By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli e konfirmon praninë e forcave të saj në qendër të Rafahut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli e konfirmon praninë e forcave të saj në qendër të Rafahut
Rajon / Botë

Izraeli e konfirmon praninë e forcave të saj në qendër të Rafahut

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 9:48 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite ka konfirmuar të premten se forcat e saj janë duke vepruar në pjesët qendrore të Rafahut, në përpjekje për ta zgjeruar ofensivën ushtarake në qytetin jugor të Rripit të Gazës.

Izraeli e nisi ofensivën tokësore në këtë qytet më 6 maj, duke i detyruar rreth 1 milion palestinezë të ikin nga qyteti për të kërkuar strehim gjëkundi. Ofensiva gjithashtu ua ka pamundësuar agjencive të OKB-së për ndihma të kryejnë misionet e tyre në këtë pjesë.

Por presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se Izraeli nuk i ka kaluar “vijat e kuqe”, pasi e ka paralajmëruar atë kundër pushtimit të plotë të këtij qyteti.

Njoftimi i ushtrisë izraelite të premten lë të kuptohet se trupat e saj kanë vepruar në shumicën e pjesëve të Rafahut. Në javët e para të ofensivës, forcat izraelite u përqendruar në rrethinat dhe zonat lindore të Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Trupat izraelite e uzurpuan pikëkalimin kufitar Rafah më Egjiptin në ditën e parë të ofensivës dhe më vonë e morën kontrollin edhe të “Philadelphi Corridor”, një rrugë që shtrihet përgjatë tërë kufirit mes Gazës dhe Egjiptit në pjesën palestineze.

Në njoftimin e së premtes, ushtria tha se trupat e saj në qendër të Rafahut kanë gjetur raketahedhës dhe tunele, si dhe e kanë shkatërruar një depo armësh të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga ShBA dhe Bashkimi Evropian.

Ajo nuk tregoi se ku saktësisht po kryente operacione ushtria në Rafah, por në bazë të njoftimeve të kaluara dhe dëshmitarëve, operacionet janë kryer në kampin e refugjatëve Shaboura dhe në pjesët e tjera afër qendrës së qytetit.

Izraeli ka thënë se pushtimi i Rafahut është jetik në përpjekjet e tij për ta shfarosur Hamasin, pasi ky grup e kreu një sulm befasues në Izrael më 7 tetor, ku vrau 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite në Gazë prej atëherë i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Izrael, #Rafah
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rrahmani votoi në Shkollën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times February 9, 2025
Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi
Çmimi i karburantit në rënie pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme
Peskov: SHBA do të ekstradojë të burgosurin rus në këmbim të Vogelit
BQK në takim për anëtarësim në SEPA, priten 55 milionë euro kursime vjetore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?