Të enjten, presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje qytetarëve, përfshirë votuesit në pjesët e aneksuara të Ukrainës, që të bashkohen në përcaktimin e së ardhmes së Rusisë duke votuar në zgjedhjet presidenciale të kësaj jave, në të cilat, duke gjykuar nga sondazhet, ai do të fitojë përsëri, shkruan .
“Vetëm ju, qytetarët e Rusisë, mund të vendosni për të ardhmen e atdheut. Dua të theksoj se i vetmi burim pushteti në vendin tonë janë njerëzit. Është një dispozitë kryesore ligjore e kushtetutës ruse”, tha Putin në një fjalim video që u shfaq fillimisht në Lindjen e Largët Ruse dhe u transmetua nga agjencitë kombëtare të lajmeve.
Ai theksoi kohezionin dhe vendosmërinë e njerëzve në aspiratën e përbashkët për të ecur përpara.
“Çdo votë që ju jepni është e vlerësuar dhe domethënëse”, tha Putin dhe u bëri thirrje votuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në tre ditët e ardhshme.
Asnjë nga sfiduesit nuk e kritikoi atë dhe të tre mbështesin “operacionin special ushtarak” në Ukrainë, kujton Reuters.
Në fjalimin e tij në video, ai tha se të gjithë votuesit duan të shohin një Rusi të fortë, të begatë dhe të lirë “për të rritur standardin e jetesës dhe cilësinë e jetës”.
Këshilli i Federatës Ruse, dhoma e lartë e parlamentit, ka caktuar zyrtarisht 17 marsin si ditën e zgjedhjeve presidenciale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se votimi do të zgjasë tre ditë nga data 15 deri më 17 mars.
Katër kandidatë do të konkurrojnë për postin më të lartë.