By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 qershor
June 5, 2025
Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar
June 4, 2025
SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)
June 4, 2025
Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian
June 4, 2025
Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kandidatët e pazakontë që fituan vende në Parlamentin Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kandidatët e pazakontë që fituan vende në Parlamentin Evropian
Ballina 2Rajon / Botë

Kandidatët e pazakontë që fituan vende në Parlamentin Evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 9:08 PM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

Fidias Panayiotou nuk ka përvojë politike dhe asnjë lidhje me ndonjë parti politike.

Por ai ka 2.6 milionë ndjekës në kanalin e tij në ‘YouTube’ dhe pak më shumë se aq në ‘TikTok’. Ai fitoi një vend në Parlamentin Evropian si përfaqësues i Qipros. Zoti Panayiotou është një nga disa kandidatët e pazakontë që arritën të sigurojnë një prej 720 vendeve në legjislaturën e bllokut evropian.

“Nuk kisha në plan të votoja, por meqë ju kam parë në TikTok, do të votoj për ju”, tha një shofer që zoti Panayioutou e intervistoi për profilet e tij në rrjete sociale.

Rrjetet sociale luajtën një rol të jashtëzakonshëm në fitoret e disa kandidatëve. Ndërsa shtetasit e jo pak vendeve pritet t’iu drejtohen kutive të votimit këtë vit, përfshirë Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, ndikimi i rrjeteve sociale në zgjedhjet për Parlamentin Evropian ka nxitur debate.
Qytetarët e 27 vendeve të bllokut evropian votuan së fundmi duke zgjedhur ndër të tjerë edhe kandidatë që ndodhen në burg, janë përjashtuar nga delegacioni i tyre apo kanë fituar edhe pse janë tërhequr nga zgjedhjet.

Ja disa nga kandidatët e pazakontë që fituan një vend në Parlamentin Evropian.

Qipro

Përpjekja e parë e zotit Panayiotou për të arritur famë ishte një përqafim që i dha sipërmarrësit miliarder Elon Musk dhe publikimit të një morie videosh humoristike në rrjete sociale. Zgjedhja e tij, e nxitur vetëm nga popullariteti i publikimeve të bëra në media sociale, tronditi klasën politike të Qiprios.

24-vjeçari fitoi pothuajse një të pestën e votave në zgjedhjet e së dielës. Ai doli i treti pas kandidatëve të partisë së qendrës së djathtë ‘DISY’ dhe ‘AKEL-it’ që ka rrënjë komuniste.

Sekretari i Përgjithshëm i ‘AKEL-it’ Stefanos Stefanou shprehu pakënaqësinë me rezultatin, të cilin ai e quajti një “realitet të ri në të cilin qytetarët zgjedhin jo-politikën” për të treguar kështu zhgënjimin e tyre me kulturën politike të vendit.

Spanjë

Me dy profile në rrjetet sociale dhe me një gjuhë të ashpër kundër emigrantëve, një 34 vjeçar tronditi të djathtën e skajshme të Spanjës duke rrëmbyer tre nga 61 vendet e këtij shteti në Parlamentin Evropian.

Ai është Alvise Perez, një figurë nacional-populiste, themelues i partisë “Festa ka mbaruar” (The Party is Over – Se Acabó La Fiesta). Zoti Perez ishte krejtësisht i panjohur për spanjollët që nuk kanë ndjekur profilet në internet të të djathtës së skajshme deri në prag të zgjedhjeve.

Tani ai do të zgjedhë dy aleatë për vendet që ka fituar në legjislaturën e fuqishme evropiane që ka dy seli, një në Strasburg të Francës dhe një në Bruksel.

Zoti Perez festoi me disa mbështetës pranë pankartës të mbuluar me logon e pazakontë të partisë së tij: një ketër i vizatuar me maskën e Guy Fawkes-it, një figurë e bërë e nohur nga filmi i vitit 2005 “V for Vendetta”. Fawkes është anëtari më i njohur i komplotit të dështuar të vitit 1605 për të hedhur në erë Parlamentin Britanik dhe që atëherë emri i tij ka qenë i lidhur me lëvizjet protestuese.

“Festa ka mbaruar sepse, me keqardhje e them, Spanja është bërë një festë për kriminelët. Spanja është bërë një parti për të korruptuarit, mercenarët, pedofilët dhe përdhunuesit”, tha zoti Perez para turmës.

“Festa ka mbaruar” fitoi mbi 4% të votave në Spanjë duke marrë 800,000 vota. Ai fitoi po aq sa disa parti të tjera me përvojë, përfshirë partinë më të vogël të qeverisë së koalicionit të majtë të Spanjës. Partia e të djathtës së vijës së ashpër Vox fitoi gjashtë mandate në Spanjë, duke dyfishuar rezultatin e vitit 2019, por do të kishte dalë më mirë nëse Alvise Perezi nuk do të ishte futur në garë.

Gjermani

Maximilian Krah, kandidati kryesor për Alternativën për Gjermaninë e të djathtës së skajshme, u përjashtua nga delegacioni i tij për një sërë skandalesh të fushatës – dhe gjithsesi u zgjodh.

47-vjeçari që ishte zgjedhur eurodeputet edhe në vitin 2019 njoftoi të hënën në rrjetin social X se ligjvënësit e sapozgjedhur nga partia e tij votuan për ta përjashtuar atë nga grupi i tyre.

“Unë mendoj se kjo është e gabuar dhe dërgon një sinjal me ndikim shkatërrues për votuesit tanë, veçanërisht votuesit tanë të rinj”, tha zoti Krah.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) përfundoi e dyta në Gjermani me 15.9% të votave. Ky është rezultat më i mirë se 11 përqindëshi i siguruar në vitin 2019, por gjithsesi më i ulët nga çfarë parashikonin sondazhet në fillim të vitit. Partia është përballur me një sërë problemesh që atëherë, përfshirë skandalet në lidhje me zotin Krah dhe kandidatin kryesor të partisë për Parlamentin Evropian, Petr Bystron.

Zoti Krah, i cili punon në një firmë ligjore dhe jeton në Dresden, ishte nën vëzhgim pasi autoritetet në Bruksel bastisën zyrat e tij në Parlamentin Evropian në lidhje me një ndihmës të tij që u arrestua muajin e kaluar me dyshimin për spiunazh për Kinën. Mediat gjermane kanë pretenduar gjithashtu se ai, ashtu si zoti Bystron, kanë lidhje të ngushta me Rusinë.

Muajin e kaluar, zoti Krah zemëroi partinë e tij kur i tha një gazete italiane se jo të gjithë anëtarët e njësisë elitare SS të nazistëve, e cila u përfshi në krime të mëdha lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin kriminelë lufte. Partia reagoi duke thënë se hapat e tij të gabuar kishin çuar në “dëme masive” dhe se ai do të jepte dorëheqjen nga bordi i saj.

Eurodeputeti Krah u përpoq të minimizonte vendimin.

“Nuk është fundi i botës”, tha ai.

Greqi

Fredi Beleri, i cili është shtetas i Shqipërisë dhe Greqisë dhe i burgosur në Shqipëri, fitoi një nga shtatë vendet e Parlamentit Evropian që siguroi partia konservatore greke që qeveris vendin ‘Demokracia e Re’.

Beleri, anëtar i pakicës greke të Shqipërisë, ishte zgjedhur kryebashkiak i Himarës vitin e kaluar. Por ai nuk arriti kurrë ta bënte betimin sepse u arrestua dhe u dënua me dy vjet duke filluar nga marsi.

Zoti Beleri i ka mohuar akuzat dhe aleatët e kanë përshkruar ndalimin e tij si të motivuar politikisht.

Itali

Aktivistja 40 vjeçare italiane Ilaria Salis u zgjodh në Parlamentin Evropian si kandidate nga Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë (AVS) nga arresti shtëpiak në Hungari, ku akuzohet për sulm ndaj demonstruesve të të djathtës së skajshme.

Më shumë se 170,000 votues shkruan emrin e saj në fletëvotim në përpjekje për ta sjellë atë në shtëpi nga Hungaria, ku ajo mbahet e ndaluar prej një viti e katër muajsh.

“Asaj nuk mund t’i besohet. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta sjellë atë në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Angelo Bonelli, zëdhënës i të Gjelbërve Evropianë dhe ligjvënës i partisë AVS.

Zonja Salis u bë një kauzë e famshme në Itali pasi u shfaqën imazhet e saj e prangosur dhe e lidhur me zinxhirë në një sallë gjyqi të Hungarisë.

Poloni

Dy kandidatë nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi fituan vende pavarësisht dënimeve të tyre të mëparshme me akuzat për abuzim me pushtetin.

Ish-ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski, dhe ish-zëvendësi i tij, Maciej Wasik, u burgosën për pak kohë në fillim të këtij viti përpara se të faleshin nga presidenti Andrzej Duda, i cili është në linjë me partinë konservatore.

Grzegorz Braun i Partisë të Konfederatës të së djathtës së vijës së ashpër, fitoi gjithashtu një vend pavarësisht se bëri bujë pasi fiku qirinjtë që u ndezën për festën hebraike ‘Hanukkah’ në sallat e Parlamentit polak në dhjetor.

You Might Also Like

Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar

SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)

Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian

Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”

Video e pabesueshme nga Gaza: Një foshnjë nxirret e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm izraelit

TAGGED: #BE, #Zgjedhje
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti nis konsultimet për formimin e qeverisë, takon Rexhepin dhe Rashiqin

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Vriten pesë palestinezë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor
Janë gjetur trupat e tre studentëve të vdekur nga një ortek në Alpe
Hulumtuesit gjerman publikojnë një hartë të ndarjes së Evropës në 6 pjesë!
Caktohen datat për zgjedhjet evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?