By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
August 28, 2025
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
August 28, 2025
Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami
August 28, 2025
Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit
August 28, 2025
I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak: Njoftova Këshillin e Evropës dhe vendet e BE-së për situatën e dialogut Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak: Njoftova Këshillin e Evropës dhe vendet e BE-së për situatën e dialogut Kosovë-Serbi
Ballina 1Lajme

Lajçak: Njoftova Këshillin e Evropës dhe vendet e BE-së për situatën e dialogut Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 7:07 PM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të martën se i ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Evropës (KiE) dhe vendet anëtare të bllokut për gjendjen e tanishme të dialogut mes dy vendeve fqinje.

“Gjatë qëndrimit në Strasburg, e shfrytëzova rastin gjithashtu të bashkëveproj me një numër të zyrtarëve të Këshillit të Evropës për dosjet tona përkatëse”, shkroi Lajçak në Facebook, duke shtuar se udhëtoi në Francë me ftesë të anëtarëve të KiE-së.

Nën Lajçakun, Kosova dhe Serbia më 2023 arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve. Më vonë ajo u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit, por edhe ajo ka mbetur kryesisht e pazbatuar.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për më shumë se një dekadë, por shumë prej marrëveshjeve që kanë arritur, nuk i kanë zbatuar. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie.

Kosova është nën trysni ndërkombëtare në veçanti për ta themeluar një Asociacion të komunave me shumicë serbe.

Mosbërja e hapave në këtë drejtim e ka penalizuar Kosovën me mosantarësim në Këshillin e Evropës – organizatën lidere për të drejta të njeriut – më herët gjatë këtij viti.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Të martën më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ai.

Në prill, BE-ja e kushtëzoi zyrtarisht integrimin e Serbisë në këtë bllok me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa ndaj Kosovës mban në fuqi masa ndëshkuese, të cilat u ndërmorën qysh vitin e kaluar, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri.

Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar edhe si t’i qaset dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe kandidatët potencialë për ta ndërmjetësuar atë.

Lajçak është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, ku duhet të nisë mandatin më 1 shtator, blloku po mendon për ta gjetur pasardhësin e tij.

Në mesin e kandidatëve potencialë, nga burimet diplomatike në BE përmenden edhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, dhe diplomati danez, Peter Sorensen, të cilët kanë edhe përvojë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Burimet e BE-së thonë se, kushdo që të jetë në atë post dhe pa marrë parasysh se kush do të jetë përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, do të duhet të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur deri më tash në dialog.

You Might Also Like

Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër

Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami

Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit

I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani

Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet, ishin farsë elektorale

TAGGED: #BE, #Dialogu Kosovë - Serbi, #KiE, #Miroslav Lajçak
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë shuplake Putinit në Astana: Presidenti i Taxhikistanit ia përplas çdo gjë në fytyrë – “Vladimir Vladimirovich, nuk jemi 100-200 milionë, por…” (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times October 15, 2022
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës edhe me katër porta të reja
I dërguari special i Trump e quan “tradhti” rrjedhjen e informacionit mbi sulmin ndaj Iranit
PK: Policia e Kosovës e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike
Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, do t’i shërbejë gjithë qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?