By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Berlini: Ukraina mund t’i përdorë armët gjermane kundër caqeve brenda Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Berlini: Ukraina mund t’i përdorë armët gjermane kundër caqeve brenda Rusisë
Ballina 2Rajon / Botë

Berlini: Ukraina mund t’i përdorë armët gjermane kundër caqeve brenda Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 3:34 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Gjermania ka thënë të premten se Ukraina mund t’i përdorë armët, me të cilat e furnizon Berlini, për t’i goditur caqet brenda territorit të Rusisë, por vetëm në afërsi të kufirit verior përreth qytetit Harkiv.

Gjermania ka biseduar me aleatët e vet për sulmet ruse në rajonin Harkiv të Ukrainës, të cilat ushtria ruse po i kryen nga pozicione brenda zonës kufitare ruse, tha një zëdhënës i Qeverisë gjermane.

“Ne jemi të bindur se Ukraina ka të drejtë, me ligj ndërkombëtar, për ta mbrojtur veten kundër këtyre sulmeve”, tha zëdhënësi në një komunikatë për media.

“Për ta bërë këtë, ajo mund t’i përdorë armët me të cilat furnizohet për këtë qëllim, në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, përfshirë armët me të cilat e furnizojmë ne”, shtoi ai.

Qeveria e kancelarit Olaf Scholz kishte ngurruar t’i jepte leje Ukrainës për të kryer sulme brenda territorit të Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përsëriti të premten se aleatët duhet ta shqyrtojnë heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve të NATO-s nga Ukraina për t’i goditur caqet në territorin rus, sepse është pjesë e së drejtës së Kievit për vetëmbrojtje.

Vendimi i Berlinit vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i dha dritën jeshile Kievit t’i përdorë armët amerikane për t’i goditur caqet brenda Rusisë, por vetëm në afri të kufirit me rajonin e Harkivit.

Në muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni.

Kievi i është lutur aleatëve ta përshpejtojnë dërgimin e municionit, si dhe ka kërkuar që t’i lejohet të përdorë armë me rreze të gjata veprimi – pasi e ka të kufizuar përdorimin e tyre brenda territorit të Rusisë.

Harkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ndodhet vetëm 20 kilometra larg kufirit rus.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

TAGGED: #Caqet ruse, #Gjermani, #Goditje, #Rusia, #Ukrainë
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times Kosova Times August 25, 2025
Çfarë mund të bëjë Perëndimi me asetet e ngrira të Rusisë?
Haradinaj: Me mua kryeministër Kosova shpejt anëtarësohet në NATO
Shoigu dekoron pilotët e Su-27 pas rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi
Fitorja e PS në 5 bashki, Rama: Rezultate mbresëlënëse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?