By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mungesa e ujit në Liqenin e Vërmicës ul numrin e vizitorëve në zonë
August 31, 2025
Zbulohen detajet e bisedës së sotme midis Putinit dhe Xi Jinpin
August 31, 2025
The Washington Post: “Çfarë përfshin plani i Trump për Rivierën e Gazës: 5,000 dollarë për ata që largohen.”
August 31, 2025
Shefja e KE-së: Ka “plane mjaft të qarta” për vendosjen e trupave në Ukrainë
August 31, 2025
Putin takohet me kryeministrin armen në Kinë: “Vendet tona janë vëllazërore”
August 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kandidatët presidencialë, dallime të thella mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kandidatët presidencialë, dallime të thella mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ
Ballina 2Rajon / Botë

Kandidatët presidencialë, dallime të thella mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 8:38 PM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

Numri i të rriturve në Shtetet e Bashkuara që nuk identifikohen si heteroseksualë, vazhdon të mbetet në një nivel të qëndrueshëm prej rreth 7.2 për qind.

Organizata Gallup vlerëson se më shumë se 7 për qind e amerikanëve të rritur i takojnë komunitetit LGBTQ.

Ky komunitet protestoi kundër një postimi në rrjetin e njohur më parë si Twitter, në vitin 2017, të presidentit të atëhershëm Donald Trump përmes së cilit njoftohej se transgjinorët ndalohej të shërbenin në ushtri.

Më pak se një javë pasi mori presidencën, Joe Biden e hodhi poshtë këtë vendim.

“Personeli transgjinor, nëse kualifikohet, mund të shërbejë në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Është vërtet një lehtësim që kemi një administratë që na kupton se kush jemi dhe na vlerëson si qytetarë amerikanë”, shprehet Sarah Kate Ellis Presidente e organizatës jo fitimprurëse GLAAD e cila mbron të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Gjithashtu gjatë mandatit të tij, Presidenti Joe Biden nënshkroi Ligjin e Respektimit të Martesës, i cili u jep të drejta dhe përfitime federale çifteve të të njëjtit seks. Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë ai i tha komunitetit LGBTQ se.

“Ndaj jush ka dashuri. Zëri juaj dëgjohet, ne ju kuptojmë dhe vendi juaj është këtu”.

“Duke qenë homoseksual, e di se shumë nga të drejtat e mia mund të rrezikohen prej partive të tjera. Kjo është një nga arsyet pse unë e mbështes Bidenin këtë mandat dhe e mbështeta atë edhe mandatin e kaluar”, shprehet Randy Bravo, përkrahës i presidentit Biden.

Ish-presidenti Donald Trump ishte presidenti i parë që emëroi në kabinet një zyrtar që ishte shprehur hapur se ishte homoseksual, por ai ka mbajtur në përgjithësi një qëndrim më konservator. Ai ka thënë se “Zoti krijoi dy gjini, mashkull dhe femër”.

“Si është puna me këto emërtime? Nëse e shihni me kujdes, është sëmundje. Është sëmundje. Unë do mbroj idenë Pro-Zotit. Do të mbrojmë kontekstin dhe përmbajtjen pro Zotit”, u shpreh Donald Trump, kandidat i pritshëm i Partisë Republikane për President.

Një qëndrim që votuesit e tij e përkrahin.

“Krahu republikan është në linjë me atë që thotë Bibla për sa i takon abortit dhe komunitetit LGBTQ”, thotë Thomas Isbell, përkrahës i ish-Presidentit Trump.

Presidenti Biden ka dënuar ligjet konservatore të shteteve që kufizojnë ndërhyrjet kirurgjikale për ndërrimin e gjinisë dhe klasat mbi orientimin seksual.

Ish-presidenti Trump e premtoi një gjë të tillë në faqen e internetit të fushatës së tij elektorale.

“Që ditën e parë do të heq politikat mizore të Joe Bidenit mbi të ashtuquajturin ‘kujdes për ndryshimin e gjinisë’. Qesharake, Një proces që përfshin dhënien e mjekimeve për ndalimin e pubertetit tek fëmijët, ndryshimin e pamjes së tyre fizike dhe në fund kryerjen e operacioneve te fëmijët e mitur”, u shpreh Donald Trump, kandidat republikan për President.

Një këshilltar demokrat thotë se kjo është Partia tradicionale Republikane që duan votuesit republikanë.

“Ata janë kundër emigrantëve, janë anti-transgjinorë, janë anti-homoseksualë dhe Trump e dinte këtë dhe vazhdoi ta mbështeste”, shprehet Brad Woodhouse Këshilltar i Lartë, Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC).

Këta votues e ndihmuan zotin Biden të fitonte në ato që cilësohen si shtete vendimtare në vitin 2020. Një sondazh i GLAAD, organizatë jo fitimprurëse që mbështet të drejtat e komunitetit LGBTQ tregon të njëjtën mbështetje të fortë për Presidenti Biden. Shumica dërrmuese e tyre po i bëjnë thirrje Partisë Republikane që të përqëndroeht tek ekonomia, në vend që të kufizojë të drejtat e tyre

You Might Also Like

Zbulohen detajet e bisedës së sotme midis Putinit dhe Xi Jinpin

The Washington Post: “Çfarë përfshin plani i Trump për Rivierën e Gazës: 5,000 dollarë për ata që largohen.”

Shefja e KE-së: Ka “plane mjaft të qarta” për vendosjen e trupave në Ukrainë

Putin takohet me kryeministrin armen në Kinë: “Vendet tona janë vëllazërore”

Njihuni me ushtrinë sekrete rebele të Krimesë që vret shefat rusë, bombardon urat dhe infiltron bazat pas vijave të armikut

TAGGED: #Donald Trump, #Joe Biden, #LGBTQ+, #ShBA, #Zgjedhje
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Reagon ShSKUK-ja pas vrasjes së gruas shtatzënë

Kosova Times Kosova Times November 30, 2022
Mjekësi ruse që përdoret prej shekujsh: Mjaftojnë vetëm 2 përbërës për të pastruar të gjithë trupin nga toksinat
Tre medalje olimpike do të dalin në ankand: te gjitha mjetet ndihme per te prekurit nga luftaë sportisti nga Jugu
Superliga e basketbollit rikthehet me derbin Peja-Sigal Prishtina
Krasniqi me ambasadorin e ShBA diskutojnë situatën në pjesën veriore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?