By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritje e së djathtës ekstreme në Gjermani, Austri e Francë në zgjedhjet e BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rritje e së djathtës ekstreme në Gjermani, Austri e Francë në zgjedhjet e BE-së
Ballina 2Rajon / Botë

Rritje e së djathtës ekstreme në Gjermani, Austri e Francë në zgjedhjet e BE-së

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 9:39 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar rritje të konsiderueshme në Gjermani dhe Austri dhe Francë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të dielën, sipas disa sondazheve.

Kështu, këto tri vende i bashkohen Holandës, çka jep shenjat e para se kthimi kah e djathta do të ndodhë në këtë institucion të BE-së.

Partia e qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) pritet të jetë sërish grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, dhe që kandidatja e tij, Ursula von der Leyen të ketë edhe një mandat në krye të BE-së.

Megjithatë, asaj do të mund t’i duhet mbështetja e nacionalistëve të krahut të djathtë, sikurse ajo e partisë italiane, Vëllezërit e Italisë, e kryeministres italiane, Giorgia Meloni për të siguruar shumicën në Parlament.

Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, është e dyta me 16.5 për qind të votave, në krahasim me 11 për qind sa ka pasur në zgjedhjet e vitit 2019, sipas një sondazhi të publikuar prej transmetuesit publik, ARD.

Tri partitë pjesëmarrëse në koalicionin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz kanë shënuar humbje të votave në krahasim me të kaluarën, sipas sondazheve.

Rezultatet janë në linjë me ndryshimet veçse të pritura, në të mirë të partive të së djathtës në Parlamentin Evropian që i mbulon 450 milionë banorët e bllokut evropian.

Sondazhet në Francë kanë treguar që lista e partisë së Marine Le Pen-it, Marshi Kombëtar, e udhëhequr prej Jordan Bardellas, ka dalë e para, me mbi 30 për qind të votave.

Kjo parti nuk ka shënuar asnjëherë më parë një rezultat kaq të lartë.

Lista e partisë së Macronit, Rilindja, e udhëhequr prej Valerie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2 për qind të votave.

Dalja në këto zgjedhje në Francë ka qenë rreth 51 për qind, pak më shumë se më 2019 – 50.12 për qind.

Ndërkohë në Austri, Partia e Lirisë, po ashtu e ekstremit të djathtë, pritet të fitojë në zgjedhjet në këtë shtet, sipas sondazheve.

Sondazhet në Holandë, banorët e së cilës kanë votuar të enjten, tregojnë se partia nacionaliste dhe kundër migrimit, Geert Wilders, pritet të fitojë shtatë prej 29 ulëseve të ndara për këtë shtet në Parlamentin Evropian.

Parlamenti i ri Evropian pritet të ketë politika më të buta në luftim të ndryshimeve klimatike dhe më shumë përkrahje në masat për të kufizuar migrimin në bllokun evropian.

Parlamenti do të mund të jetë edhe më i përçarë, çka do të vështirësojë miratimin e ndonjë vendimi të rëndësishëm, teksa BE-ja përballet me një Rusi armiqësore dhe rritje të rivalitetit me Kinën, në fushën e industrisë.

Kjo nënkupton që kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe ai francez Emmanuel Macron, do të jenë më të dobët.

Votimet kanë nisur të enjten në Holandë dhe në disa shtete tjera të premten dhe të shtunën, por pjesa më e madhe e banorëve të BE-së kanë votuar të dielën.

Parlamenti Evropian voton për legjislacione që janë kyçe për qytetarët dhe bizneset në bllokun me 27 vende anëtare. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

TAGGED: #BE, #Gjermani, #Rritje e së djathtës ekstreme, #Zgjedhje
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Rajon / Botë

Ministri italian: Më shumë se 400,000 njerëz morën pjesë në funeralin e Papa Françeskut

Kosova Times Kosova Times April 26, 2025
Shndërrimi i mbetjeve ushqimore në rroba
Guvernatori i rajonit Belgorod: dy gra u vranë gjatë granatimeve të rrethit Shebekinsky
Shënohet 146-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Policia e Kosovës, pjesë e veprimeve të përbashkëta me EUROPOL-in, INTERPOL-in dhe FRONTEX-in, në parandalim dhe luftim të trafikimit me njerëz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?