By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk
September 14, 2025
Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës
September 14, 2025
Lista Serbe nis fushatën me retorikë nxitëse, njohësit kërkojnë monitorim
September 14, 2025
Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin
September 14, 2025
Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënohen me 75 vite burgim tre të akuzuarit për vrasjen në Suharekë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dënohen me 75 vite burgim tre të akuzuarit për vrasjen në Suharekë
Ballina 1Lajme

Dënohen me 75 vite burgim tre të akuzuarit për vrasjen në Suharekë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 11:19 AM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vite burgim ndaj tre të akuzuarve për veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, dhe “Shtytja në vrasje të rëndë”. Rasti kishte ndodhur në tetor të vitit 2019 në Peqan të Suharekës.

Gjykata ka njoftuar se M.A dhe F.F janë fajtor se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa e akuzuara R.B për shtytje në vrasje.

Ata janë dënuar me nga 25 vjet burgim dhe do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

“Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekës, me dashje direkte të akuzuarit M.A., dhe F.F., ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast), ditën kritike shfrytëzojnë situatën dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosin të dëmtuarit, e më pas ia lidhin duart viktimës A.B., ku edhe më pas ia lidhin edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgojnë viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vënë zjarrin” , thuhet në njoftim .

Gjykata ka shtuar se e akuzuara R.B., në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B.,

“Këso dore në shtytje ka kryer veprën penale shtytja në vrasje të rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 32 (Shtytja) par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës i akuzuari R.A., në kuptim të nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP”, thuhet në njoftim.

I akuzuari R.A është liruar nga aktakuza për veprën penale të përshkruar si nën pikën I të dispozitivit.

Më këtë kishte për të kryer veprën penale, pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 par. 1 pika 1.7 të KP-së.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i gjykon:

Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)

Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje).

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.

Për rastin e lartcekur në tetor të vitit 2019, Gjykata Themelore në Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues dhe kishte shqiptuar dënimet si më poshtë:

Të akuzuarin M.A., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 vjet,

Të akuzuarën R.B., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 vjet burgim,

Të pandehurin F.F., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 vjet burgim.

Gjykata e Apelit, kishte marrë aktvendim dhe ishte anuluar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, dhe çështja ishte kthyer në rigjykim dhe vendosje.

Në nëntor të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prizren për herë të II-të, kishte shpallur aktgjykim dënues dhe kishte shqiptuar dënimet si më poshtë:

Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 vite

Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 20 vite

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale ndihma në vrasje të rëndë) ne dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 vite

“Gjykata e Apelit për herë të II-të, kishte marrë aktvendim dhe ishte anuluar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, dhe çështja ishte kthyer në rigjykim dhe vendosje”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve

Kurti: Malisheva ka nevojë për ndryshime V. Shala, N. Gjuzi|RTK Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale në Mirushë të Malishevës. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se Malisheva ka nevojë për ndryshime dhe zhvillim, duke ofruar mbështetje në transformimin e komunës. “Malisheva është trevë dhe tokë e njerëzve të ndershëm. Për shumë kohë ky përkushtim është shpërfillur, por tani është koha për ndryshime. Kjo komunë ka nevojë për transformim, e kjo do të vijë përmes qeverisjes qendrore dhe lokale, me Valon Hotin. Qeveria jonë ka investuar në këtë komunë dhe së bashku do të punojmë për zgjidhjen e problemeve me energji elektrike, me ujë të pijshëm, si dhe në fusha të tjera si arsimi dhe perspektiva për të rinjtë e kësaj komune”, ka thënë Kurti. Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Vetëvendosje, Valon Hoti, paraqiti programin dhe kandidatët që do të përfaqësojnë subjektin në zgjedhjet e 12 tetorit duke u zotuar për së ne mandatit e tij do të zgjidhet problemi me mungesë të energjisë dhe ujit në këtë komunë. “Jemi bërë bashkë për rrugëtimin drejt ndryshimit të madh që Malisheva e meriton. Ky është momenti ynë. Zotimi ynë është ujë i pijshëm 24 orë në ditë dhe energji e pandërprerë. Po ashtu, brenda gjysmës së mandatit tonë do të zgjidhim problemin e nënstacionit. Do të punojmë edhe për kanalizimet dhe kolektorin për trajtimin e ujërave të zeza”, premtoi Hoti. Në këtë aktivitet është prezantuar lista e kandidatëve të VV-së për Kuvendin Komunal. Ndërkohë më herët gjatë ditës Kurti së bashku me kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin, kanë vizituar disa banorë të lagjes Petrova në Prizren. Në këtë takim, Kurti tha se me qeverisjes e Vetëvendosjes nuk do të lihen anash asnjë lagje, qoftë në infrastrukturë apo në shërbime publike. Kurti po ashtu premtoi vazhdimin e projekteve me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në secilën lagje.

Muharremaj i AAK-së premtoi mbështetje për fermerët

Shahini: Puna e parë, pastrimi i qytetit

TAGGED: #75 vite burgim, #Departamenti i Krimeve të Rënda, #Gjykata Themelore në Prizren, #Suharekë, #Vrasje
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim për mësimin plotësues

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Lorenzo: Rivaliteti mes meje dhe Rosit si mes Barçës dhe Realit
UNHCR: Vitin e kaluar, 108,828 refugjatë dhe migrantë hynë në Serbi, 196 kërkuan azil
Bjellorusia shton dy gazetarë të REL-it në listën e ekstremistëve
NYT: Ukraina ka frikë se Trump mund të pranojë t’i dorëzojë Putinit Odessa. Arsyet e shqetësimeve të tilla nuk bëhen të ditura.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?