By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse e doni tortën Red Kadife, këto kube lëngshme djathi krem ​​do të jenë të preferuarat tuaja të reja
January 22, 2026
Kjo është receta më e lehtë e tortës me djathë, pa pjekje, ka pushtuar rrjetet sociale dhe është bërë vetëm me 2 përbërës
January 22, 2026
Këto makarona të pjekura me 4 djathëra mposhtin dimrin dhe depresionin sezonal
January 22, 2026
Receta me fasule
January 22, 2026
Një mrekulli natyrore në Hungari: Një liqen tepër i bukur që ndryshon ngjyrat
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë
Ballina 1Lajme

Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 2:22 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Në Kosovë po vazhdon trendi i rënies së numrit të popullsisë. Sipas ekspertëve, faktorët që kanë ndikuar në këtë trend, janë emigrimi dhe rënia e natalitetit. Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore, që të hartojnë politika për uljen e emigrimit. Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave patën thënë së fundmi se janë të vetëdijshëm që ka ulje të numrit të popullsisë, ndonëse numri zyrtar nga regjistrimi i fundit ende nuk është bërë publik.

Mbi 1.7 milionë ishte numri i banorëve në Kosovë në vitin 2011, kur është bërë regjistrimi i popullsisë. Nga atëherë deri sivjet, kur u bë regjistrimi i fundit, sipas të dhënave, ka vazhduar të ketë rënie të numrit të popullsisë. Këtë vit, nga 5 prilli deri më 24 maj, u zhvillua procesi i regjistrimit të popullsisë, ndërsa Agjencia e Statistikave në konferencat e fundit ka bërë të ditur se të dhënat fillestare pritet të publikohen në korrik, ndërsa ato përfundimtare në fund të këtij viti. Ekspertët thonë se në rënien e numrit të popullsisë kanë ndikuar emigrimi dhe ulja e natalitetit.

Demografi Sami Behrami, tha për Radio Kosovën se kjo është shqetësuese dhe se tani është koha e fundit që institucionet të merren seriozisht me problemin e migrimit.

Edhe Besim Gallopeni nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës, tha për Radio Kosovën se faktorët kryesorë janë lëvizjet e popullsisë dhe numri i ulët i lindjeve. Ai theksoi se pasojat mund të jenë të mëdha në të gjitha fushat.

Gallopeni theksoi se trendi i rënies së numrit të popullsisë është vërejtur në të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës. Tutje ai theksoi se institucionet vendimmarrëse në Kosovë duhet të kenë një vëmendje të shtuar, në mënyrë që të kenë një organizim konform gjendjes në terren, duke ndërmarrë hapa në ndërtimin e politikave, që ky trend i emigrimit të ulet.

Në raportet vjetore të Agjencisë së Statistikave, dhjetëra-mijëra persona largohen çdo vit nga Kosova drejt vendeve të huaja. Ndërsa para gjashtë muajve, ASK-ja bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2022, e kanë lëshuar Kosovën mbi 41 mijë persona.

You Might Also Like

Begaj përkujton Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë

Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë domethënës

Kurti takon homologun nga Luksemburgu i shpreh synimet e Kosovës Valmira Saraçi|RTKlive Synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO ia ka shprehur në takim që ka pasur kryeministri në detyre, Albin Kurti, me homologun e tij nga Luksemburgu, Luc Frieden në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Zyra e Kryeministrit thotë se kreu në detyrë i qeverisë ka shprehur mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit. “Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese”, thotë njoftimi qeveritar. Bëhet e ditur se mes homologëve u bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë.

Osmani: Rugova bëri bashkë popullin rreth kauzës për liri e pavarësi

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

TAGGED: #Kosovë, #Numri i popullsisë, #Rënie
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Urimet për ShBA-në, Selmanaj-LVV-së: Më me vlerë zbatimi i vlerave amerikane

Kosova Times Kosova Times July 4, 2024
Fulham apo Liverpool në finalen e Kupës së Ligës angleze?
Hetimet rreth Nord Stream: Zhytësja e famshme, specialist i eksplozivëve…
Komunat paralele serbe në veri punojnë nga lokacione alternative
Vatra do të ndërkombëtarizojë çështjen çame
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?