By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KOMF për lojën vetëlënduese në TikTok: Prindër kujdes me fëmijët!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > KOMF për lojën vetëlënduese në TikTok: Prindër kujdes me fëmijët!
Ballina 1Teknologji

KOMF për lojën vetëlënduese në TikTok: Prindër kujdes me fëmijët!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 10:35 AM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, ka reaguar të premten kundër shfrytëzimit të Tik Tok-ut nga nxënësit, të cilët po e shfrytëzojnë një lojë të rrezikshme që po i çon në vetëlëndim. KOMF kërkon nga prindërit, mësimdhënësit e edukatorët të komunikojnë me fëmijët.

KOMF thotë se është duke ndjekur me shumë shqetësim informatat e publikuara në media mbi përhapjen e lojës së rrezikshme që po qarkullon në TikTok “Sfidë apo e vërtetë”, e cila nxit  vetëdëmtim.

“KOMF i bën thirrje të gjithë fëmijëve që të raportojnë tek prindi apo mësuesi, nëse kanë informacion se shokët apo shoqet e tyre janë të përfshirë në këtë lojë. Vetëm kështu mund të ndihmoni vërtet shokët tuaj! KOMF i bën thirrje të gjithë prindërve të monitorojnë fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në internet dhe të flasin më fëmijët për këtë “lojë”, rreziqet dhe dëmet që ajo sjell”, thuhet në reagim.

KOMF po ashtu i bën thirrje prindërve, mësimdhënësve dhe institucioneve të mandatuara, të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar për të parandaluar raste të reja të fëmijëve që mund të manipulohen nga kjo lojë.

“Po ashtu, kërkojmë të sigurohet komunikim dhe koordinim intensiv dhe i vazhdueshëm mes palëve të sipërpërmendura, në mënyrë që çdo rast i ri të referohet në kohë për të marrë shërbimet dhe ndihmën e nevojshme”, thuhet në reagim të KOMF.

Ky institucion që merret me fëmijët  po ashtu u bënë thirrje autoriteteve që të zbatojnë me përpikëri udhëzimin administrativ (QRK) Nr. 04/2022 për masat për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës, i cili derivon nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës.

Kujtojmë se deri tani, sipas publikimeve, në dy shkolla 9-vjeçare të komunës së Fushë Kosovës dhe Lipjanit, janë identifikuar rreth 20 nxënës të cilët kanë marrë pjesë në këtë lojë duke dëmtuar krahët e tyre me mjete të mprehta.

Megjithatë, ekziston mundësia, sipas KOMF, që ky numër të jetë më i madh apo që ai të rritet në ditët në vijim, “duke qenë se loja qarkullon online dhe është e qasshme në telefona, pajisje të cilën shumë fëmijë e posedojnë apo me të cilën ata kalojnë një kohë të gjatë”.

“I drejtohemi të gjithë fëmijëve, kjo nuk është një “lojë”. Luajtja e kësaj loje, ju dëmton fizikisht dhe mund të ketë pasoja që zgjasin në shëndetin tuaj. Përfshihuni në lojëra që ju ndihmojnë të rriteni të fortë e të shëndetshëm dhe qëndroni larg këtyre mashtrimeve”, thuhet në fund të reagimit të KOMF-it.

You Might Also Like

Siria njeh Kosovën

Kurti në Paris flet për rëndësinë e anëtarësimit në BE e NATO

Osmani në Riad: EXPO 2030 mundësi e mirë për prezantimin e Kosovës

Kurti: Po jetojmë në një kohë kur Evropa është thellësisht e sfiduar

Osmani takon Radev, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

TAGGED: #Fëmijë, #KOMF, #Kujdes, #Lojë vetëlënduese, #Prindërit, #TikTok
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Grevë e përgjithshme në Izrael pas gjetjes së 6 pengjeve të vdekur

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Gjashtë dekada nga ndarja nga jeta e Fan Nolit
Moti në Shqipëri, i kthjellët
Economist: filloi një “konfrontim i hapur” midis Zelensky dhe komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës Zaluzhny për shkak të dështimit të kundërofensive
Dy të arrestuar për falsifikim dokumentesh, legalizim të rremë e mashtrim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?