By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këto janë dy vendet, ku Kosova eksporton më së shumti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Këto janë dy vendet, ku Kosova eksporton më së shumti
Financa

Këto janë dy vendet, ku Kosova eksporton më së shumti

Kosova Times
Last updated: 2024/06/03 at 11:41 AM
Kosova Times Published June 3, 2024
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2023. Sipas të dhënave të ASK-së, deficit tregtar është më i lartë për 7,1% në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022.

Sipas ASK-së tregtia e mallrave në vitin 2023 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 5,1 miliardë euro, që tregojnë për një deficit tregtar më të larët për 7,1% krahasuar me vitin 2022, ku edhe në këtë vit ka një bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 863,1 milionë euro, ndërsa importi 5,9 miliardë euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 14.6%.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2022 me atë të vitit 2021 shifrat tregojnë se kemi një rritje vjetore për 21,8%, rritje e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës. Ndërsa të dhënat e tregtisë së mallrave për Importin e Kosovës në vitin 2022 kanë shënuar një rritje vjetore rreth (20,4%) duke krahasuar me vitin paraprak 2021.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22,30% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17,66% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,86% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,52 e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,52% e përbëjnë produktet minerale; 4,77% e përbëjnë tekstil dhe artikuj tekstili; etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,57% e përbëjnë produktet minerale; 12,14% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,44% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,00 e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,99 e përbëjnë mjetet e transportit; 6,92% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 278,6 milionë euro, ose rreth 32,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10,6%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,8%), Italia (4,5%), Holanda (3,2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 2,5 miliardë euro, ose 43,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (5,6%), Italia (5,2%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 343,6 milionë euro, ose 39,8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (3,0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (14,1%), Shqipëria (13,3%), Serbia (5,8%), Mali i Zi (5,2%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 926,6 milionë euro, ose 15,7% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (7,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,5%), Maqedonia e Veriut (5,3%), Serbia (3,4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 241,0 milionë euro, ose 27,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (12,3%) dhe Zvicra (8,8%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 2,4 miliard euro, ose 41,4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,8%) dhe Kina (11,0%).

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

TAGGED: #ASK, #Eksport, #Import, #Kosova
Kosova Times June 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kremlini në panik të vazhdueshëm: “Raketat amerikane me rreze të gjatë do…”

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
Anija e emigrantëve niset nga Brindisi për në Gjader në Shqipëri
43 vjet nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë
Putin mbërriti papritur në qytetin e pushtuar ukrainas, arsyeja është…
Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?