By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin
January 20, 2026
Horoskopi ditor për 20 janar
January 20, 2026
Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej
January 19, 2026
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë
January 19, 2026
Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Berlini: Ruajtja e paqes në Ballkan është përgjegjësia jonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Berlini: Ruajtja e paqes në Ballkan është përgjegjësia jonë
Ballina 2Rajon / Botë

Berlini: Ruajtja e paqes në Ballkan është përgjegjësia jonë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 9:02 AM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Misioni i ushtrisë gjermane në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë duhet të vazhdojë. Me rëndësi gjendja në Kosovë dhe BeH.

Shumica dërrmuese e përfaqësuesve në parlamentin gjerman, Bundestag, janë pro vazhdimit të dy misioneve të Bundeswehrit në Ballkan. Përveç koalicionit në pushtet të tri partive (SPD, të Gjelbërit dhe Liberalëve), partitë opozitare kristiandemokrate CDU dhe CSU gjithashtu i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të KFOR-it në Kosovë të mërkurën (5 qershor) në leximin e parë.

“Na duhet KFOR-i i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha përfaqësuesi i demokristianëve në Bundestag, përgjegjës për politikën e mbrojtjes, Florian Hahn (CSU).

Vazhdimi i pjesëmarrjes së Gjermanisë në misionin e BE-së EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë u miratua edhe nga përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Vendimi përfundimtar për propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e të dy mandateve duhet të merret javën e ardhshme.

Angazhimi më i gjatë i Bundeswehrit jashtë vendit

“Ballkani Perëndimor është fqinjësia jonë e afërt. Prandaj, ruajtja e paqes në këtë rajon është përgjegjësia jonë”, theksoi Sekretarja e Shtetit për Mbrojtjen Siemtje Möller (SPD).

Në propozimin e qeverisë thuhet se bazë për misionin e KFOR-it “është ende Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” dhe thekson se “si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë bërë gjithmonë të qartë se duan vazhdimin e pranisë së KFOR-it”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, i cili po vazhdon prej 25 vitesh, është angazhimi më i gjatë i ushtrisë gjermane (Bundeswehr) jashtë vendit. Numri maksimal i pjesëtarëve të njësive gjermane të veprimit të shpejtë do të mbetet në 400. Forcat ndërkombëtare të KFOR-it synojnë të sigurojnë vendosjen e paqes dhe rendit publik në Kosovë. Megjithatë, kohët e fundit tensionet me Serbinë fqinje janë rritur sërish.

Misioni Althea i Bashkimit Evropian, në të cilin Bundeswehr po merr pjesë me deri në 50 ushtarë, synon të sigurojë përputhjen me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë në 1995. Dhe ky vend, sipas Berlinit, konsiderohet ende një burim i mundshëm konflikti.

You Might Also Like

Adoleshentit (18) në Zagreb nuk i lejohet t’i afrohet më shumë se 100 metra: ‘Më ke lënë pa fjalë!’

Danimarka propozon mision mbikëqyrës të NATO-s për Groenlandën

Politico: Macron nuk ka ndërmend të bashkohet me “Këshillin e Paqes” të Trump

Rrëmbim masiv në Nigeri. Mbi 150 persona rrëmbehen gjatë meshës

Rritet numri i të vdekurve në Spanjë, shumë të zhdukur. Zbulohet shkaku i aksidentit

TAGGED: #Ballkan, #Berlin, #Bosnje e Hercegovinë, #Kosovë, #Paqe
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues

Kosova Times Kosova Times April 19, 2024
Hapet konkursi për Drejtor të Qendrës së Studentëve dhe të Inspektoratit
Zhbllokimi i potencialit turistik të Maqedonisë së Veriut
Kurti shprehë mirënjohjen për BB-në dhe FMN-në për mbështetjen e Kosovës drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik
Kina simulon goditjen e “objektivave kyçë” në Tajvan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?