By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Burrecave
May 13, 2025
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse është emigracioni çështje e rëndësishme në zgjedhjet britanike?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pse është emigracioni çështje e rëndësishme në zgjedhjet britanike?
Ballina 2Rajon / Botë

Pse është emigracioni çështje e rëndësishme në zgjedhjet britanike?

Kosova Times
Last updated: 2024/06/06 at 8:06 PM
Kosova Times Published June 6, 2024
Share
SHARE

Reuters

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, është zotuar se do ta ulë shkallën e emigracionit, nëse Partia e tij Konservatore i fiton zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Ai e bëri këtë çështje njërën prej fushëbetejave më të mëdha në zgjedhjet e ardhshme.

Sunak shpreson se kjo çështje do ta veçojë partinë e tij nga Partia Laburiste në opozitë, e cila tani për tani është duke prirë me 20 pikë në sondazhet publike.

Çështja e emigracionit

Emigracioni është çështje e rëndësishme politike në Britani tash e shumë kohë, sepse votuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre se numri i madh i emigrantëve po e shton presionin e tepërt në sektorët si, banimi, edukimi dhe Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i udhëhequr nga shteti, dhe se po e dëmton kohezionin shoqëror.

Më 2010, kryeministri i atëhershëm nga Partia Konservatore, David Cameron, ishte zotuar se emigracionin vjetor do ta ulte në dhjetëra mijëra, por ai nuk ishte asnjëherë afër arritjes së këtij caku.

Ndalimi i lëvizjes së lirë të njerëzve prej vendeve të tjera evropiane në Britani, ishte ndër arsyet kryesore që e nxiti referendumin për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016. Ata që bënë fushatë për largim nga blloku, premtonin se kështu do të kthehej kontrolli i kufijve britanikë.

Megjithatë, emigracioni – i cili arriti në 329.000 në vitin 2015 – ka vazhduar të rritet.

Shifrat më të reja

Sipas të dhënave më të reja zyrtare në maj, numri i përgjithshëm i emigrantëve në vitin 2023 ishte 685.000, që është një rënie krahasuar me numrin rekord prej 764.000 emigrantësh në vitin 2022. Kjo rënie ndodhi kryesisht për shkak të rënies së numrit të emigrantëve që shkuan në Britani nga Hong Kongu dhe Ukraina përmes programeve humanitare të vizave.

Numri më i madh i emigrantëve që shkuan në Britani të Madhe vitin e kaluar ishin shtetas indianë, të cilët përbënin një të pestën e numrit të përgjithshëm të emigrantëve atë vit, të ndjekur nga qytetarët nigerianë dhe ata kinezë.

Qeveria tha se rritja e emigracionit ndodhi kryesisht si pasojë e ardhjes së më shumë studentëve dhe punëtorëve shëndetësorë, së bashku me njerëz vartës të tyre. Në janar, Sunak solli rregulla të reja për ta zvogëluar numrin e ardhjeve për 300.000, duke mos i lejuar studentët e huaj të sillnin me vete vartës, duke e rritur pragun e pagës për vizat për punëtorët e kualifikuar për 48 për qind, në 38.700 funte, dhe duke ua kufizuar punëtorëve të kujdesit shëndetësorë sjelljen me vete të vartësve.

Qeveria tha muajin e kaluar se kjo ka bërë që të kenë 79 për qind më pak kërkesa nga studentët e varur në katër muajt e parë të vitit 2024, 30.000 kërkesa më pak për vizë nga studentët krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, dhe një rënie prej 58 për qind të aplikimeve nga vartësit e njerëzve që punojnë në sektorin shëndetësor dhe të kujdesit.

Cilat janë përfitimet dhe kostoja e emigracionit?

Ekspertët thonë se është e vështirë të arrihet qasje në përfitimet dhe kostot e emigracionit. Derisa rritja e emigracionit i shton kërkesat në shërbimet publike, emigrantët gjithashtu paguajnë tatim dhe mundësojnë përfitime të tjera ekonomike.

Kritikët e emigracionit të lartë thonë se ai ndikon në uljen e pagave, ndërsa ndryshimi i shpejt demografik e prek shoqërinë dhe e bën integrimin pothuajse të pamundur. Ata e citojnë një raport nga viti 2018, i cili sugjeron se kostoja neto e emigracionit ishte më e lartë se 4 miliardë funte në vitin fiskal 2016-17.

Megjithatë, një raport i vitit 2022 nga Vëzhguesi i Emigracionit në Universitetin e Oksfordit gjeti se ndikimi fiskal i emigracionit në Britani të Madhe ishte i vogël, por varej nga rrethanat e emigrantëve.

Disa studime kanë gjetur se punëtorët e huaj kanë pak ose fare ndikimin në pagën e përgjithshme, apo shkallët e punësimit, dhe se mungesat e skajshme në Britani të kandidatëve për t’i mbushur vendet e lira të punës, ishin telash për shumë shefa kompanish.

Premtimet zgjedhore

Sunak thotë se, nëse ai i fiton zgjedhjet, atëherë do t’i kufizojë vizat e punës dhe ato familjare në një shkallë vjetore në pajtueshmëri me Parlamentin.

Nigel Farage, i cili bëri fushatën kryesore për largim nga BE-ja dhe tani udhëheq partinë djathtiste Reforma, thotë se emigracioni duhet të bjerë në shkallën zero. Sondazhet sugjerojnë se partia e Farage po fiton votues nga Partia e Sunakut.

Partia Laburiste në opozitë thotë se do ta ulte emigracionin duke e zvogëluar varësinë në punëtorët e huaj, duke i adresuar mungesat e punëtorëve të kualifikuar në vend dhe duke i luftuar punëdhënësit mashtrues.

Anije të vogla përgjatë Kanalit

Çështja e emigracionit të ligjshëm nuk është e njëjtë me çështjen po aq kundërthënëse politike për ndalimin e azilkërkuesve nga mbërritja në Britani pa leje përmes Kanalit Anglez nga Evropa me anije të vogla.

Skema e Sunakit për t’i dërguar në Ruandë ata që mbërrijnë në Britani në këtë mënyrë, ka dështuar të ketë sukses para zgjedhjeve. Partia Laburiste thotë se do ta zhbëjë këtë skemë.

Më shumë se 29.000 njerëz mbërritën me anije të vogla në Britani vitin e kaluar, pas një numri rekord prej 45.755 në vitin 2022. Këtë vit, 10.000 njerëz e kanë kaluar tashmë Kanalin.

Britania po shpenzon më shumë se tre miliardë funte në vit për përpunimin e kërkesave për azil.

Kostoja e strehimit të emigrantëve në hotele dhe në vende të tjera derisa ata e presin vendimin, shkon në rreth tetë milionë funte në ditë.

You Might Also Like

Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm

“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker

I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit

A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?

Rrjedhin nga Moska detaje nga vizita e Vuçiçit në Rusi, pas një fjalie të Putinit ai mbeti pa fjalë…

TAGGED: #Britani, #Emigracioni, #Zgjedhje
Kosova Times June 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Kosova Times Kosova Times January 26, 2023
Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në ShBA
Zbulime të reja arkeologjike në Durrës
Rezultatet deri më tash
Zjarret shpërthejnë në një ishull portugez. Gjurma e tymit shtrihet për 130 km
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?