By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj takon Invalidët civilë të luftës: T’u mundësohet trajtimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj takon Invalidët civilë të luftës: T’u mundësohet trajtimi
Lajme

Haradinaj takon Invalidët civilë të luftës: T’u mundësohet trajtimi

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 3:51 PM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Shoqata e Invalidëve civilë të luftës me të cilët ka biseduar pët sfidat me të cilat ballafaqohen ata.

Haradinaj ka thënë se mungesa e protezave dhe pensionet e ulëta e kanë vështirësuar tejmase pozitën e tyre.

“Vendi ynë e pagoi shtrenjtë lirinë që e gëzojmë sot. Gjatë luftës së fundit shumë familjarë humbën më të dashurit e tyre e shumë tjerë e pësuan edhe me humbjen e gjymtyrëve, pasoja të cilat i vuajnë edhe sot. Të njëjtin fat e përjetuan edhe shumë vëllezër e motra civilë. Sot, me Shoqatën e Invalidëve Civilë të Luftës biseduam për sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen çdo ditë. Mungesa e protezave dhe pensionet e ulëta e kanë vështirësuar tejmase pozitën e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se qeveria e Kosovës nuk i ka përfillur kërkesat e kësaj kategorie të shoqërisë.

“Fatkeqësisht, kërkesat e kësaj kategorie nuk janë përfillur nga kjo qeveri. Është i papranueshëm mohimi që i bëhet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në mbulimin e trajtimit mjekësor. Kjo kategori e shoqërisë nuk e ka vendin në rrugë, ashtu siç protestuan së fundi në kërkim të të drejtave të tyre, por duhet t’i mundësohet trajtimi meritor që iu takon”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj është zotuar se në momentin e parë që do të jemi në vendimmarrje do t’i trajtojmë me kujdes kërkesat e tyre.

“U zotova para tyre që në momentin e parë që do të jemi në vendimmarrje do t’i trajtojmë me kujdes dhe do të kujdesemi për plotësim të kërkesave të tyre. Kosova e ka borxh kujdesin ndaj njerëzve të saj!”, ka përfunduar Haradinaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

TAGGED: #Invalidë civilë të luftës, #Ramush Haradinaj, #T’u mundësohet trajtimi
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

Kosova Times Kosova Times January 6, 2026
Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse njoftoi vdekjen e dy udhëheqësve ushtarakë pranë Bakhmut
Kremlini shpenzon shuma rekord në propagandën shtetërore
Azerbajxhani nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë
Mediet e huaja mbi takimi e Vuciqit me Putin: Kina dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë të armatimit për ushtrinë serbe në një kohë kur tensionet po rriten…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?