By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
November 5, 2025
Moti në Shqipëri parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta në relievet malore
November 5, 2025
Pentagoni pranon kërcënimin rus, ndërsa politikat e epokës Trump përballen me revoltë në seancën dëgjimore të Senatit
November 5, 2025
VIDEO: Ukrainasit sulmuan bazën e një prej njësive më elitare ruse uke i vrarë oficerët
November 5, 2025
Mamdani është kryetari i ri i Nju Jorkut
November 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori
Ballina 2Sport

Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 11:05 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Real Madridi e ka fituar trofeun e 15-të të garës më të çmuar për klube në Evropë. 

Të shtunën në “Wembleyn” ikonik, madrilenët fituan në finalen e nëntë rresht nga po aq sa i kanë zhvilluar prejse gara mori emrin Liga e Kampionëve.

Real Madridi mposhti Dortmundin me rezultatin 2:0, me dy gola të realizuar në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë, Dortmundi shfaqi më shumë por nuk shënoi gol.

Me të nisur pjesa e dytë, madrilenët shfaqën fytyrë tjetër dhe arritën t’i shënonin dy gola.

Dani Carvajal në minutën e 74-t e shënoi golin e parë me kokë pas harkimit të Toni Kroosit, ndërsa Vinicius Junior me asistim të Jude Bellinghamit, e vendosi rezultatin final të takimit.

Nicklas Fullkrug shënoi për Dortmundin në minutën e 85-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Fullkrug e qëlloi edhe shtyllën në pjesën e parë.

Për Real Madridin kompletohet një tjetër edicion i suksesshëm, pas triumfit në La Liga për herën e 36-të.

Dortmundi i kaloi pritshmëritë në këtë edicion të Championsit dhe u paraqit në finale, por i mungoi freskia në momentet vendimtare.

Për Toni Kroosin ishte ndeshja e fundit në nivel klubesh pasi ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli aktiv, pas “Euro 2024”.

Ai ka gjashtë trofe të fituar në Ligën e Kampionëve.

Edhe te Dortmundi ndeshjen e fundit e zhvilloi Marco Reus, pas më shumë se një dekade.

Reus humbi edhe në finale të Championsit në vitin 2013 me Dortmundin, nga Bayern Munichu.

Ndërkohë, Carlo Ancelotti vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve.

Tekniku italian ka pesë trofe të Championsit në total.

Tri prej tyre i ka fituar me Real Madridin, ndërsa dy herë ka triumfuar me Milanin.

Bob Paisley, Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola mbeten me tri trofe të fituar në Champions.

You Might Also Like

Të paktën dhjetë persona vdiqën në azilin e pleqve në Tuzla, midis 20 të plagosurve ka edhe ata në gjendje të rëndë

Mediat polake: Aktivisti Igor Rogov pranon se ka spiunuar për FSB-në

Osmani: FSK gjithmonë në shërbim të atdheut

Sllovenia zbardh listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Borussia Dortmund, #Real Madrid, Liga e Kampionëve
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Osmani: Forca Distria, ngrite lart flamurin e Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 28, 2024
Këto janë tre llojet e fatkeqësive natyrore që do të jenë më vdekjeprurësit deri në vitin 2050
KASh kërkon që të respektohen drejtat e shqiptarëve në Luginë
Shkollat pa plane evakuimi dhe kontroll
SHBA vendosi sanksione kundër Rusisë për blerjen e raketave të Koresë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?