By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, vijojnë protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tiranë, vijojnë protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj
Ballina 2Rajon / Botë

Tiranë, vijojnë protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 10:26 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë protestues opozitarë dogjën sërish sot goma automjetesh para bashkisë së kryeqytetit, ndërsa kërkonin dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Një seri protestash kanë nisur prej dy muajsh pas arrestimit nga SPAK-u nën dyshimet për korrupsion të disa drejtorëve – bashkëpunëtorë të tij.

Kjo e sotmja ishte protesta e 11-të që u zhvillua e ngjashme të tjerat; pas disa fjalimeve me akuza për korrupsionin e punonjësve bashkiakë, që e portretizonin kryebashkiakun Veliaj si bashkautor të aferave korruptive me vartësit e tij, disa protestues dogjën goma automjetesh dhe goditën me vezë forcat e policisë.

Gjatë protestës së sotme, një grup mbështetësish opozitarë u përpoqën të thyenin gardhet metalike të policisë, e cila nga ana e saj përdori bombolat zjarrfikëse ndaj gomave dhe sprajtin djegës ndaj protestuesve.

Nga përplasja dyorëshe mes palëve u dëmtuan lehtë disa qytetarë protestues, politikanë dhe punonjës të policisë së shtetit.

Disa drejtorë dhe ish drejtorë të bashkisë janë arrestuar në dhjetor dhe në maj nga SPAK-u si të dyshuar se janë të përfshirë në afera korruptive, kanë përfituar fonde publike, përmes kompanisë 5D, të cilën e kontrollonin me anë të personave të tjerë.

Një çështje tjetër në SPAK, ku janë përfshirë drejtues bashkiakë është edhe ajo e inceneratorit të Tiranës.

Zoti Veliaj është distancuar nga vartësit e arrestuar, duke thënë se cilido i dyshuar për afera duhet të përballet me drejtësinë personalisht, dhe se asnjë drejtues i lartë nuk mund të dijë se çfarë veprimesh kryejnë vartësit e tij. Zoti Veliaj është shprehur i sigurt se prej asnjë dokumenti të nënshkruar prej tij nuk është shkaktuar korrupsion apo shpërdorim i fondeve publike.

Megjithatë, jozyrtarisht mësohet se SPAK-u ka nisur një hetim pasuror ndaj tij, duke u kërkuar bankave të dhëna mbi llogaritë dhe transaksione bankare të zotit Veliaj dhe familjarëve të tij.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

TAGGED: #Dorëheqje, #Erion Veliaj, #Protestë, #Tiranë
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sigurimi serb arreston vëllain e ish nënkryetares së Leposaviqit duke e akuzuar për spiunim në llogari të AKI-së

Kosova Times Kosova Times June 9, 2024
Publikohet video e likuidimit të kapitenit të Flotës së Detit të Zi, shpërthimi e ngriti automjetin në ajër
Ndahet nga jeta ikona e baletit shqiptar
Joseph: Kurti dhe Vuçiq përfitojnë nga kriza në veri
ShBA-ja dhe BE-ja i bëjnë thirrje për dialog spektrit politik në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?