By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë
June 6, 2025
Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`
June 6, 2025
OVL UÇK nderon dëshmorët e 6 qershorit
June 6, 2025
KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
June 6, 2025
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fronti Europian: Është vënë në pikëpyetje fryma e Marrëveshjes së Ohrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Fronti Europian: Është vënë në pikëpyetje fryma e Marrëveshjes së Ohrit
Ballina 2Rajon / Botë

Fronti Europian: Është vënë në pikëpyetje fryma e Marrëveshjes së Ohrit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/02 at 3:46 PM
Kosova Times Published June 2, 2024
Share
SHARE

Fronti Europian Në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin qëndror, legjislativ dhe lokal, të partive politike që janë pjesë e Frontit Europian, njëzëri miratuan dhe më pas edhe firmosen, deklaratën politike mbi legjitimitetin etnik zgjedhor. 

“Vendi ynë, që nga viti 2001 e gjer më sot ka kaluar sfida të shumta, por të gjitha janë tejkaluar me përkushtim dhe në partneritet të sinqertë të forcave vendore politike me komunitetin ndërkombëtar’, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet se demokracia konsociative e etabluar në vendin tonë nënkupton bashkëjetesën e grupeve të ndryshme shoqërore dhe është formë e qeverisjes karakteristike për shoqëritë me përkatësi të ndryshme kombëtare, fetare e kulturore që la anash propozim-idetë për strukturën dydhomëshe të Parlamentit, të konstituar mbi bazë të paritetit, apo atë të autonomisë politike territoriale.

“Por, zhvillimet dhe hapat pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 8 majit 2024, e vënë në pikëpyetje frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe për pasojë, janë rikthim në politikën e njohur “përçaj e sundo”, thekson Fronti Europian.

DEKLARATË POLITIKE   

Marrëveshja Paqësore e Ohrit, e firmosur nga të gjitha forcat politike relevante në vend, e garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, në parimet themelore thekson që:

“Një shtet modern demokratik, në rrjedhën e vet të natyrshme të zhvillimit dhe maturimit, duhet vazhdimisht të sigurojë që Kushtetuta e vet të plotësojë tërësisht nevojat e të gjithë qytetarëve të vet dhe të përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare, si dhe vetë të mbindërtohet vazhdimisht.”

Prandaj, ne, të poshtënënshkruarit:

Ritheksojmë kursin tonë Euro-Atlantik si alternativë e vetme për të ardhmën e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe angazhimin tonë për zbatim të plotë të normave dhe të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe atë për fqinjësi të mirë dhe mbylljes së të gjitha çështjeve të hapura me fqinjtë si parakusht për të vijuar rrugën europiane,   Konstatojmë patjetërsinë e zbatimit të demokracisë konsensuale në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përsërisim që partnerët koalicionues qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe përfaqësuesve legjitim të komuniteteve tjera të shprehur në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, e drejtë kjo zakonore e zbatuar në vendin tonë që mundëson legjitimitet, demokraci funksionale, kohezion shoqëror, konsensualitet dhe përfaqësim të drejtë në vendimmarrje.

Prandaj, demokracia në vendin tonë mund të jetë funksionale dhe e qëndrueshme vetëm atëherë kur komuniteti shumicë respekton përfaqësuesit legjitim të vullnetit politik të shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të komuniteteve tjera.

Demokracia konsensuale në vendin tonë nënkupton organizim të komuniteteve në parti politike dhe pjesëmarrje në zgjedhje për ta fituar legjitimitetin e bashkëkombasve të tyre dhe ky vullnet i komuniteteve tona, rrjedhimisht, patjetërsisht duhet të respektohet nga mandatari.

Mos respektimi i legjitimitetit mundëson etablimin e hegjemonisë etnike dhe paraqet poshtërësim ndaj shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve.

Ky majorizim monoetnik, që shkel mbi legjitimetin e komuniteteve tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk duhet të lejohet nga të gjithë ne bashkarisht.

Ne, forcat vendore dhe komuniteti ndërkombëtar, garantues i Marrëveshjes së Ohrit dhe lehtësues i Marrëveshjes së Majit, nuk duhet të lejojmë kthim prapa, zhbërje të të arriturave të deritanishme të përbashkëta dhe duhet të pamundësojmë përsëritje të mosrespektimit të vullnetit politik dhe legjitimitetit të sovranit sepse të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për paqën, sigurinë, stabilitetin e vendit dhe rajonit tonë..”, thuhet në tekstin e Deklaratës Politike të Frontit Europian.

You Might Also Like

Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

TAGGED: #Fronti Europian, #Marrëveshja e Ohrit
Kosova Times June 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Një ilaç popullor i fuqishëm kundër ftohjes: Shtojini këto 2 rrënjë mjaltit dhe do të merrni frymë!

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
Prokuroria inicion rast ndaj Xhevat Krasniqit për ‘ngacmim seksual`
Ballkani fiton dhe mbetet lider
Vazhdon greva, dy minatorë dërgohen në Emergjencë
Bloomberg: Trump i kërkoi Putinit të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Iranit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?