By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia ia zgjat paraburgimin gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia ia zgjat paraburgimin gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia ia zgjat paraburgimin gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 1:23 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Një gjykatë në Rusi ia zgjati masën e paraburgimit deri më 5 gusht, Alu Kurmashevas, gazetares së Radios Evropa e Lirë, e cila ka shtetësi amerikane dhe ruse.

Gjykata në Qarkun Sovetski të Kazanit më 31 maj po ashtu refuzoi kërkesën e avokatëve të Kurmashevas që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak.

Përderisa diskutimet u bën prapa dyerve të mbyllura, përfaqësuesit e ambasadave të Australisë dhe Çekisë, por edhe gazetarët, u lejuan të hynin në gjykatore për të përcjellë disa pjesë të seancës dëgjimore.

Para se të merrej vendimi, Kurmasheva, e cila është e ndaluar në Rusi që nga 18 tetori i vitit 2023, u tregoi gazetarëve vizatime që ia kanë dërguar fëmijët.

Kurmasheva, 47 vjeç, u arrestua në Kazan tetorin e vitit të kaluar, nën akuzën se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaj, në bazë të ligjit ndëshkues rus që shënjestron gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerët. Ndaj saj është ngritur edhe akuza se ka shpërndarë lajme të rreme për ushtrinë ruse dhe nëse gjendet fajtore mund të dënohet deri me 10 vjet burgim.

REL-i dhe Qeveria amerikane thonë se akuzat ndaj Kurmashevas janë hakmarrje për punën e saj si gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

Ajo udhëtoi për në Rusi për të vizituar nënën e saj dhe fillimisht u ndalua teksa po priste fluturimin për në Pragë në aeroportin e Kazanit më 2 qershor, kur iu konfiskuan pasaportat ruse dhe amerikane.

Shumë kritikë dhe grupe për të drejtat e njeriut thonë se i ashtuquajturi Ligj për agjentët e huaj po përdoret nga Kremlini për të shtypur disidencën.

Moska po ashtu është akuzuar se burgos amerikanët për t’i përdorur ata më pas për këmbimin e rusëve të burgosur në Shtetet e Bashkuara.

Në shkurt, 23 shtete e nomina Kurmashevan për Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit të UNESCO/Guillermo Cano 2024.

Çmimi, i krijuar më 1997, ndahet çdo vit për të nderuar personat apo grupe njerëzish që japin kontribut “të jashtëzakonshëm” për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit në mbarë botën, pavarësisht se përballen me “rrezik dhe përndjekje”.

You Might Also Like

Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur

Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë

Një mijë ndërtesa banimi në Kiev mbeten pa ngrohje ne temperatura -16 gradë Celsius

Kryeministri britanik i bëri thirrje ish-Princit Andrew të dëshmojë në çështjen Epstein

Sulmet ruse të mbuluara nga mjegulla shemben pranë Pokrovskut, gati 100 ushtarë të vrarë

TAGGED: #Alu Kurmasheva, #Gazetare, #Paraburgim, #REL, #Rusi
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Avokati Muharremi ngreh padi ndaj këshilltarit të ministres Nagavci

Kosova Times Kosova Times August 14, 2023
Paraburgim për të dyshuarin se ka kryer katër vepra penale
Vuçiq: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë
Maqedonci në Budapest, e thekson angazhimin e Kosovës për paqe e stabilitet
80 aksidente trafiku në ditën e ndërrimit të motmoteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?