By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Merr hov fushata në rrjetet sociale për kthimin e vëmendjes kah Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Merr hov fushata në rrjetet sociale për kthimin e vëmendjes kah Rafah
Ballina 2Rajon / Botë

Merr hov fushata në rrjetet sociale për kthimin e vëmendjes kah Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 8:00 AM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Associated Press

Një fotografi nga Rafahu i Rripit të Gazës, që është shikuar nga miliona njerëz, shfaq tenda në një kamp dhe në mbishkrimin e saj theksohet vetëm një fjali: “Të gjithë me sy kah Rafahu”.

Ajo u shpërnda më shumë se 50 milionë herë.

Kjo fotografi, e cila nuk është madje as fotografi e mirëfilltë, është në qendër të një fushate në Instagram, e cila ka marrë vëmendjen e algoritmit dhe ka mahnitur përdoruesit në gjithë botën – të cilët kanë shfaqur mbështetjen e tyre për lëvizjen palestineze derisa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – po futet në muajin e tetë.

Fotografia e thjeshtë u krijua me Inteligjencë Artificiale (IA) nga një përdorues i Instagramit në Malajzi, i cili ishte i pari që e shpërndau po ashtu. Ajo është bërë virale në këtë platformë të rrjeteve sociale, me një mesazh që bën thirrje për vëmendje në qytetin e vogël jugor Rafah, ku u vranë së paku 37 njerëz nga një sulm ajror izraelit ndaj një kampi të të zhvendosurve palestinezë. Pasi zemërimi ndërkombëtar pasoi pas sulmit, kjo frazë mori vëmendjen kryesore online.

Sipas Noura Erakat, aktiviste amerikano-palestineze, ky ishte një reagim instiktiv ndaj, siç thotë ajo, dështimit të sistemit ndërkombëtar për ta kryer punën e vet.

“Nuk mendoj se kjo ishte e koordinuar qëllimisht. Ishte thjesht një zbrazje e zemërimit, inatit, e të gjithave përnjëherë; një dënim global”, tha Erakat, profesoreshë për studime afrikane në Universitetin Rutgers në Nju Xhersi.

Roli i rrjeteve sociale në luftën Izrael-Hamas

Ka pasur shumë trende dhe fushata në rrjetet sociale gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Njerëzit i përdorin platformat e tyre për të qenë pjesë e trendeve të tilla për arsye të ndryshme.

“Të qenët pjesë e fushatës ‘Të gjithë me sy kah Rafahu’ është mënyra se si njerëzit japin mbështetjen e tyre dhe ndihmojnë në përhapjen e mesazhit se çfarë po ndodh në Izrael”, tha Matt Navarra, analist dhe konsultat i rrjeteve sociale. “E bëjnë gjithashtu edhe për të qenë pjesë e asaj lëvizje, apo atij ndryshimi në çfarëdo mënyre të vogël që munden”.

Fushatat në rrjetet sociale në lidhje me çështje politike nuk janë diçka e re, sepse shumë prej tyre kanë marrë vëmendje të tillë. Nga lëvizja “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”, te lëvizja “Edhe unë”. Një shembull fillestar ishte lëvizja e Pranverës Arabe më 2011.

Mbështetësit e Izraelit i kanë përdorur rrjetet sociale gjatë luftës për ta dëshmuar dhunën e Hamasit, apo gjendjen e pengjeve që mbahen nga grupi radikal. Kur ata gjenerojnë mjaftueshëm aktivitet, shumë prej tyre fitojnë miliona vizita.

Synimi përfundimtar: të ndikohen ata të cilët mund ta nxisin ndryshimin, qofshin atë presidentë, kryeministra, apo njerëz që kanë ndikim. Secili prej tyre, thotë Navarra, mund të ketë ndikim të madh.

Si po bën xhiro kjo fotografi?

Sipas Navarras, slogani ka kohë që po bën xhiro nëpër rrjetet sociale.

Muaj më parë, Izraeli e identifikoi Rafahun si bastionin e fundit të madh të Hamasit dhe u zotua se do ta pushtonte, megjithëse aty ndodheshin qindra mijëra civilë palestinezë, të cilët kishin shkuar atje për të kërkuar strehim.

Izraeli dërgoi në Rafah trupat tokësore muajin e kaluar dhe kjo bëri që shumica e civilëve të iknin, edhe pse Izraeli vazhdon të thotë se operacionet e tij janë të kufizuara.

Fotografia ka marrë hov prej sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar. Influencerët dhe të famshmit në Instagram në përgjithësi e kanë shpërndarë fotografinë dhe mesazhin. Kur e ndjek një emër të madh, shanset janë gjithmonë më të mëdha që ta shpërndash të njëjtën përmbajtje. Kjo ka ndihmuar që “Të gjithë me sy kah Rafahu” të bëhet kaq virale.

Një grup studentësh fotografohen me banerin nën slloganin "Të gjithë me sy kah Rafahu", në një shkollë të mesme në Indonezi, 4 qershor 2024.
Një grup studentësh fotografohen me banerin nën slloganin “Të gjithë me sy kah Rafahu”, në një shkollë të mesme në Indonezi, 4 qershor 2024.

Meta i ka larguar nganjëherë fotografitë dhe postimet në lidhje me Izraelin dhe Gazën, duke u thirrur në shkelje të rregullave të saj. Kjo, megjithatë duket të jetë një fotografi e krijuar me IA që nuk përshkruan diçka që është kundër atyre rregullave – nuk shfaq dhunë apo diçka eksplicite apo kërcënuese. Është një fotografi joshëse që ta tërheqë vëmendjen kur e sheh së bashku me mesazhin e saj, thotë Navarra.

Të famshëm nga e gjithë bota e kanë postuar atë në llogaritë e veta në Instagram – përfshirë ata indianë si, Alia Bhatt, Priyanka Chopra Jonas dhe Kareena Kapoor Khan. Të famshëm të tjerë përfshijnë supermodelen amerikane Bella Hadid dhe Nicola Coughlan nga shfaqja “Bridgerton” në Netflix, komedianin amerikan Hasan Minhaj dhe këngëtaren britanike me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Edhe influencerët e rrjeteve sociale morën pjesë në këtë trend dhe e shpërndanë fotografinë në Instagram.

Aaliya Ilyasi, për shembull, i ka më shumë se 89.000 ndjekës në Instagram dhe ka qenë e zëshme rreth mendimeve të saj për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit prej fillimit.

“Qëllimi im është ta vë në qendër të vëmendjes hallin e popullit palestinez, të tregoj solidaritet me njerëzit të cilët varen nga zërat tanë tani, dhe ta përhap këtë vëmendje”, tha Ilyasi.

“Dikush duhet të dëshmojë për këtë, dhe mbase ne jemi ata”, shtoi ajo.

You Might Also Like

Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë

Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin

Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku

Axhenda ndërkombëtare

Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori

TAGGED: #Fushatë, #Rrjete sociale, #Të gjithë me sy kah Rafahu
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagje dhe dy shtëpi

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Opozita dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për tekste shkollore
Iu gjetën 3400 euro false, arrestohet
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajrit
Regjistrues fluturimi u gjetën në vendin e rrëzimit të avionit të Prigozhin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?