By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…
June 29, 2025
Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.
June 29, 2025
Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet
June 29, 2025
Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Pse të blej konflikt?”: Për hipotekat që shet banka s’ka interesim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > “Pse të blej konflikt?”: Për hipotekat që shet banka s’ka interesim
Ballina 1Financa

“Pse të blej konflikt?”: Për hipotekat që shet banka s’ka interesim

Kosova Times
Last updated: 2024/06/03 at 11:22 AM
Kosova Times Published June 3, 2024
Share
SHARE

Pothuajse të gjitha bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, kanë në shitje prona, të cilat janë lënë hipotekë nga huamarrësit që s’i kanë shlyer kreditë.

Pavarësisht çmimeve më të lira se në treg, interesi i blerësve për to mungon – mesa duket për shkak të perceptimeve kulturore që lidhen me blerjen e pronave të poseduara.

Banka Qendrore e Kosovës raporton për rritje të lehtë të kredive problematike.

Ekspertët, në anën tjetër, sugjerojnë masa legjislative për lehtësimin e shitjes së pronave të tilla.

Shtëpi, toka, objekte biznesi…

Një shtëpi në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, me rreth 1.000 m2, ofrohet në shitje nga një bankë komerciale në Kosovë.

Një tjetër bankë shet 20 ar tokë në Graçanicë, bashkë me shtëpi prej 220 m2 dhe një objekt biznesi.

Oferta të ngjashme ka pothuajse në të 11 bankat komerciale që operojnë në Kosovë, por shumë pak prej tyre i kanë publike çmimet.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi disa nga to – Raiffeisen Bank, Procredit Bank, Teb Bank, Banka Kombëtare Tregtare, NLB, Banka Ekonomike e Kosovës – për t’i pyetur se sa kushtojnë, por nuk mori përgjigje prej asnjërës.

Oferta e lartpërmendur në Graçanicë e ka publik çmimin prej 182 mijë eurosh.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me përfaqësuesin e një agjencie të patundshmërive në Kosovë, i cili tha se një ar tokë në këtë komunë sillet nga 10 mijë deri në 45 mijë euro, varësisht lokacionit.

Sipas tij, çmimet e të gjitha pronave që shiten nga bankat janë më të lira se ato në treg, por ai nuk ofroi ndonjë përqindje specifike.

Bankat e kontaktuara nga REL-i nuk treguan as a ka interesim për blerjen e hipotekave në shitje, por nga përgjigjet e disa qytetarëve të anketuar në Prishtinë, duket se jo.

“Nuk mund të blej prona të tilla, pasi nuk di se në çfarë vështirësish financiare ka kaluar ish-pronari”, thotë Arsimi.

“Edhe unë e kam hipotekë banesën ku jetoj. Paramendoni sikur të më paraqitet ndonjë vështirësi rrugës dhe të mos arrij ta kthej kredinë dhe të ma marrë banka dhe ta shesë… Jo, unë nuk mund ta blej edhe sikur të ma falnin”, thotë ai.

Besnik Ajvazi, punonjës në sektorin publik, e konsideron “blerje të konfliktit” investimin në pronat e tilla.

“Pse duhet blerë konflikti? Mund të vijë pronari dhe të më sjellë probleme”, thotë ai.

Çka janë kreditë problematike dhe sa është vlera e tyre?

Vlera e kredive në bankat komerciale të Kosovës ka arritur në 5.1 miliardë euro deri në prill të këtij viti, sipas Bankës Qendrore të Kosovës.

Kredi problematike konsiderohen ato që kredimarrësi nuk arrin t’i paguajë sipas marrëveshjes.

Ato përbëjnë 2.1 për qind të vlerës së përgjithshme të kredive, sipas BQK-së. Në prill të vitit të kaluar, kjo shifër ishte 2 për qind.

BQK-ja nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se ku janë të përqendruara kreditë problematike – te bizneset apo individët.

Nëse ato llogariten në euro, sipas profesorit të Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, bëhet fjalë për më shumë se 100 milionë.

“Çdo ditë kemi ankande të shumta, ku bankat i qesin në shitje pronat e lëna hipotekë të kredimarrëseve, me qëllim që të rimbursohet kredia e marrë më herët”, thotë për Radion Evropa e Lirë Bektashi, i cili më herët ka shërbyer si anëtar i Bordit të BQK-së.

Për këto prona, sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë interesim.

“Jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kemi një mentalitet, sipas të cilit, blerja e këtyre pronave konsiderohet shkelje e dinjitetit të njerëzve. Dhe, për shkak të ngatërresave eventuale, pjesa më e madhe e tyre nuk shiten… sepse askush nuk dëshiron të futet në mosmarrëveshje me ish-pronarin e asaj pasurie”, thotë Bektashi.

Si mund të zgjidhet çështja?

Marrë parasysh hezitimin e qytetarëve për t’i blerë këto prona nga bankat, ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se kjo çështje duhet të rregullohet me një ligj të veçantë.

“Le t’i blejë shteti asetet e bankave dhe të bëhet pronar, e pastaj t’i shesë. Kur shteti i shet, qytetarët nuk hezitojnë t’i blejnë”, shprehet ai.

Se cilat janë mundësitë që kjo çështje të rregullohet në këtë mënyrë, REL-it nuk iu përgjigj as Zyra e Kryeministrit të Kosovës, as Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Bektashi dhe Mehmeti vlerësojnë se rreziku nga kreditë problematike bën që bankat, gjatë procedurave për marrje të kredive, ta zhvlerësojnë vlerën e patundshmërive të lëna hipotekë dhe të aplikojnë kritere të vështira për aprovimin e kredive.

Norma e interesit për kredi sillet rreth 6.1 për qind.

Në një raport që ka publikuar BQK-ja vitin e kaluar, thuhet se vlera e kredive problematike ka nisur të rritet nga fillimi i vitit 2022 për të vazhduar deri në shtator të vitit 2023.

Po atëkohë, në Kosovë ka nisur të rritet edhe vlera e inflacionit. Viti 2022 është mbyllur me normë mesatare inflacioni rreth 12 për qind.

Paga mesatare në vend, sipas Agjencisë së Statistikave, është 521 euro, ndërsa shkalla e papunësisë pak mbi 10 për qind.

You Might Also Like

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Abdixhiku:Paqartësi pas 30 ditëshit, shpresojmë në involvimin e presidentes

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive parlamentare

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

TAGGED: #Bankë, #Hipotekë, #S'ka interesim
Kosova Times June 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Maresca: Chelsea nuk është pjesë e garës për titull

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
A ishte Edi Rama, vërtetë një altoparlant i UÇK-së?
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi: “Presidenti Biden iu nënshtrua një operacioni kundër kancerit!”
NYT zbulon sfondin e operacionit të përsosur të pagerit të Mossad
Horoskopi ditor për 14 dhjetor: Ujorët presin një ofertë biznesi të papritur nga jashtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?