By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush i vuajti masat e BE-së ndaj Kosovës? Pak dihet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kush i vuajti masat e BE-së ndaj Kosovës? Pak dihet
Ballina 1Lajme

Kush i vuajti masat e BE-së ndaj Kosovës? Pak dihet

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 1:30 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mund të vështirësohet, pas operacioneve të fundit policore në veri të vendit, që kanë rezultuar me mbyllje të disa objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë. Kështu vlerësojnë disa diplomatë në Bruksel, teksa presin raportin e kryediplomatit të bllokut evropian, Josep Borrell, për të kuptuar çfarë hapash ka bërë Kosova për heqjen e masave.  

Është bërë gati një vit prej kur Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, por pak dihet se kush është dëmtuar më së shumti nga ky vendim.

Cilat programe, çfarë ka ndodhur me ata individë a programe që janë prekur, dhe sa ka qenë shuma e fondeve?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pati thënë në janar të këtij viti se në rrafshin politik, masat janë të kufizuara vetëm në takimet e nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

“Është ndaluar vlerësimi dhe miratimi i aplikimeve të reja të Kosovës në kornizën e Ballkanit Perëndimor për investime, që do të thotë se Kosovës nuk i është ndaluar asnjë projekt, por aplikime të reja nuk janë aprovuar ende, dhe janë ndaluar prokurimet e reja të projekteve që burojnë nga IPA 2023 [Instrumentet e Para-Anëtarësimit], dhe nuk kanë filluar diskutimet për IPA 2024. Nuk janë prekur prokurimet ekzistuese”, pati thënë Bislimi.

Por, Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se disa projekte janë pezulluar:

“Nuk janë anuluar, janë pezulluar, dhe së paku në një rast, Kosovës i është mohuar e drejta e aplikimit për fonde të reja në kuadër të rundit të kaluar të kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor”.

Ai e përmend edhe pezullimin e takimeve të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, për më shumë hollësi, por nuk ka marrë përgjigje.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se autoritetet në Kosovë janë “të informuara mirë” se cilat masa rëndojnë mbi Kosovën duke përmendur fondet e IPA-s 2024, kornizën e investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe takimet për MSA, por pa ofruar më shumë hollësi.

Vendimi për masa është marrë mbi arsyetimin se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri të vendit, në maj dhe qershor të vitit të kaluar.

Hollësitë mbi masat nuk janë bërë të ditura as kur janë komunikuar ato. Në fakt, diçka e tillë nuk është e zakonshme për BE-në.

Shembull, kur BE-ja ka marrë vendim për të sanksionuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, më 2022, Komisioni Evropian ka votuar për to, si dhe ka votuar, e do të votojë çdo vit, për shtyrjen e tyre.

Në vendim përmendet me emër secili individ dhe entitet i prekur rus.

Në rastin e Kosovës, për masat nuk është votuar – me arsyetimin se janë të përkohshme – vetëm është thënë se Komisioni Evropian është përgjegjës për to, dhe rrjedhimisht janë pa ndonjë afat.

Si mund të hiqen masat?

Disa javë pas vendosjes së masave, BE-ja pati arritur marrëveshje me Kosovën për shtensionimin e situatës në veri, në këmbim të heqjes së masave.

Ndër kërkesat kryesore kanë qenë zvogëlimi i pranisë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të reja. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se i kanë përmbushur të dyja.

Aktualisht, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke e përpiluar një raport rreth hapave që ka marrë Kosova për t’iu hequr masat. Por, së fundmi është bërë e ditur se aty do të përfshihen edhe operacionet policore të majit të këtij viti në pjesën veriore, që kanë rezultuar me mbyllje të disa objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë.

Si BE-ja, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, e kanë kritikuar Kosovën për këto aksione, duke i konsideruar “të pakoordinuara dhe të njëanshme”.

Për pasojë, ka zëra në BE që besojnë se tani do të vështirësohet procesi i heqjes së masave ndaj Kosovës.

Por, njëkohësisht, disa burime i kanë thënë REL-it se ka edhe vende anëtare të BE-së që janë të zemëruara, pasi besojnë që masat kanë shkuar përtej asaj që është pritur.

Të gjithë kërkojnë heqjen e masave.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë ditë më parë se për shkak të mungesës së fondeve të BE-së, si rezultat i masave, Kosova është detyruar të ndajë fonde shtesë për një projekt, nga i cili përfitojnë minoritetet.

Demush Shasha beson që Kosova duhet të marrë hapa për ta bindur bllokun evropian për heqje të masave, sepse nuk ka tjetër alternativë:

“Nuk besoj që duhet parë nga optika e drejtësisë apo e padrejtësisë, por duhet parë nga optika e obligimeve që ka marrë Kosova në kuadër të procesit të integrimit evropian, dhe kjo nuk është aq shumë çështje e drejtësisë”.

Klisman Kadiu, nga Zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata në veri është shtensionuar dhe masat nuk kanë më kuptim.

Sipas tij, çfarëdo konstatimi tjetër në raportin e Borrellit, “do të ishte i padrejtë, do të përbënte shtrembërim të zhvillimeve në terren dhe domosdoshmërisht keqpërdorim të njëanshëm dhe të pakuptimtë të masave nga ana e KE-së”.

Edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë në Kosovë insistojnë që masat janë të padrejta.

Ata ngrenë shpesh paralele me vendosjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe mosvendosjes së masave ndaj Serbisë për sulmin vdekjeprurës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, të cilin e quan terrorist. Beogradi i hedh poshtë këto akuza.

Bashkimi Evropian ka thënë se është në pritje të një raporti të detajuar nga autoritetet kosovare të drejtësisë, për të marrë më pas një vendim. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia

Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës

Serbia paraburgos një muaj ish-policin kosovar

TAGGED: #BE, #Kosova, #Masa
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pasuritë tokësore të Ukrainës janë të rralla dhe të vështira për t’u arritur

Kosova Times Kosova Times February 26, 2025
Kurti viziton shtypshkronjën në Prishtinë që përfitoi nga masa e pakosë së ringjalljes ekonomike
Ngjarjet e parapara për sot
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?