By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të rinjtë ankohen se nuk u respektohen të drejtat në punë, punëdhënësit se s’ka punëtorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të rinjtë ankohen se nuk u respektohen të drejtat në punë, punëdhënësit se s’ka punëtorë
Rajon / Botë

Të rinjtë ankohen se nuk u respektohen të drejtat në punë, punëdhënësit se s’ka punëtorë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 5:48 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut thonë se e kanë shumë të vështirë të kyçen në tregun e punës me kohë të pjesshme, veçanërisht gjatë studimeve apo gjatë arsimimit të mesëm.

Blendi Hodai nga organizata që përfaqëson të drejtat e të rinjve, Forumi Rinor për Ndryshime në Arsim, thotë për Radion Evropa e Lirë se papunësia në mesin e të rinjve është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen gjeneratat e reja, duke i bërë kështu të varur për kohë të gjatë nga buxheti i prindërve.

Kjo, thekson Hodai, ndikon dukshëm dhe në zhvillimin profesional të të rinjve.

“Forma që të rinjtë duan të punojnë, është shumë më ndryshe nga ajo që ka qenë para 15 apo 20 vjetësh pasi sot të rinjtë dëshirojnë të kenë një lloj fleksibiliteti në punë, pra të kenë detyra pune dhe pasi t’i kryejnë ato, të kenë hapësirë për aktivitete për çka janë të interesuar”.

“Në të njëjtën kohë ka shumë të rinj që dëshirojnë të punojnë si freelancer (punëtorë të lirë) dhe këtu paraqitet problemi se mungon një rregullativë e qartë pune për ata që punojnë si freelancer dhe në të njëjtën kohë sigurimin e të drejtave që kanë punëtorët”, thekson Hodai.

Në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune, koha e pjesshme është e rregulluar me marrëveshjet për punë me kohë të caktuar në sajë të së cilave përfshihen marrëveshjet me kohë të caktuar të njohur si; puna me kontratë, puna sezonale, dhe puna e përkohshme.

Por, të rinjtë thonë se nga punëdhënësit angazhohen dhe marrin para në dorë pa pasur një kontratë të qartë pune për angazhimin e tyre.

Në këtë drejtim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjatë vitit të kaluar (shkurt 2023) tha se mbetet e angazhuar për një zgjidhje ligjore që do t’i përfshijë personat e papunë, gjegjësisht nxënësit mbi 15 vjeç, studentët, pensionistët, përfituesit e asistencës minimale të garantuar dhe personat e punësuar që kryejnë punë shtesë.

Me këtë përfshihen aktivitetet e bujqësisë, hotelerisë, turizmit dhe shërbimeve personale dhe shërbimeve në shtëpi, puna e të cilëve nuk evidentohet, përkatësisht bën pjesë në ekonominë gri.

Por, ky ligj akoma nuk ka arritur të miratohet.

Edhe Agjencia për Punësim në Maqedoninë e Veriut në kuadër të projektit “Garancia për të rinj” synon që të rinjtë më lehtë të arrijnë deri te një vend pune, qoftë me orar të plotë apo me kohë të pjesshme. Ky projekt është i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian.

Por, organizatat sindikale thonë se të rinjtë nuk janë të njoftuar mjaftueshëm me të drejtat e tyre gjatë punës.

Divna Zmekovska, kryetare e Sindikatës për të drejtat e grave në kuadër të konferencës ndërkombëtare mbi sfidat e papunësisë së të rinjve dhe largimin e tyre nga vendi, të enjten më 30 maj ka theksuar se të rinjtë, duke mos i gëzuar të drejtat që u takojnë gjatë punës, me këtë dhe krijimin e pasigurisë për qëndrueshmërinë financiare, bën që ata të ardhmen ta shohin jashtë vendit.

“Një pjesë e madhe e të rinjve që përfshihen në tregun e punës nuk gëzojnë të drejtën e sigurimit shëndetësor dhe atij pensional dhe më e keqja nuk janë të informuar për këto të drejta e as se ku mund t’i denoncojnë shkelësit e ligjit. Pra, ata shndërrohen në pjesë të ekonomisë gri. Moszbatimi i ligjeve është ajo që bën që të rinjtë të ardhmen ta shohin jashtë vendit po aq sa dhe mirëqenia ekonomike”, thotë Zmekovska.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore për Radion Evropa e Lirë theksojnë se shumë biznese kanë shumë nevojë për angazhimin e të rinjve me kohë të pjesshme, veçanërisht në punët sezonale por shtojnë se institucionet arsimore nuk prodhojnë kuadro për të cilat ka nevojë tregu i punës në Maqedoninë e Veriut.

Konstadin Petkovski, ligjërues në Universitetin e Manastirit për Radion Evropa e Lirë thotë se po aq sa është e vështirë të gjendet një mjek i mirë apo inxhinier i mirë, është e vështirë të gjendet një saldator apo mekanik i mirë në Maqedoninë e Veriut.

Si ligjërues i Shkencave Teknike, Petkovski thekson se kurrikulat arsimore janë tepër të përgjithshme dhe të vjetërsuara. Sipas tij, këto krijojnë një mospërputhje mes asaj çfarë kërkohet dhe asaj që ofrohet në tregun e punës. Krejt kjo, thotë ai, vjen si pasojë e vendimeve ad-hoc të autoriteteve qeveritare, pa i analizuar efektet e politikave të caktuara arsimore.

“Niveli i ulët i respektimit të të drejtave të punëtorëve veçanërisht kur bëhet fjalë për të rinjtë, ka bërë që një pesë e madhe e të rinjve të preferojnë të mos punojnë fare sesa të punojnë dhe të ndihen siç thonë të shfrytëzuar”, thotë Petkovski.

Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, Maqedonia e Veriut vitin e kaluar e ka mbyllur me 19 mijë e 240 të rinj të moshës 15 deri 29 vjeç që kërkojnë punë e që përbën 18.2 për qind të numrit të përgjithshëm të personave të papunë në vend.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

TAGGED: #Maqedoni e Veriut, #Punëtorë, #Respektim, #Rinia, #Të drejtat
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Helikopteri përplaset në një hotel në Australi, vdes piloti

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
Elon Musk e quajti Scholz një budalla
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
Vuçiq ka premtuar në takimin me ambasadorin rus se nuk do të vendosë sanksione
Udhëheqësi i një bande familjare kandidoi për zgjedhje në Irlandë. Për pak sa nuk hyri në parlament
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?