By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë?
Ballina 2Rajon / Botë

Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë?

Kosova Times
Last updated: 2024/06/08 at 1:09 PM
Kosova Times Published June 8, 2024
Share
SHARE

Reuters

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vizitoi këtë javë Shqipërinë, ku Qeveria e saj planifikon të ndërtojë një kamp pritjeje për emigrantët e kapur në det.

Në përpjekje për të frenuar migracionin në Itali, Meloni nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë vitin e kaluar, për dërgimin e disa azilkërkuesve atje dhe përpunimin e kërkesave të tyre për azil atje.

Çka parasheh marrëveshja?

Marrëveshja, fillimisht për pesë vjet, parasheh zbarkimin e 36.000 emigrantëve në vit në portin shqiptar të Shëngjinit – rreth 75 kilometra në jug të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Rastet e tyre do të trajtohen në një qendër që është duke u ndërtuar në një bazë ajrore pranë në Gjadër, e cila do të mund të strehojë 3.000 njerëz.

Të dyja objektet do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare.

A mund të dërgohet secili emigrant në Shqipëri?

Jo. Vetëm ata emigrantë që vijnë nga vende që Italia i konsideron të sigurta, do të mund të dërgohen në Shqipëri. Aktualisht, janë 21 vende të tilla, përfshirë Bangladeshin, Egjiptin, Bregun e Fildishtë dhe Tunizinë.

Vitin e kaluar, 56.588 emigrantë mbërritën në Itali nga këto katër vende.

Meloni tha vitin e kaluar se gratë shtatzëna, të miturit dhe personat e tjerë të cenueshëm nuk do të dërgohen në Shqipëri.

Sa do të kushtojë?

Qeveria italiane nuk doli me ndonjë shifër. Por, Corriere della Sera – gazeta italiane më e lexuar – vlerësoi se do të kushtojë rreth 653 milionë euro.

Si do të funksionojë?

Ideja është që emigrantët e përzgjedhur të dërgohen direkt në Shqipëri, pasi të merren në det. Meloni tha se zyrtarët do të përpiqen t’i shqyrtojnë kërkesat për azil brenda 28 ditësh – shumë më shpejt se aktualisht në Itali, ku duhen muaj.

Ata me kërkesa të miratuara azili, do të dërgohen në Itali.

Shumica dërrmuese e kërkesave pritet të refuzohen, sepse vendet nga vijnë emigrantët, konsiderohen të sigurta – gjë që i kufizon automatikisht gjasat e tyre për azil.

Ata me kërkesa të refuzuara do të dërgohen gjithashtu në Itali dhe do të vendosen në qendra të mbajtjes deri në riatdhesim.

Kritikët thonë se ky proces shkon shumë ngadalë, sepse shumë vende refuzojnë t’i pranojnë qytetarët e tyre, ose vendosin një numër të kufizuar për të kthyerit.

Shumë emigrantë, të cilëve u jepet urdhri i dëbimit, zhduken nga qendrat dhe shpërndahen nëpër Evropë.

Kur do të nisë të zbatohet marrëveshja?

Ishte menduar të fillonte këtë muaj, por objektet nuk janë ende të përfunduara.

Gazetat italiane spekulojnë se emigrantët e parë nuk do të mbërrijnë në Shqipëri deri në tetor ose nëntor.

Çka përfiton Italia nga marrëveshja?

Zyrtarët italianë thonë se marrëveshja mund të ndihmojë në zvogëlimin e mbipopullimit në qendrat e përpunimit të azilit në Itali.

Kritikët thonë se ajo synon t’i dekurajojë emigrantët në Afrikë që të mos nisen, sepse mund të përfundojnë në Shqipëri, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk është vend i pasur.

Çka përfiton Shqipëria nga marrëveshja?

Duke e ndihmuar Melonin, Qeveria e Shqipërisë siguron mbështetjen e saj teksa përpiqet të bëhet anëtare e BE-së.

Ajo, gjithashtu, po i tregon pjesës tjetër të Evropës se është e gatshme ta ndihmojë bllokun 27-vendesh që të përballet me një nga problemet e tij më të vështira në vitet e fundit.

Shqiptarët thanë se kjo është edhe një mënyrë për ta falënderuar Italinë, e cila pranoi mijëra shqiptarë që ikën nga varfëria, pas rënies së komunizmit në vitin 1991.

Si dallon kjo marrëveshje nga ajo e Britanisë së Madhe me Ruandën?

Britania do të dërgojë azilkërkues në Ruandë, por plani i saj dallon nga nisma e Italisë.

Dallimi kryesor është se emigrantët e dërguar në Ruandë, do të duhet të qëndrojnë atje, edhe nëse fitojnë statusin e refugjatit.

Një tjetër dallim është se emigrantët që dërgohen në Shqipëri, do të mbrohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshe nga ata në Ruandë.

You Might Also Like

Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

TAGGED: #Itali, #Marrëveshja për migrantët, #Shqipëri
Kosova Times June 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vihet gurthemeli i objektit të ri të Stacionit të Autobusëve në Gjilan

Kosova Times Kosova Times January 22, 2025
Udheheqja proruse ne Sllovaki shkrin embargon, rifillonë bashkëpunimin me Federatën Ruse dhe Bjellorusinë në fushën e kulturës
Rrëzohet helikopteri amerikan në mes të autostradës! Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët nuk i mbijetoi RËNISË! (VIDEO)
As sapunë e as çarçafë në disa klinika të QKUK-së
Kush është këshilltari i Putinit për kulturën, i cili u nderua nga Vuçiq në Ditën e Shtetësisë së Serbisë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?