By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e kritikoi, Prokuroria: Komentet e tij janë në kundërshtim me parimet kushtetuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e kritikoi, Prokuroria: Komentet e tij janë në kundërshtim me parimet kushtetuese
Ballina 1Lajme

Kurti e kritikoi, Prokuroria: Komentet e tij janë në kundërshtim me parimet kushtetuese

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 4:10 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Speciale i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit pasi ky i fundit ka thënë se Prokuroria duhet të jetë më efikase në ndjekjen e kriminelëve të luftës.

Prokuroria ka shprehur indinjatë “ndaj qasjes së vazhdueshme joproduktive të kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me rastet e krimeve të luftës”.

Prokuroria ka thënë se komentet “e vazhdueshme” të Kurtit për punën e saj janë në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe standardeve ndërkombëtare për pavarësinë e gjyqësorit.

PSRK-ja i ka bërë thirrje kryeministrit e çdo zyrtari tjetër shtetëror që të shmangë deklarimet publike të cilat, sipas saj, nuk përkojnë me gjendjen reale.

“Andaj, si të tilla e minojnë besimin e publikut në punën e Prokurorit të Shtetit në përgjithësi dhe të Prokurorisë Speciale në veçanti”, thuhet në reagim.

http://199.192.21.43/2024/05/30/kurti-prokurorise-speciale-sillni-kriminelet-para-drejtesise/

Kurti e ka kritikuar se gjykimi në mungesë është mundësuar tash e pesë vjet por se nuk ka pasur rezultat. E, Prokuroria ka thënë se pesë vitet e fundit ka bërë punë jashtëzakonisht të madhe.

“Për më tepër, kjo është bërë me kapacitete të pamjaftueshme të kuadrove, profesionale dhe financiare, si pasojë e buxhetit të pamjaftueshëm. KPK sjell në vëmendje të opinionit publik se në 20 vjetët e fundit, asnjëherë nuk është miratuar kërkesa buxhetore e plotë (në lartësinë 100% të kërkesës). Gjithashtu, korniza ligjore për hetimin e krimeve të luftës ka ndryshuar shumë në pesë vjetët e fundit. Ky ndryshim ka paraqitur sfidë për një proces efikas dhe efektiv në hetimin e krimeve të luftës. Këtë sfidë nuk e kanë shtetet e tjera në regjion. Shtetet si Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina kanë miratuar strategjitë nacionale në nivel të qeverive dhe parlamenteve të vendeve të tyre për adresimin e krimeve të luftës. Ne ende nuk e kemi një strategji të tillë në nivel nacional”, ka thënë tutje Prokuroria.

Prokuroria ka shtuar se ka të regjistruara 60 aktakuza për krime të luftës për 56 raste, ndaj 165 personave.

“Po ashtu ju informojmë se ka përfunduar proceduara e avancimit të prokurorëve, nga ana e Këshillit Prokurorial dhe duke filluar nga data 1 qershor 2024, në Departamentin për Hetimin e Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale do të shtohen edhe dy (2) prokurorë, ku numri total i prokurorëve në këtë departament do të jetë pesë (5), të cilët do të merren ekskluzivisht me hetimin e krimeve të luftës”, ka thënë ajo.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

TAGGED: #Albin Kurti, #Krime lufte, #Prokuroria Speciale
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Kosova është shembull i mirë i demokracisë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2023
Airbus do të heqë plotësisht titanin nga Rusia brenda disa muajsh
Kreu i Dumës kërcënoi vendet e Perëndimit me shkatërrim
Putini gjeti një aleat të ri: Rusia po negocion prodhimin e përbashkët të armëve të aviacionit…
Barça është në dijeni se Man United s’ka heq dorë nga De Jong
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?