By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
10 modele këpucësh nga sfilata e modës pranverë-verë 2026 që mezi presim t’i veshim
January 31, 2026
Italianët të indinjuar nga zgjedhja e ofertës kulinare për ZOI-n
January 31, 2026
Izraeli sulmon Gazën një ditë para hapjes së Rafah-ut: 12 të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë
January 31, 2026
Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj
January 31, 2026
Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagimet e amerikanëve pas gjetjes fajtor të zotit Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Reagimet e amerikanëve pas gjetjes fajtor të zotit Trump
Ballina 2Rajon / Botë

Reagimet e amerikanëve pas gjetjes fajtor të zotit Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 7:37 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Kandidati për president, Donald Trump, thotë se administrata e Presidentit Biden orkestroi çështjen e tij penale në gjykatën e Nju Jorkut për të fituar një avantazh në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, Presidenti Joe Biden tha se sistemi i drejtësisë duhet të respektohet.

Mbështetësit e zotit Trump u mblodhën të premten jashtë Kullës Trump në Nju Jork, ku ai tha se vendimet për gjetjen e tij fajtor ishin orkestruar nga Presidenti Joe Biden.

“E gjithë kjo është bërë nga Biden-i dhe njerëzit e tij. Ndoshta njerëzit e tij, kryesisht. Nuk e di nëse Biden-i di shumë për këtë, sepse nuk e di nëse ka njohuri për ndonjë gjë, por megjithatë ai është presidenti, kështu që ne duhet ta përdorim emrin e tij”, tha Donald Trump.

Presidenti Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se sistemi amerikan i drejtësisë duhet të respektohet.

“Eshtë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme që dikush të thotë se vendimi ishte i montuar vetëm sepse nuk i pëlqeu”, tha zoti Biden.

Një juri e shpalli zotin Trump fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat ndaj një aktoreje të filmave pornografik për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Prokurori i çështjes, Alvin Bragg, thotë se vendimi përfaqëson shumë zëra.

“Kemi zërin më të rëndësishëm nga të gjithë. Dhe ky është zëri i anëtarëve të jurisë. Ata kanë folur. Donald J. Trump është gjetur fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit”.

Gjetja fajtor e zotit Trump mund të ndikojë tek qëndrimi i votuesve amerikan në zgjedhjet që priten të jenë tejet të ngushta, thotë profesorja e Universitetit Hofstra, Meena Bose

“Flasim për votuesit e pavendosur dhe të pavarur, votuesit që mund të jenë të zhgënjyer me Presidentin Biden për një mori arsyesh, por ndoshta nuk ishin të prirur për ta mbështetur Donald Trump-in. Kjo mund të bëjë një ndryshim të madh”.

Në Teksas, votuesi Colton Coates thotë se vendimi duket i drejtë.

“Nuk e di se cilës parti i përkisnin juria e Nju Jorkut, por besoj se ishin të paanshëm. Kur kemi shumë anëtarë jurie dhe ata të gjithë bien dakord për të njëjtën gjë, kuptohet se duhet të ketë një lloj vërtetësie në verdiktin e tyre”.

Curtis Naio thotë se kjo tregon se sistemi i drejtësisë amerikane nuk është i paanshëm.

“Nëse amerikanët nuk e kuptojnë sistemin gjyqësor në këtë formë që kemi tani, nëse mund t’ia bëjnë këtë një presidenti, kryesisht ato që kanë bërë ndaj tij gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, njerëzit duhet të zgjohen sepse radha po u vjen atyre”.

Avokati i zotit Trump, Todd Blanche tha se do t’i apelojë vendimet. Kjo do të bëjë një ndryshim të madh, thotë votuesi i Alabamës Bill Adams.

“Kam rezerva për të votuar për një të dënuar për krime, por besoj se apeli do t’i hedhë poshtë vendimet.”

Në Kaliforni, votuesja Tracey Lewis thotë se verdikti tregon se Trump-i nuk është mbi ligjin.

“Ai nuk është i përshtatshëm për postin. Ndaj tij ka edhe shumë çështje të tjera gjyqësore. Shpresoj që kjo të ndryshojë prirjen dhe më shumë njerëz ta kuptojnë se ai nuk duhet të lejohet që të bëhet përsëri president”.

Masa e dënimit do të shpallet më 11 korrik, pak ditë përpara se Partia Republikane pritet ta emërojë atë zyrtarisht si kandidatin e saj për president.

You Might Also Like

Izraeli sulmon Gazën një ditë para hapjes së Rafah-ut: 12 të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë

Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj

Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse

Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet

Aleatët e Siguruar: Senati Amerikan Përparon Marrëveshjen e Financimit të Madh, Sfidon Kritikët e Ukrainës

TAGGED: #Donald Trump, #Fajtor, #Reagimet e amerikanëve
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjenerali me vleresime te erreta: “Humbjet ruse janë vetëm një pjesë e vogël e fuqisë së tyre totale ushtarake”

Kosova Times Kosova Times April 27, 2023
ShBA sanksionon njerëzit dhe organizatat që ndihmuan furnizimin e Rusisë me armë
Fehlinger: Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si perëndimorë
Trump zgjat edhe një vit sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë
Hapet panairi bujqësor dhe energjisë së ripërtëritshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?