By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të hënën, 25 gusht 2025
August 25, 2025
Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?
August 25, 2025
Parashikimi i motit: Temperaturat minimale do të shënojnë nga 9 deri në 27 gradë Celsius
August 25, 2025
Putin thotë se Rusia dhe SHBA-të diskutojnë projekte të përbashkëta energjetike në Alaska dhe Arktik
August 24, 2025
Navarro paralajmëron se Trump rrezikon prishjen e marrëdhënieve SHBA-Indi për shkak të tregtisë së naftës ruse
August 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Holandë, nisi zyrtarisht votimi për zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Holandë, nisi zyrtarisht votimi për zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Ballina 2Rajon / Botë

Holandë, nisi zyrtarisht votimi për zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/06/06 at 1:42 PM
Kosova Times Published June 6, 2024
Share
SHARE

Me hapjen e vendvotimeve në Holandë, nisi zyrtarisht organizimi i zgjedhjeve evropiane për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Zgjedhjet zhvillohen në 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian në periudhën mes 6 dhe 9 qershorit.

Në Bashkimin Evropian ka rreth 370 milion qytetar me të drejtë vote. Rreth 20 milion qytetarë do votojnë sivjet për herë të parë, ndërsa vetëm nga Gjermania do ketë pesë milionë votues të rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet evropiane është rregullisht më e ulët se në zgjedhjet kombëtare.

Votimi është i detyrueshëm vetëm në Belgjikë dhe Luksemburg, andaj përqindja më e madhe e daljes së votuesve gjithmonë vjen nga këto dy shtete.

Për të tërhequr sa më shumë votues, pesë vende të BE-së kanë ulur moshën e votimit nën 18 vjeç.

Belgjika, Gjermania, Malta dhe Austria e ulën pragun e moshës në 16 vjet ndërsa Greqia në 17 vjet.

Politikëbërës të ndryshëm u bëjnë thirrje rregullisht shteteve të tjera anëtare të ndjekin shembullin dhe të ulin pragun e moshës dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në daljes sa më të madhe të votuesve.

Në zgjedhjet evropiane votohet për deputetët e Parlamentit Evropian. Ata janë të vetmit përfaqësues në institucionet e BE-së që zgjidhen drejtpërdrejt nga populli.

Sivjet votohet për 720 eurodeputet që vijnë nga të 27 shtetet anëtare, konform numrit të banorëve në secilin vend.

Rrjedhimisht, në strukturën e ardhshme të Parlamentit, Gjermania do të ketë më shumti deputetë, 96 prej tyre, ndërsa Qiproja, Luksemburgu dhe Malta do të kenë më së paku – secili nga gjashtë.

Këta eurodeputet pas zgjedhjes tubohen rreth grupacioneve politike me orientime të njëjta.

Tradicionalisht, grupi më i madh është Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë. Të dytët në listë janë socialdemokratët nga qendra e majtë, ndërsa aktualisht liberalët mbajnë vendin e tretë. Parashikimet janë se liberalët do e humbin këtë pozitë në mandatin e ardhshëm

Të gjitha sondazhet tregojnë se partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të asaj të majtë do të ruajnë primatin në zgjedhje, ndonëse me rezultate më të dobëta.

Sondazhet tregojnë gjithashtu një rritje të dukshme të partive të ekstremit të djathtë, të cilat, pavarësisht rritjes duket se nuk do ia dalin të formojnë shumicën në Parlamentin Evropian.

Ndonëse votohet vetëm për eurodeputet, rezultati i zgjedhjeve do reflektohet edhe në emërimet e bartësve të institucioneve të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe Siguri.

Ata emërohen nga ana a liderëve të shteteve anëtare të BE-së ndërsa përfaqësojnë ato parti që kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet evropiane.

Procesi i emërimit të tyre nisë menjëherë pas zgjedhjeve. Në rastin ideal emrat e rinj do bëhen të ditur deri në fund të qershorit.

Në këtë rast, Parlamenti Evropian do të konfirmojë emërimet e reja në seancën e korrikut.

Përveç krerëve të institucioneve, Parlamenti Evropian miraton edhe propozimet për komisionarët e rinj evropianë. Të gjithë ata duhet të marrin detyrën në vjeshtë.

You Might Also Like

Putin thotë se Rusia dhe SHBA-të diskutojnë projekte të përbashkëta energjetike në Alaska dhe Arktik

Navarro paralajmëron se Trump rrezikon prishjen e marrëdhënieve SHBA-Indi për shkak të tregtisë së naftës ruse

Zëvendëspresidenti amerikan parashikon fundin e luftës në Ukrainë brenda gjashtë muajsh

Fjalë të fuqishme midis ekipit të Trump dhe Zelensky në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Stefanoviq (SSP): Ambasadori rus ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë dhe fyen qytetarët

TAGGED: #BE, #Holandë, #Zgjedhje
Kosova Times June 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gjermani-Spanjë, tifozët paguajnë deri në 6000 euro për të parë ndeshjen

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Kurti kërkon që Perëndimi të mos bëjë presion për Asociacionin
Policia konfiskon mbi dy mijë e 600 euro false në Fushë Kosovë
Liga e Kombeve/ Ja orari i plotë i Kombëtares së Shqipërisë
Aktorja 54-vjeçare gjendet e vdekur në vaskën e shtëpisë së saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?