By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministria e Gazës: 274 palestinezë u vranë në bastisjet izraelite për katër pengje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ministria e Gazës: 274 palestinezë u vranë në bastisjet izraelite për katër pengje
Ballina 2Rajon / Botë

Ministria e Gazës: 274 palestinezë u vranë në bastisjet izraelite për katër pengje

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 3:56 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Të paktën 274 palestinezë janë vrarë dhe qindra tjerë janë plagosur si pasojë e bastisjeve izraelite që kanë rezultuar me lirimin e katër pengjeve të kidnapuara prej Hamasit, kanë thënë autoritetet shëndetësore palestineze.

Hamasi, grup që udhëheq Gazën, është i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj kanë pasur përleshje të ashpra gjatë operacionit kompleks në Gazë.

Vrasja e një numri të konsiderueshëm të palestinezëve, përfshirë gra dhe fëmijë, në një operacion që izraelitët e kanë konsideruar si sukses të madh, për shkak të nxjerrjes gjallë të pengjeve, ka shpërfaqur koston e lartë të operacioneve të tilla, sidomos kur lufta Izrael-Hamas ka mbushur tetë muaj.

Konflikt ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë mbi 36.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Dhjetëra pengje besohet se po mbahen në zona të dendura me banorë, apo brenda tuneleve nëntokësore të Hamasit, duke i bërë operacionet ushtarake shumë komplekse dhe të rrezikshme.

Një bastisje e ngjashme në shkurt, që ka rezultuar me lirim të dy pengjeve, i ka lënë 74 palestinezë të vdekur.

Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka vizituar të shtunën në spital pengjet e liruara, por megjithatë, popullariteti i tij ka rënë, dhe shumë izraelitë po vazhdojnë të mblidhen në protestat kundër Qeverisë, me thirrje për armëpushim, çka do të mundësonte kthimin e pengjeve në shtëpi.

Izraeli po përballet me presion gjithnjë e më të madh për të parandaluar vdekjet e civilëve në luftën në Gazë.

Palestinezët po përballen edhe me uri dhe mungesë strehimi, si pasojë e luftës, e cila ka pamundësuar hyrjen e ndihmave në Gazë.

You Might Also Like

Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore

Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin

Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit

Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

TAGGED: #274 të vrarë, #Bastisje, #Ministria e Gazës, #Pengje
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Hovenier ndan momente të përgatitjeve për eventin e Pavarësisë së ShBA-së

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
ShBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut
Më shumë se 20% e serbëve janë mbi 65 vjeç
FShF kundër Superligës Evropiane: Jemi me UEFA-n për zhvillimin e futbollit mbi parimet e konkurrencës së hapur
VIDEO Rusët iu dorëzuan robotit të armatosur ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?