Në raportin e policisë bëhet e ditur se i ndjeri kishte qenë duke u trajtuar në QKUK që nga koha kur ka ndodhur rasti, por ka ndërruar jetë të shtunën.

“Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.