By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet në Evropë në kohën e krizës demografike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zgjedhjet në Evropë në kohën e krizës demografike
Ballina 2Rajon / Botë

Zgjedhjet në Evropë në kohën e krizës demografike

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 8:37 AM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Mungesa e entuziazmit dhe pjesëmarrja e ulët në votime i përcollën zgjedhjet për Parlamentin Evropian prej vitesh, dhe frika se e njëjta gjë do të përsëritet, është e pranishme edhe përpara votimeve që do të mbahen këtë javë.

Për pjesëmarrjen e ulët, përkatësisht nevojën që në procese zgjedhore të përfshihen edhe ata që do të krijojnë të ardhmen e kontinentit evropian, paralajmëroi më herët edhe Konferenca për të Ardhmen e Evropës – një nismë kjo e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, që për synim ka të vlerësojë të ardhmen afatmesme dhe afatgjate të BE-së, si dhe reformat që duhet t’i zbatojnë institucionet e saj.

Sfida bëhet edhe më e madhe në kohën kur Evropa përballet me rënie demografike dhe të rinjtë janë gjithnjë e më pak.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, popullsia e BE-së më 1 janar, 2023, numëronte 448.8 milionë banorë, dhe më shumë se një e pesta e tyre, pra 21.3%, ishin mbi 65 vjeç.

Po në atë periudhë, mosha mesatare e popullsisë së BE-së arriti në 44.5 vjeç. Sipas Eurostat-it, kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së BE-së është më e vjetër se 44.5 vjeç.

Pjesëmarrja në zgjedhjet evropiane është vazhdimisht në rënie dhe ishte gjithë kohën më e ulët se në zgjedhjet kombëtare.

Me këtë fenomen, BE-ja ka gjasa të përballet edhe në zgjedhjet që do të mbahen mes 6 dhe 9 qershorit të këtij viti.

Si u votua deri më tash?

Në zgjedhjet e para evropiane të vitit 1979, kur Komuniteti i atëhershëm Evropian kishte nëntë shtete anëtare, pjesëmarrja ishte 61.9%, ndërsa në zgjedhjet e 2014-ës kjo ra në 42.61%.

Rritja e vetme deri më tani u shënua në zgjedhjet e vitit 2019, kur pjesëmarrja arriti në 50.6% – pra 8% më shumë.

Analizat treguan se kjo rritje ishte kryesisht rezultat i pjesëmarrjes më të madhe të të rinjve.

Sipas të dhënave të Forumit Rinor Evropian, pjesëmarrja e të rinjve më 2019 ishte më e lartë për 14 për qind.

Kjo është arsyeja edhe përse u imponua nevoja për uljen e moshës për pjesëmarrje aktive në politikë, ndonëse jo të gjitha shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa konkrete për të mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve.

Janë vetëm 5 nga 27 shtetet anëtare të BE-së që i lejuan qytetarët e tyre nën moshën 18-vjeçare të votojnë. Belgjika, Gjermania, Malta dhe Austria e ulën pragun e moshës në 16 vjeç, ndërsa Greqia në 17 vjeç.

Kur bëhet fjalë për votuesit për herë të parë, sipas Eurostat-it, numri më i madh i tyre është në Gjermani (5.1 milionë), në Francë (4 milionë) dhe në Itali (2.8 milionë). Numri më i vogël, ndërkaq, është në Maltë (20.000), në Qipro (37.000) dhe në Estoni (70.000).

Numri më i madh i votuesve që do të votojnë për herë të parë, pritet në Belgjikë, Francë dhe Gjermani – me 9.7%, 8.0% dhe 7.9% të të gjithë votuesve me të drejtë vote – pra, pikërisht në vendet që e ulën pragun për të drejtën e votës.

Instituti i politikave i Parlamentit Evropian thekson se ulja e moshës së votimit është një mënyrë për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje.

Në mesin e metodave të tjera, ai përmend edhe vendosjen e kuotës për të rinjtë; mundësimin e votimit online ose me postë; uljen e moshës për kandidim, apo promovimin e edukimit qytetar në programet shkollore.

“Disa argumentojnë, gjithashtu, se kufiri më i lartë i moshës për kandidim, mund të jetë pengesa kryesore për pjesëmarrjen e të rinjve. Demokracia evropiane është shumë më tepër sesa thjesht votimi – është gjithashtu angazhim qytetar dhe pjesëmarrje në procese demokratike. Me kalimin e viteve, duket se pjesëmarrja politike ka evoluar, veçanërisht te të rinjtë”, thotë Instituti i politikave i Parlamentit Evropian.

Rëndësia e pjesëmarrjes së votuesve të rinj

Sipas të dhënave zyrtare, këtë vit do të jenë më shumë se 20 milionë votues për herë të parë në të gjithë BE-në.

Gjermania ka një numër veçanërisht të lartë të votuesve për herë të parë – më shumë se 5 milionë.

Luise Quaritsch, nga Qendra Jaques Delor në Berlin, vlerëson se nuk ka gjasa që vota e të rinjve t’i ndryshojë ndjeshëm rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve.

Sipas saj, votuesit e rinj në BE, në përgjithësi, ndihen pesimistë për të ardhmen e tyre dhe mendojnë se politikanët nuk i përfaqësojnë në mënyrë adekuate.

Megjithatë, ajo shton se pikërisht mospjesëmarrja e të rinjve do të ndikonte në parandalimin e një skenari të pritur, përkatësisht rritjen e rrymave ekstreme në përbërjen e re të Parlamentit Evropian.

Partitë e tilla, sipas saj, dinë se si të depërtojnë te brezat e rinj.

“Partitë populiste dhe ekstremiste mund të përfitojnë nga kjo gjendje. Fushatat në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, mund të jenë gjithashtu një faktor ndikues, sepse arrijnë te të rinjtë”, thotë Quaritsch për Radion Evropa e Lirë.

Ajo është e mendimit se edhe vendet e tjera anëtare të BE-së duhet ta ndjekin shembullin e pesë vendeve të bllokut dhe ta ulin moshën e votimit.

Sipas saj, kjo do të ndikonte që në të ardhmen të kishte pjesëmarrje më të lartë të votuesve të rinj.

“Kjo është një fushë ku rregullat e votimit duhet të harmonizohen në të gjithë BE-në. Rregullat e ndryshme të moshës së votimit midis shteteve anëtare, i lënë qytetarët e BE-së me mundësi të pabarabarta për pjesëmarrje”, thotë Quartisch.

Vetëm 6% e përfaqësuesve evropianë janë nën 35 vjeç

Sipas Forumit Rinor Evropian, i cili mblodhi të dhëna publike, të rinjtë janë grup-mosha më e papërfaqësuar në Parlamentin Evropian.

Ndërsa një në pesë evropianë është midis 18 dhe 35 vjeç, vetëm një në pesëmbëdhjetë – ose vetëm 6% e deputetëve – është në të njëjtën grup-moshë.

Në anën tjetër, një në pesë evropianë është midis 51 dhe 65 vjeç, por numri i deputetëve që përfaqësojnë këtë grup-moshë në Parlamentin Evropian, është dy herë më i lartë, përkatësisht 42 për qind.

Nga më e reja deri te më e vjetra

Deputetja më e re në përbërjen në largim të Parlamentit Evropian është Kira Marie Peter-Hansen nga Danimarka.

Kur u zgjodh në këtë pozitë në vitin 2019, ajo ishte 21 vjeçe.

Ajo është, gjithashtu, personi më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Parlamentin Evropian.

Mercedes Bresho nga Italia është përfaqësuesja më e vjetër evropiane. Ajo është 79 vjeçe.

Në përbërjen para kësaj të Parlamentit Evropian, më i moshuari ishte Manolis Glezos nga Greqia, i cili ishte 92 vjeç kur u zgjodh në vitin 2014. Ai ishte, gjithashtu, deputeti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë.

Përse janë të rëndësishme zgjedhjet evropiane?

Mes 6 dhe 9 qershorit të këtij viti, zgjedhjet e dhjeta evropiane do të mbahen në të 27 shtetet anëtare të BE-së.

Ato përfaqësojnë një moment kyç për demokracinë e BE-së, pasi u japin qytetarëve të drejtën për të zgjedhur drejtimin politik të BE-së.

Zgjedhjet zhvillohen për anëtarët e Parlamentit Evropian, që janë të vetmit përfaqësues të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

Rezultati i zgjedhjeve do të ndikojë, pastaj, edhe në emërimin e drejtuesve të institucioneve të BE-së, si: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ata i emërojnë krerët e vendeve anëtare të BE-së, por drejtuesit e institucioneve do të jenë nga partitë që marrin më shumë vota në zgjedhjet evropiane.

Me narrativën e Brukselit, ky vit quhet “superzgjedhor”.

Krahas zgjedhjeve për institucionet e BE-së, në disa shtete anëtare këtë vit mbahen ose u mbajtën zgjedhjet kombëtare.

Viti 2024 është vit zgjedhor edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që është po ashtu e rëndësishme për marrëdhëniet transatlantike. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve

BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit

Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”

Merz: E morëm seriozisht mesazhin e JD Vance

TAGGED: #Bruksel, #Krizë demografike, #Zgjedhje
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Kryeministri Kurti emëron edhe dy zëvendësministra nga komuniteti serb

Kosova Times Kosova Times January 14, 2023
Nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave do të jenë të unifikuara
Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, lëndohet një person
Nga bari në spital: Akulli i zakonshëm çon 25 persona në spital
Një nga gënjeshtarët më të mëdhenj në politikën amerikane po shkon në burg
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?