By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shumica per mbajtjen e zgjedhje me 21 dhjetor
November 20, 2025
Haradinaj: Pas këtyre zgjedhjeve nuk toleroj më bllokada
November 20, 2025
Përfundon takimi i presidentes Osmani me liderët politikë: Dekret per shperndarjen e Kuvendit
November 20, 2025
Aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë në Ferizaj
November 20, 2025
Organizohet ‘Dita e Hapur’ në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden e ndërlidh flijimin e heronjve të Luftës së Dytë Botërore me mbrojtjen e demokracisë së sotme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden e ndërlidh flijimin e heronjve të Luftës së Dytë Botërore me mbrojtjen e demokracisë së sotme
Ballina 2Rajon / Botë

Biden e ndërlidh flijimin e heronjve të Luftës së Dytë Botërore me mbrojtjen e demokracisë së sotme

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 8:30 PM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e përdori heroizmin e ushtarëve amerikanë, të cilët u ngjitën në shkëmbinjtë e Pointe du Hoc në Ditën D të pushtimit para 80 vjetëve, për të bërë thirrje për mbrojtjen e demokracisë brenda dhe jashtë vendit.

Biden foli më 7 qershor në një ngjarje për nderimin e ushtarëve amerikanë, të cilët ishin ngjitur në shkëmbinj duke përdorur litar dhe shkallë derisa po sulmoheshin nga bregdeti gjatë pushtimit që nisi më 6 qershor 1944, dhe përfundimisht e çliroi Evropën nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Sot jem mbledhur këtu, jo vetëm për t’i nderuar ata të cilët treguan trimëri aq ta jashtëzakonshme atë ditë, më 6 qershor 1944. Por, jemi këtu edhe për ta dëgjuar jehonën e zërave të tyre. Për t’i dëgjuar ata. Sepse ata po na mbledhin këtu. Ata po na pyesin se çfarë do të bëjmë. Ata nuk po na kërkojnë të ngjitemi në shkëmbinj. Ata po na kërkojnë të jemi besnikë ndaj asaj për të cilën Amerika e ngre zërin”, tha Biden.

Të premten gjatë ditës, Biden u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Paris, ku theksoi përkushtimin e ShBA-së për Ukrainën, e cila është duke e luftuar pushtimin rus prej vitit 2022.

Ai njoftoi për një dërgesë municioni në vlerë 225 milionë dollarë për Ukrainën, përfshirë raketa, mortaja, predha të artilerisë, dhe raketa kundërajrore.

Ky ishte takimi i parë mes tyre prej se Bideni e nënshkroi legjislacionin për ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë 61 miliardë dollarë, pas disa muajve vonesa të nxitura nga mospajtimet në mesin e republikanëve.

Bideni i kërkoi falje publikisht popullit ukrainas për vonimin e ndihmës ushtarake amerikane. “Kërkoj falje për ato javë gjatë të cilave nuk dihej se çfarë do të ndodhte në lidhje me financimin”, tha Biden.

Ndërkohë, Zelensky, duke folur në Parlamentin francez, tha se paqja në Evropë, që ka lulëzuar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, është zhdukur si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe përbën kërcënim për gjithë kontinentin.

“Ne jetojmë në kohën kur Evropa nuk është më kontinent i paqes. Ne jetojmë në kohën kur nazizmi po kthehet sërish, fatkeqësisht. Tani në Evropë qytetet sërish po shkatërrohen dhe fshatrat po bëhen hi. Në Evropë ende kemi kampe filtrimi, dëbime dhe urrejtja është bërë kult i ri në Rusi”, tha Zelensky.

Në ceremoninë përkujtimore nuk është ftuar as presidenti rus, Vladimir Putin, dhe as zyrtarë tjerë të Rusisë.

Derisa Biden dhe liderët e tjerë evropianë ndodheshin në Francë, Putini foli në një forum ekonomik në Shën Petersburg, duke thënë se Rusia “mbetet njëra prej pjesëmarrësve kryesore në tregtinë botërore”, pavarësisht se përballet me sanksioneve të mëdha për shkak të dërgimit të trupave në Ukrainë.

Putin tha se nuk mendon se janë plotësuar kushtet për përdorimin e armëve bërthamore, sipas doktrinës bërthamore ruse, por shtoi se nuk e përjashton ndryshimin e doktrinës.

“Ne e kemi një doktrinë, e cila thekson se përdorimi i armëve bërthamore është i mundur në një rast të jashtëzakonshëm: kur sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet. Por, kjo doktrinë mund të ndryshohet”, tha ai.

Ai e përsëriti se Rusia është e gatshme për bisedime për paqe, por vetëm nën kushtet e njëjta që ishin diskutuar në Minsk dhe pastaj në Stamboll. Por ai shtoi se themelet për bisedime “duhet patjetër t’i marrin parasysh realitetet e sotme”.

Putin gjithashtu paralajmëroi përsëri se Rusia mund t’iu japë të tjerëve armë me rreze të gjata veprimi për sulme kundër caqeve të Perëndimit, si përgjigje ndaj vendimit të aleatëve të NATO-s për t’i dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët e tyre për sulme brenda Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e ndryshuan qëndrimin e tyre javën e kaluar dhe i dhanë leje Ukrainës t’i përdorë armët e tyre për të kryer sulme të kufizuar brenda Rusisë, me qëllim për ta mbrojtur qytetin lindor Harkiv.

Para takimit të Bidenit me Zelenskyn, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përsëriti qëndrimin e NATO-s se Ukraina ka të drejtë të kryejë sulme brenda Rusisë për t’u vetëmbrojtur.

You Might Also Like

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli

Mesazh nga të rinjtë nga Ballkani: “Nëse BE-ja nuk na do, ja ku jemi për të”

TAGGED: #Joe Biden
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla në Selinë e Shenjtë në meshën në vigjilje të Krishtlindjes

Kosova Times Kosova Times December 24, 2023
Presidenti iranian kërcënoi Izraelin: “Nëse bëni edhe gabimin më të vogël, do të merrni një përgjigje më të fortë”
Sulmuesja në shkollën në Nashvill i ka fshehur armët në shtëpinë e prindërve
Reagon ministrja Gërvalla: Kosova në KiE, do dërgohej mesazh i fuqishëm
Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?