By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit
August 8, 2025
E gjete rrugën tënde?
August 8, 2025
Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re
August 8, 2025
Jennifer Lopez nuk i lejohet të hyjë në butikun Chanel në Stamboll: Reagoi siç nuk do të reagonin shumë yje të tjerë
August 8, 2025
Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqëria civile kërkon rikthimin e Ligjit të punës në diskurs publik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shoqëria civile kërkon rikthimin e Ligjit të punës në diskurs publik
Ballina 1Lajme

Shoqëria civile kërkon rikthimin e Ligjit të punës në diskurs publik

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 2:35 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Shoqëria civile po vazhdon të kërkojë nga qeveria që të rikthejë edhe njëherë në diskursin publik nevojën për inicimin e një ligji të punës krejtësisht të ri. Sipas OJQ-ve dhe sindikatave, veçanërisht duhet të trajtohet çështja e pushimit të lehonisë. Kjo, sipas organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave, do të ndikonte në rritjen e punësimit të grave.

Ligji i punës ka nevojë të ndryshojë, pasi ka shumë mangësi, thonë organizatat e shoqërisë civile dhe sindikatat e punëtorëve, derisa theksojnë se çështja bazë që duhet të adresohet në këtë ligj, është ajo e pushimit të lehonisë. Sindikalistët theksojnë se si pasojë e mangësive në Ligjin e Punës, po pësojnë sidomos punëtorët e sektorit privat. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për Radio Kosovën se kategoria që përballet me më së shumti me vështirësi në tregun e punës janë gratë.

“Më shumë se 70 për qind e rasteve të grave që shkojnë në pushim të lindjes, nuk paguhen nga pronarët e kompanive. Është normale që kjo është një barrë shumë e madhe edhe për kompanitë e sektorit privat, kur dihet se tani jemi në një gjendje të rëndë ekonomike. Kemi bërë veprime sindikale edhe për gjëra më elementare, te çështja e pagës, te çështja e marrëveshjes kolektive, e gjykatës së punës ë shumë të tjera. Kemi tentuar që të ndryshojmë këtë gjendje, por të gjitha kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër nga kjo qeveri. Por, çfarë mund të bëhet kur ne nuk jemi ata që mund të japim ide, pasi nuk duan të komunikojnë me ne”, tha Azemi.

Albesa Humolli nga KDI, ditë më parë ka thënë se modeli aktual i pagesës së pushimit të lehonisë ka shfaqur probleme që nga fillimi i zbatimit të këtij ligji. Ajo theksoi se në tregun e punës janë diskriminuar gratë, pasi shumë biznese e kanë të pamundur të mbulojnë obligimin e pagesës së pushimit të lehonisë.

“Për t’i ikur këtij detyrimi ligjor, shpesh femrat janë diskriminuar në punësim, apo edhe kur janë punësuar, kontratat e punës për gratë kanë qenë me kohë të kufizuar apo edhe më keq, kontrata i është shkëputur gjatë periudhës së shtatzënisë. Propozimi konkret që gjen përkrahjen e KDI-së, por edhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile, është modeli i pagesës ku barra e pagesës së pushimit të lehonisë i bie drejtpërdrejt qeverisë, duke marrë përsipër që të paguajë gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë, ndërsa punëdhënësit t’i takojë tre mujori vijues”, Albesa.

Edhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, në vazhdimësi kanë theksuar se kjo do të ndikonte në rritjen e punësimit të grave në Kosovë. Qeveria këtë vit e ka larguar këtë ligj nga programi i saj legjislativ pa dhënë ndonjë shpjegim zyrtar. Radio Kosova i ka drejtuar pyetje edhe zyrës së kryeministrit për këtë çështje, por nuk ka kthyer përgjigje.

Iniciativa e parë për ndryshimin e ligjit kishte ardhur në fillim të vitit 2012. Ligji i Punës rregullon dhe prek marrëdhënien e punës për rreth 370 mijë punëtorë në tregun e punës në Kosovë, prej të cilëve rreth 140 mijë janë femra.

You Might Also Like

Gjetet një mjet i pashpërthyer në Sllapuzhan të Suharekës

Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

136 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Oda Amerikane sot diskuton vakumin institucional dhe pasojat për ekonominë

TAGGED: #Debat publik, #Ligji i punës, #Shoqëria Civile
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Përurohen terrenet e reja sportive në Kaçanik

Kosova Times Kosova Times June 10, 2024
Kurti: Kur bëhemi bashkë edhe punët janë më të mira
AAK kritikon qeverinë
Një zbulim magjepsës në matjen e kohës mund të ndryshojë idetë themelore për universin
Berat, rrugët e lashta me kalldrëm drejt restaurimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?