By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë dhe kërpudha në një salcë të mirë vere
November 20, 2025
Pulë e ëmbël dhe pikante që do t’ju bëjë për vete me shikim të parë
November 20, 2025
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat
November 20, 2025
Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet
November 20, 2025
Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Clark për REL-in: Ambiciet ruse pengojnë stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Clark për REL-in: Ambiciet ruse pengojnë stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë
Ballina 1Lajme

Clark për REL-in: Ambiciet ruse pengojnë stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 10:10 AM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa “Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni”.

Clark ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë 25 vjet pas përfundimit të sulmeve, ai thotë se “Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë”.

“Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën”, thotë Clark.

Radio Evropa e Lirë: Gjeneral Clark, 25 vjet pas përfundimit të luftës, paqja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duket premtuese. Pse, sipas jush?

Wesley Clark: Serbia nuk do paqe dhe Kosova nuk do pavarësi të nënshtruar.

Radio Evropa e Lirë: Cila është rrugëdalja atëherë?

Wesley Clark: Rrugëdalje është mposhtja e Rusisë në Ukrainë. Rusia ta tërheqë mbështetjen për Serbinë dhe Serbia ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Pse Rusia vazhdon të ndërhyjë në rajon?

Wesley Clark: Rusia ka ambicie imperialiste – të gjithë në Evropën Lindore e dinë këtë. Të gjithë që nuk janë Rusi, Moska i sheh si qenie më të vogla.

Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë. Sot, ajo shërben si agjente infektuese në rajon – në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe gjetkë.

Radio Evropa e Lirë: Si mund t’i luftojë rajoni, por edhe aleatët perëndimorë këto përpjekje?

Wesley Clark: Ne i kemi vlerat tona në Perëndim. Ne nuk përfshihemi në të njëjtin lloj mashtrimi si Moska, apo në blerjen e njerëzve. Ne kalojmë nëpër procese demokratike. Ne i shohim interesat e njerëzve. Ata e dinë se çfarë përfaqëson Amerika dhe ata zgjedhin të jenë ose të mos jenë me Amerikën.

Për mua nuk ka kuptim që disa parti politike në Evropën Lindore, të cilat kanë vuajtur për 40 vjet ose më shumë nën dominimin sovjetik, duan të bashkohen me Rusinë, në vend se me Bashkimin Evropian. Pse? Çfarë u ofron Rusia atyre përveç parave politikanëve? U ofron një investim të madh? Jo. Teknologji të re? Jo. Pjesëmarrje në një organizatë të madhe që do të avanconte mirëqenien e popullit? Jo. Asnjë prej tyre. Thjesht, një lojë që luhet pa mëshirë nga ambicia imperialiste ruse.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ekziston rreziku i një konflikti tjetër në Kosovë?

Wesley Clark: Mendoj se ka rrezik për dhunë. Vite më parë, kemi parë përpjekje për grushtshtet në Mal të Zi. Së voni, kemi parë sherr në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka mohuar se ka marrë pjesë. Por, dikush në Serbi ka marrë pjesë, sepse lëvizja e forcave ushtarake ka qenë e organizuar dhe e urdhëruar.

Kështu që, kur shihni se si funksionojnë gjërat në këtë pjesë të botës, e kuptoni se ka një dorë të fshehur pas pjesës më të madhe të kësaj. Dhe ajo dorë vjen nga Moska.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se mund të arrihet paqja me lidershipin aktual politik në Serbi?

Wesley Clark: Kjo varet nga ajo që kuptoni me paqe. Aktualisht nuk ka konflikt. Mund të thuhet se është një paqe e ftohtë.

Por, derisa Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni, nuk do të keni stabilitet dhe shanse që njerëzit të pajtohen dhe të ecin përpara.

Radio Evropa e Lirë: Kosova, së voni, ka ndërmarrë disa hapa që janë kritikuar nga aleatët perëndimorë – të tillë si ndalimi i përdorimit të dinarit serb. A i ka rrezikuar Kosova marrëdhëniet me Perëndimin, sidomos ShBA-në?

Wesley Clark: Unë mendoj se vendet duhet të bëjnë atë që është në interesin e tyre. Kosova është një vend shumë i vogël dhe i brishtë. Mendoj se të vazhdohet t’i hapet rrugë ekstraterritorialitetit të Serbisë në veri të Ibrit, është jashtëzakonisht e dëmshme për të ardhmen e popullit në Kosovë. Andaj, [udhëheqësit kosovarë] kanë qenë të vendosur dhe e kanë kuptuar këtë.

Shikoni, Ukraina nuk mund të bëjë gjithçka që duan amerikanët, sepse interesat e Amerikës janë ndryshe nga interesat e Ukrainës. Është e njëjta gjë në Izrael. Është e njëjta gjë në çdo vend. Çdo vend duhet të ndjekë interesin e tij në fillim, dhe më pas t’i mbledhë aleatët rreth tij.

Radio Evropa e Lirë: Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një tjetër pikë e nxehtë. Perëndimi këmbëngul në themelimin e tij, Kosova refuzon. A mendoni se Asociacioni është kërcënim për Kosovën?

Wesley Clark: Unë kurrë nuk përfshihem në politikën e brendshme të vendeve… sepse kur nuk je qytetar, nuk jeton atje, nuk duhet të japësh komente.

Ajo që dimë historikisht, është se komunitetet serbe kanë qenë të lidhura me Kishën Ortodokse, e kanë përdorur atë kishë si bastion dhe si pikë qendrore për rebelim, shtypje ose agresion.

Unë mendoj se është më mirë për të gjithë në rajon nëse nuk e shtyjmë përpara Asociacionin, por në vend të tij punojmë që këto dy qeveri [të Kosovës dhe Serbisë] t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike.

Ka gjithmonë përzierje të grupeve etnike. Por, mënyra më e mirë për paqe është respektimi i kufijve kombëtarë.

You Might Also Like

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe disa lokale me muzikë nate

SPERTK: Punëtorët e RTK-së nga e hëna fillojnë grevën e përgjithshme

Kosova dhe Turqia synojnë forcimin e trajnimeve dhe industrisë së mbrojtjes

Kurti për 28 dhjetorin: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

TAGGED: #Ambiciet ruse, #Kosova, #Serbia, #Stabiliteti, #Wesley Clark
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zhvilluesi i raketave hipersonike akuzohet se i ka transmetuar sekretet Kinës

Kosova Times Kosova Times May 25, 2023
Pamjet po përhapen. “Hakerët transmetuan të vërtetën për luftën për orë të tëra në 116 kanale televizive ruse”
Sveçla: Në sulmin në Banjskë mori pjesë bashkëpunëtori i afërt i djalit të Vuçiqit
Trump: Ukraina mund të harrojë anëtarësimin në NATO
Scholz e dënon sulmin ndaj sinagogës në Berlin dhe zotohet për mbrojtjen e hebrenjve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?