By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fustani Gucci i Hailey Bieber i tejkaloi krijimet më të guximshme të vitit
November 16, 2025
10 hotelet më të mira me spa në Evropë që do t’ju ngrohin dhe kënaqin në vjeshtë dhe dimër
November 16, 2025
Në një garë në Australi, një makinë përplasi një gardh dhe u përplas me audiencën, 13 të plagosur
November 16, 2025
41 aksidente dhe 10 arrestime gjatë 24 orëve të fundit
November 16, 2025
Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Audioincizimet Kusari-Radojiçiq, IKD: Duhet dorëheqje ose shkarkim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Audioincizimet Kusari-Radojiçiq, IKD: Duhet dorëheqje ose shkarkim
Ballina 1Lajme

Audioincizimet Kusari-Radojiçiq, IKD: Duhet dorëheqje ose shkarkim

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 9:10 PM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

E vënë në qendër të kritikave një vit më parë për biseda me kriminelin e veriut Milan Radoiçiq, shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, nga dje po përballet me incizimet e reja.

Sipas gazetës Nacionale që ka publikuar audioinzicimet, biseda pretendohet se është zhvilluar në qershor të vitit 2022. Në atë kohë, nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ishte përfshirë në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe po kërkohej nga drejtësia kosovare, e me vonë e pranon se ka organizuar sulmin terroristë në Banjskë.

Kusari–Lila, gjatë ditës nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike të RTK-së, ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një deklarim para medieve, ka thënë se kjo situatë po dramatizohet dhe se Kusari-Lila nuk është anëtare e partisë së tij.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di se si e ku është marrë e si u pre e nga kush u organizua, por, edhe njëherë unë jam kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje; edhe po të ishte anëtare për këso gjëra ka komision disiplinor, sepse VV-ja s’e ka kryetarin diktator që merr ashtu vendime”, ka deklaruar Kurti.

Reagime të ashpra erdhën edhe nga opozita, e cila ka kërkuar llogari nga Kusari- Lila dhe Kurti.

Ndërsa nga shoqëria civile, Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë se më e pakta që duhet të ndodhë është dorëheqja ose shkarkimi i Kusari-Lilës.

“Në një shtet normal me pritjet legjitime minimale do të duhej që e njejta të dorëhiqej, e nëse nuk dorëhiqet, atëherë së paku partia politike do të duhej ta shkarkonte nga kryesuesja e grupit parlamentar”, tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Për ish-kryeinspektorin e AKI-së, Burim Ramadanin, biseda e Kusari-Lilës me Radojiqiq ka cenuar sigurinë kombëtare.

“’Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare. Më 23 nëntor 2018, banesa e Radoiçiqit ishte bastisur për herë të parë nga Policia e Kosovës. Në ndërkohë, më 8 dhjetor 2021, Radojiçiq është sanksionuar në Listën e Zezë të ShBA-së. Por, gjatë qershorit 2022, pra gati 4 vjet pasi Radoiçiqit i ishte bastisur banesa dhe rreth 7 muaj pasi ishte futur në Listë të Zezë, shefja e Grupit Parlamentar të pushtetit në Kosovë dëgjohet me zë duke folur Radoiçiqin në telefon”, ka thënë Ramadani.

Në disa audio incizime të cilat pretendohet se janë bërë  një vit më parë, dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, duke komunikuar me Radojiçiqin, për disa ligje që duhej të miratoheshin në Kuvend.

You Might Also Like

41 aksidente dhe 10 arrestime gjatë 24 orëve të fundit

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë

Moti ne Shqiperi i qëndrueshëm me vranësira kalimtare

Sot në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ministri në detyrë i Sportit përgëzon Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë

TAGGED: #Audioincizimet, #Dorëheqje, #IKD, #Milan Radojçiq, #Mimoza Kusari Lila, #Shkarkim
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Gazetari që iku me virtytet e misionarit

Kosova Times Kosova Times May 5, 2025
Aksion policor për rastin “Brezovica”
S’ndalet Asani, sulmuesi kuqezi sërish gjen golin
Ellis: Duhet të ketë hetim ndërkombëtar për Banjskën
Vritet një person në Hajvali, policia në kërkim të të dyshuarit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?