By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bashkimi i rivalëve politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Bashkimi i rivalëve politik!
Opinion

Bashkimi i rivalëve politik!

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 8:17 AM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Veprimtarët dhe atdhetarët po digjen nën hijen e lisave të thatë, e për fatin e keq nuk janë as lisa, por vetëm shkurre të çoroditura të cilat po e pengojnë frymëmarrjen tonë të lirë dhe ecjen e shtetit përpara drejt anëtarësimit në organizatat evro-atlantike. 

Zgjedhjet e ardhshme, test i radhës për qytetarët

Tendencat në rritje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme janë kërkesa të rritje të grupeve të interesit brenda partive politike pa dallim pushtet dhe opozitë. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një parti opozitare i vardiset partisë politike në pushtet, ani pse deri dje ishin në rivalitet ekstrem mes tyre!

Për këtë arsye nuk mund të arrihet ndryshimi i dëshiruar përmes “votës së lirë” për shkak të përafrimit të pushtetit me opozitën dhe kapjes së tmerrshme të institucioneve shtetërore nga mafio-politika dhe nëntoka kriminale.

Situata paradoksale, ku liderët partiak nuk merren vesh mes vete për interesin e shtetit, por merren vesh aq lehtë për interesat meskine të tyre, paraqet anën më të shëmtuar të “medaljes” së Kosovës së pavarur.

Pavarësisht faktit se kur do të mbahen, zgjedhjet e ardhshme do të jenë një test i radhës për qytetarët, ku do të shihet qartë sinqeriteti dhe serioziteti i qytetarëve, do të testohet vullneti i elektoratit, se a do t’u qëndroj besnik edhe më tutje partive shpresëthyerëse dhe liderëve të tej inkriminuar partiak.

Mbetet të shihet, se a do t’i qëndrojë besnik elektorati klasës politike apo do t’i ndëshkojë kusarët politikë që ua thyen të gjitha shpresat për jetë qytetarëve në këtë vend!?

Nëse vërtetë populli e do ndryshimin, atëherë në zgjedhjet e radhës duhet t’i ndëshkojë të gjitha subjektet politike aktuale me mos dalje në zgjedhje. Vetëm bojkotimi i tërësishëm i procesit zgjedhor do të ndëshkonte politikanët e inkriminuar si dhe do të alarmonte faktorin jashtëm për nevojën e një Vettingu ndërkombëtar në të gjitha institucionet e shtetit.

Me bojkotimin e zgjedhjeve fillon epoka e re dhe e mirëfilltë e opozitarizmit të vërtetë qytetarë, për shkak se, sot në Kosovë nuk kemi opozitë por vetëm klasë kusarësh politikë që i vardisen njëri-tjetrit për pushtet.

Kap njëri, ç’kap tjetri, më i zi i riu se i vjetri

Janë disa terma që i shkojnë për shtati realitetit të krijuar brenda subjekteve politike, si bie fjala; të kapura, të zaptuara, të zëna peng apo të uzurpuara nga grupet e interesit.

Fjala “zaptues”, mbase do të ishte e mirë, dhe s’do të kishte lidhshmëri me “kapje” të natyrave të tjera, që i japin kësaj fjale kuptime erotike, kur dikush e “shtie” në dorë dikë!

Megjithatë fjala “uzurpatorë”, është më e përshtatshme, më e saktë dhe më ideale për shumicën e subjekteve politike nën kthetrat e uzurpatorëve, profiterëve e mashtruesve, injorantëve dhe hipokritëve, klaneve e bandave kriminale të maskuara nën petkun e pushtetit dhe opozitarëve të etshëm për pushtet nën maskën e ndryshimit dhe demokracisë parlamentare.

Kjo klasë kusarësh politikë që moti e kanë humbur legjitimitetin për shkak të mos daljes së qytetarëve në zgjedhje, ngufatjes së demokracisë dhe jetës institucionale, të cilët ua kanë zënë frymën reformave dhe ndryshimeve substanciale brenda partive politike, për të mbajtur pushtetin apo për të ardhur në pushtet përmes vjedhjes së votës së qytetarëve, gjegjësisht kontrabandimit të vullnetit të elektoratit të shprehur me votën e lirë.

Përafrimet e pushtetit me opozitën dhe anasjelltas, janë treguesi më i mirë, se zgjedhjet pa një alternative të re politike nuk kanë kuptim. Nuk kanë kuptim për faktin se zgjedhjet, jo vetëm që nuk do sjellin ndryshim, do të kemi riciklim, përsëritje dhe kapje akoma më të tmerrshme të shtetit nga klanet mafioze dhe grupet e interesit mes pushtetit dhe opozitës.

You Might Also Like

Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare

Krimba zorrësh në organizmin politikë të Kosovës

Ka ikur koha e tranzicionit politik!

Populli i Dardanisë nuk mashtrohet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave për spiunazh

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Haxhiu i PDK-së: Pantiqi në arrest shtëpiak për vepër terroriste, pjesëtari i FSK-së në burg
“Kërcënimet boshe” të Kremlinit që kanë paralizuar Perëndimin
Sot varrosen viktimat e zjarrit n Koçan, paraburgim për shtatë policë
Danimarkë-Angli, pjesa e parë dhuron spektakël dhe dy gola
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?