushtarakisht pushtimin dhe vazhdon furnizimin me pajisje ushtarake, bomba dhe armatime, duke shkaktuar vrasjen e dhjetëra, në mos qindra fëmijëve, grave dhe civilëve çdo ditë”, tha zëdhënësi i Hamasit Osama Hamdan.

Operacioni i Izraelit në Gazë, që ka çuar në vdekjen e 35 mijë njerëzve, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, është dënuar nga shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara. Organizatat humanitare përfshirë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët kanë bërë thirrje për armëpushim.

Ndërsa hetuesit përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi në Rafah, analistët thonë se administrata e zotit Biden është nën trysni të madhe.

“Ndërsa po përballen me shumë pasoja nga krahu i majtë, ata nuk duan të humbasin votuesit e qendrës dhe demokratët pro-izraelitë. Ndaj administrata e zotit Biden, gjendet në këtë situatë të vështirë për të ruajtur ekuilibrat”, shprehet Raphael Cohen nga Organizata kërkimore RAND.

Derisa fuqitë të gjejnë një rrugëzgjidhje dhe ndërsa konflikti vazhdon, janë njerëzit ata që po paguajnë çmimin.

You Might Also Like

Kurti: Shëndeti publik është gurthemeli i një shoqërie

Autoritetet ruse e kanë shpallur Këshillin Britanik një organizatë të padëshirueshme

Sulmet ruse vrasin të paktën gjashtë persona, përfshirë një foshnjë, plagosin dhjetëra

Kim i Koresë së Veriut zotohet për ‘mbështetje të pakushtëzuar’ për luftën e Rusisë në Ukrainë

Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

DnV: Fushata zgjedhore po karakterizohet me gjuhë nxitëse e të urrejtjes

Kosova Times Kosova Times January 18, 2025
Spahiu: Veriu frymon lirshem, përpara i ke pasë do çela që janë ‘en’ neper sheshe Më: 2 shtator 2024 Në ora: 23:06
Serbia i dyfishoi fondet për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë
Drashović kundër mbajtjes së kundërmitingut të Vuçiqit: “Vendim i gabuar, i frymëzuar nga shërbimet infermierore nga Lindja”
Nderohet heroi Bunjaku në Ambasadën në SHBA, i pranishëm edhe Walker
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?