By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundoi turneu “Prishtina Open 2024”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Përfundoi turneu “Prishtina Open 2024”
Sport

Përfundoi turneu “Prishtina Open 2024”

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 11:06 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Dita finale kaloi në shenjë të lojtarëve ndërkombëtar, kurse te femrat suksese të dalluara për kosovaret

Dita finale e turneut “Prishtina Open”, siç është pritur, ishte shumë e ngjeshur sa i përket numrit të madh të ndeshjeve por pati edhe shumë, shumë ndeshje të mira e interesante. Befasi e këndshme ishte prania e shikuesve, të cilët i mbushën shkallët e Palestrës së Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Para dite u luajtën ndeshjet për grup-moshën nën 13 vjeç. Te vajzat, Vlera Beqa nga Kosova e mundi Ana Kokoneshin nga Shqipëria në lojë për vendin e tretë, kurse Kristina Heim në finale e mundi, Bojana Joveskën e Maqedonisë së Veriut.

Te djemtë, vendin e tretë e zuri, Muhamet Mudut, kurse Rejan Krasniqi të katërtin, ndërkaq Matej Batuna nga Sllovakia e fitoi vendin e pare, pasi e mundi maqedonin Markovski me 3:1 në seta.

Te seniorët, lojtaret nga Kosova arritën suksese të dalluara pasi fituan 2 nga katër vendet e para. Shega Hashani luajti në finale, kundër rumunes Andrea Postudor dhe u mund 3:0 në seta, kurse në ndeshjen për vendin e tretë Lene Osmani e mundi gjermanen Krisrina Heim me 3:0 në seta.

Te seniorët pati shumë pjesëmarrës dhe një numër i madh prej tyre ishin nga shtetet tjera. Megjithatë, edhe lojtarët tanë zhvilluan ndeshje të mira dhe u eliminuan me rezultate të ngushta, siç ishte rasti i Rrahman Ademajt nga turku Batuhan Shahin, Milot Makollit nga ukrainasi Naplokov, Fatih Karabaxhaku nga turku Mustafa Atakul etj. Gjysmëfinalet ishin me ngjyra ukrainase dhe turke. Naplokov dhe Chonobaiev u ndeshën në gjysmëfinalen e pare dhe Naplokov fitoi me meritë për të kaluar në finale. Në gjysmëfinalen e lojtarëve turq, më i mire doli Batuhan Uluxhak.

Finalja ishte përplasje ndërmjet shkollës ukrainase të pingpongut që karakterizohet me mënyrën mbrojtëse dhe ajo turke ofansive. Secili lojtar e fitoi nga një set, por pastaj Uluxhak e dominoi ndeshjen dhe fitoi me rezultatin 3:1 në seta.

Organizatori, për fituesit ndau shpërblime në medalje, e kupa si dhe çmime në të holla. Vendi i pare te meshkujt fitoi 1000€, kurse te femrat 700€.

Renditja

U13

Vajzat

1.Krisrina Heim (GER)

2.Bojana Jovevska (NMK)

3.Vlera beqa (KOS)

Djemtë

1.Matej Batuna (SVK)

  1. Trajqe Markovski (NMK)

3.Muhamet Mudut (KOS)

Seniorët – F

1.Andrea Postudor (RUM)

2.Shega Hashani (KOS)

3.Lene Osmani

Seniorët – M

1.Batuhan Uluxhak (TUR)

2.Oleksey Naplokov (UKR)

Batuhan Shahin (TUR) /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qershia mbi tortë

Ndahet nga jeta Davide Tizzano, KOK: Ishte mik i çmuar i Kosovës

Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Drita e mbyll stinorin vjeshtor me fitore ndaj Prishtinës

TAGGED: #Pingpong, #Prishtina Open 2024
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

E përzgjedhura e Trump në krye te intelegjencës përballet me pyetje të vështira

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
PDK: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit
Serbia, Amerika dhe ndryshimi i politikës: A do të ekstradohet Radoiçiq
Bloomberg: Meloni dëshiron të kufizojë praninë e Kinës
Arrestohet një gjerman i dyshuar për spiunazh për Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?