By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
NYT: Assad jeton në Rublyovka dhe familja e tij bën një jetë luksoze
December 23, 2025
Politico: Aleatët po humbasin besimin tek Amerika për shkak të Trumpit
December 23, 2025
SPERTK falënderon Komisionin Evropian për mbështetjen ndaj RTK-së
December 23, 2025
Ipeshkvi i Kosovës me mesazh për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë ndërfetare
December 23, 2025
Polici merr ryshfet për kalim kufitar ilegal,u caktohet paraburgimi të dyve
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB thotë se 114 milionë persona u zhvendosën për shkak të konflikteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB thotë se 114 milionë persona u zhvendosën për shkak të konflikteve
Rajon / Botë

OKB thotë se 114 milionë persona u zhvendosën për shkak të konflikteve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 10:07 AM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Numri i personave që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftërave, dhunës dhe përndjekjes ka arritur në 114 milionë dhe ky numër po rritet për shkak se shtetet kanë dështuar që të luftojnë shkaqet, teksa palët e përfshira në luftëra po vazhdojnë të refuzojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar.

Kështu tha shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatë, Filipo Grandi. Ai kritikoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që është përgjegjës për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke thënë se ka dështuar të përdorë zërin e tij për të tentuar që të zgjidhë konfliktet duke nisur nga Gaza e Ukraina dhe nga Sudani e deri në Kongo, Mianmar dhe pjesë të tjera.

Ai po ashtu akuzoi shtete – pa përmendur emra – se po marrin “vendime shkurtpamëse të politikës së jashtme që shpesh janë të bazuara në standarde të dyfishta, që vetëm deklarojnë se respektojnë ligjin, por që Këshilli ka pak fuqi që të respektohet paqja dhe siguria”.

Grandi tha se mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar do të thotë se “palët në konflikt” kanë “ndaluari së respektuari ligjet e luftës” edhe pse disa prej tyre pretendojnë se po i respektojnë.

Rezultat i gjithë kësaj janë më shumë vdekje të civilëve, përdorimi i dhunës seksuale si armë në luftë, sulmet dhe shkatërrimet e spitaleve, shkollave dhe infrastrukturës tjetër civile dhe shënjestrimi i punëtorëve humanitarë, tha Grandi.

Grandi kritikoi Këshillin e Sigurimit për shkak të dhjetëra mijëra personave të vrarë në Gazë, Ukrainë, Sudan dhe në konflikte të tjera.

“Por, nuk është vonë që të vendosni fokusin dhe energjinë tuaj në krizat dhe konfliktet që janë ende të pazgjidhura, në mënyrë që ato të mos përkeqësohen dhe të shpërthejnë sërish. Nuk është vonë që të ndihmoni miliona persona që janë zhvendosur me forcë”, tha ai.

Këshilli i Sigurimit është shumë i polarizuar, teksa pesë shtetet që kanë fuqinë e vetos shpesh bllokojnë vendime.

Sa i përket luftës në Gazë, Këshilli nuk ka bërë thirrje për armëpushim, për shkak të kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, sa i përket Ukrainës, Këshilli ka qenë joefektiv pasi që Rusia mund të përdorë veton për të bllokuar miratimin e çdo rezolute të mundshme.

You Might Also Like

NYT: Assad jeton në Rublyovka dhe familja e tij bën një jetë luksoze

Politico: Aleatët po humbasin besimin tek Amerika për shkak të Trumpit

BIRN: Revolverët me shenja policie nga Serbia përfundojnë te tregtarët amerikanë

Mark Rutte: “Nëse nuk investoni në mbrojtje, mund të flisni rusisht pas 5-10 vitesh”

Ryanair gjobitet me 255.7 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues

TAGGED: #114 milionë persona, #Konflikt, #OKB, #Zhvendosje
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

36 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Kosova Times Kosova Times March 23, 2025
Axhenda ndërkombëtare
Gërvalla, “goxha e kënaqur” me punën e lobistëve në ShBA
Ndërtesa ku jeton Netanyahu u sulmua nga një dron
Leigh: Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?