By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin: Përdorimi i armëve gjermane nga Ukraina kundër Rusisë do të ishte “hap i rrezikshëm”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin: Përdorimi i armëve gjermane nga Ukraina kundër Rusisë do të ishte “hap i rrezikshëm”
Rajon / Botë

Putin: Përdorimi i armëve gjermane nga Ukraina kundër Rusisë do të ishte “hap i rrezikshëm”

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 9:30 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e paralajmëroi të mërkurën Gjermaninë se përdorimi i armëve gjermane nga Ukraina për të kryer sulme brenda Rusisë, do të shënonte “hap të rrezikshëm” dhe do t’i shkatërronte marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës.

Së voni, Gjermania iu bashkua Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët me rreze të gjata veprimi, me të cilat e furnizojnë ato, për të kryer sulme ndaj disa caqeve brenda Rusisë.

Putini tha se furnizimi i Ukrainës me tanke gjermane i tronditi shumë njerëz në Rusi.

“Tani, nëse ata përdorin raketa për sulme ndaj objekteve në territorin rus, marrëdhëniet Rusi-Gjermani do të shkatërrohen plotësisht”, tha Putin.

Gjermania ka qenë njëra prej mbështetësve më të mëdha të Ukrainës prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022, por deri së voni, Qeveria e kancelarit Olaf Scholz kishte ngurruar t’i jepte leje asaj për të kryer sulme brenda territorit të Rusisë.

Në muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni.

Kievi i ishte lutur aleatëve ta përshpejtojnë dërgimin e municionit, si dhe ka kërkuar që t’i lejohet të përdorë armë me rreze të gjata veprimi – pasi e kishte të kufizuar përdorimin e tyre brenda territorit të Rusisë.

Më 31 maj, një zëdhënës i Qeverisë gjermane, duke konfirmuar se Ukrainës i lejohet t’i përdorë në mënyrë të kufizuar armët gjermane për sulme brenda Rusisë, tha: “Ne jemi të bindur se Ukraina ka të drejtë, me ligj ndërkombëtar, për ta mbrojtur veten kundër këtyre sulmeve”.

“Për ta bërë këtë, ajo mund t’i përdorë armët me të cilat furnizohet për këtë qëllim, në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, përfshirë armët me të cilat e furnizojmë ne”, shtoi ai.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Gjermania, #Hap i rrezikshëm, #Përdorimi i armëve, #Vladimir Putin, Ukraina
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Quni dhuron pikturë të Ibrahim Rugovës Papës Leo XIV

Kosova Times Kosova Times August 23, 2025
Klopp largohet në fund të sezonit
Prishtinë: Arrestohet një person, e sulmoi me thikë një tjetër
Një djalë (13) u bë pacienti i parë që iu implantua një pajisje në kafkën e tij që redukton krizat epileptike
Musk sulmon ashpër buxhetin e Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?