By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden paraqet planin për paqe në Rripin e Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden paraqet planin për paqe në Rripin e Gazës
Ballina 2Rajon / Botë

Biden paraqet planin për paqe në Rripin e Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 11:08 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden dha të premten hollësi mbi një marrëveshje prej tre fazash, të propozuar nga Izraeli për militantët e Hamasit, që sipas tij do të çonte në lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë dhe mund t’i jepte fund luftës së ashpër, gati 8-mujore në Lindjen e Mesme.

Presidenti Biden shtoi se Hamasi “nuk ka më kapacitete” për të kryer një sulm tjetër në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.

Gjatë deklaratës dhënë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti demokrat e cilësoi propozimin si një “udhërrëfyes për një armëpushim të qëndrueshëm dhe për lirimin e pengjeve”.

Presidenti tha se faza e parë e marrëveshjes së propozuar do të shtrihej në një periudhë 6 javore dhe do të përfshinte “armëpushim të plotë”, tërheqjen e forcave izraelite nga të gjjtha zonat e populluara të Gazës, lirimin e një numri të personave që po mbahen peng, përfshirë, gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur.

Shtetasit amerikanë që po mbahen peng duhet të lirohen përgjatë kësaj faze dhe po ashtu trupat e pajetë të atyre që janë vrarë do duhej t’u ktheheshin familjeve të tyre. Në këtë fazë, ndihma humanitare do të shtohet, 600 kamionë me ndihma do të hyjnë çdo ditë në Gazë.

Faza e dytë do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur gjallë, përfshirë ushtarët dhe forcat izraelite do të tërhiqen nga Gaza.

Faza e tretë parashikon fillimin e rindërtimit të Gazës, për çka do të nevojiten dekada të tëra, pas shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta.

Por Presidenti Biden pranoi se zbatimi i marrëveshjes nuk do jetë i lehtë, duke thënë se një sërë “detajesh duhet të negociohen” për të kaluar nga faza e parë në të dytën.

Komentet e zotit Biden erdhën pasi ushtria izraelite konfirmoi se forcat e saj tani po veprojnë në pjesët qendrore të Rafahut, ndërsa zgjerojnë ofensivën në qytetin jugor të Gazës. Presidenti Biden tha se ky “një moment vërtet vendimtar.” Ai shtoi se Hamasi ka deklaruar se dëshiron armëpushim dhe se marrëveshje e propozuar nga izraelitë është një mundësi që ata ta provojnë “nëse e duan vërtet këtë (armëpushimin)”.

Agjencia Reuters njofton se Hamasi lëshoi një deklaratë të premten duke thënë se e sheh pozitivisht propozimin të shpallur nga Presidenti Joe Biden për një armëpushim të përhershëm në Gazë.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli kishte autorizuar negociatorët për të paraqitur një marrëveshje armëpushimi në Gazë pasi Presidenti Biden zbuloi detaje të planit.

Izraeli është përballur me kritika në rritje nga faktori ndërkombëtar lidhur me strategjinë e tij të shkatërrimit të vazhdueshëm në Gazë, me një kosto të lartë në jetët e civilëve. Bombardimet izraelite dhe ofensivat tokësore kanë vrarë më shumë se 36,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën dallim midis luftëtarëve dhe civilëve.

Izraeli nisi luftën në Gazë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, në të cilin militantët sulmuan Izraelin jugor, vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 250 vetë, sipas të dhënave izraelite. Izraeli thotë se rreth 100 persona mbahen ende peng në Gazë dhe po ashtu Hamasi po mban edhe trupat e pajetë të 30 pengjeve.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #Joe Biden, Plani i paqes, Rripi i Gazës
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Banka Botërore miraton mbi 89 milionë dollarë për Kosovën

Kosova Times Kosova Times January 17, 2025
Oficeri i dehur rus i FSB-së qëlloi kolegun e tij
Vështrim paraprak i marrëdhënieve SHBA-Ukrainë në 2025
Skemat e mashtrimit turistik që duhet të dini
Gashi: Anëtarësimi në NATO është rruga më e sigurt për të ofruar siguri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?