By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blair: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Blair: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës
Ballina 1Lajme

Blair: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 11:34 AM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në adresimin e tij nga seanca solemne e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk është penduar kurrë për ndihmën e tij për çlirimin e vendit.

“Në takimi me refugjatët kosovarë në kampet e përqendrimit afër Shkupit, kam dëgjuar rrëfime zemërthyese të zhvendosjes, kam parë fytyrat e dëshpëruara nga ferri duke kërkuar në fytyrën time një sens mundësie që t’i ndihmoja. Ne kemi mundur t’i ndihmojmë dhe nuk u pendova kurrë për këtë”, ka thënë ai.

“Kosova më në fund ishte e lirë, njerëzit e saj kishin mundësi të jetojnë sërish, të shpresojnë sërish në një të ardhme të lirë nga presioni dhe padrejtësia”, ka thënë Blair duke përshkruar momentin e çlirimit të vendit.

Blair tha se, nëse do të kishim lejuar që populli i Kosovës të brutalizohej edhe më tutje, që të drejtat t’i merreshin dhe që e ardhmja t’i vidhej, edhe e ardhmja jonë do të zbehej.

Ai ka thënë se përtej aspektit institucional, Kosova është e lirë sepse njerëzit, specifikisht të rinjtë, po gëzojnë mundësi dhe prosperitet.

“Fuqia juaj ka simbolizuar vullnetin tuaj për një të ardhme ndryshe. Kjo e ardhme ende po merr formë. Ajo është për një shtet të fuqishëm, të pavarur dhe sovran, në mënyrë që Kosova të merr pjesë në zemrën e Bashkimit Evropian me të drejtë të plotë të anëtarësimit”, ka thënë Blair.

Blair ka thënë se çlirimi i Kosovës është bërë për të gjithë që besojnë në fuqinë e lirisë dhe drejtësisë.

“Për mua lufta për Kosovën nuk ishte vetëm për kosovarët, por për të gjithë, duke përfshirë edhe vendin tim që ka besuar se liria dhe drejtësia janë gjërat për të cilat qëndrojmë, dhe më e rëndësishmja luftojmë për to”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe Ukrainën dhe Gazën, të cilën po kalojnë nëpër situatën e njëjtë të luftës si Kosova dikur.

“Të rinjtë të cilët kanë lindur pas 10 qershorit ’99, e që disa nga ta e mbajnë emrin tim dhe krenohem teksa e them, për ta ka ende gjëra që duhet të bëjmë, t’i ofrojmë mundësitë të cilat i meritojnë. Këta të rinj do të përcaktojnë të ardhmen e Kosovës. E di nga shoqëria ime, se këta të rinj janë një grup i talentuar, me ambicie dhe kapacitet”, ka thënë ai.

Blair teksa ka përmendur mundësinë që Kosova të jetë pjesë e BE-së, pranimin ndërkombëtar dhe të ardhmen që mund ta ndërtojë rinia të cilën e cilësoi si të talentuar, tha se ky është borxhi për ata që dhanë për çlirimin e vendit.

“Është ajo për të cilën ne bashkuam forcat për të arritur, para 25 vitesh. Po, ishte luftë për liri, por jo thjeshtë vetëm për të qenë të lirë, por për shkak se liria hap mendjen njerëzore. Kjo rrezikohej në këtë tokë dhe në këto rrugë para një çerek shekulli. Ne i dhamë fund ankthit të atëhershëm, por tani mund të ndërtojmë një ëndërr; këtë ua kemi borxh atyre që i kujtojmë sot”, ka thënë ai.

Blair u bëri thirrje vendeve që se kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë.

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

TAGGED: #Kuvendi i Kosovës, #Tony Blair
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE arrin marrëveshje për të ndaluar dërgimin e mbeturinave në vendet që nuk mund t’i përpunojnë ato

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Zjarri i madh në Greqi: Evakuohen vendbanime të tëra, flakët arrijnë 25 metra lartësi
Moti ne Shqiperi i kthjellët me temperatura deri 37°C
Prishtina vishet kuq e zi
Dita Botërore e Artit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?