By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në një garë në Australi, një makinë përplasi një gardh dhe u përplas me audiencën, 13 të plagosur
November 16, 2025
41 aksidente dhe 10 arrestime gjatë 24 orëve të fundit
November 16, 2025
Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
November 16, 2025
Shqipëria pret sot Anglinë, tifozët kuqezinj “ndezin” Tiranën dhe “Air Albania”-n
November 16, 2025
Axhenda ndërkombëtare
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti i Interpolit: Shqipëria ka rritur sigurinë tonë kibernetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Presidenti i Interpolit: Shqipëria ka rritur sigurinë tonë kibernetike
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti i Interpolit: Shqipëria ka rritur sigurinë tonë kibernetike

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 12:57 PM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Interpolit, Ahmed Naser Al-Raisi, ka vlerësuar bashkëpunimin me Shqipërinë si shembull i mirë për rritjen e sigurisë kibernetike, por edhe në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në operacionet e përbashkëta.

Nga Tirana, ku po zhvillohet konferenca e 51-të Rajonale e Interpolit, Al-Raisi tha se Policia Ndërkombëtare ka trajnuar dhe mbështetur 196 vendet anëtare kundër krimit dhe paligjshmërisë, për një botë më të sigurt.

Presidenti Naser Al-Raisi ka kërkuar që vendet të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin si dhe të shfrytëzojnë databazat e organizatës për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendet përkatëse, në Evropë dhe në botë.

“Të përmirësojmë strategjitë bashkëpunuese. Vendet anëtare të Interpolit ndajnë burime në çështje që kanë të bëjnë me interesa e projekte të përbashkëta dhe agjencitë ligjzbatuese si Europol dhe Frontex. Janë rritur akseset në këto institucione dhe trajnimet. Theksoj rolin e rëndësishëm të Interpol në mbështetje të vendeve partnere, bashkëpunimi me të cilët është gjithashtu i rëndësishëm.

Fal mbështetjes së Komitetit Ekzekutiv dhe Interpol kemi forcuar aftësitë policore në 196 vendet anëtarë. Ju inkurajoj të gjithëve që t’i përdorini databeset dhe të dhënat e Interpol për të mbështetur operacionet tuaj dhe të përditësoni të dhënat për të mbështetur inteligjencën tuaj dhe luftën ndaj krimit.

Marrim përgjegjësi për të siguruar integritetin e sistemit dhe do bëjmë gjithçka që duhet për të ruajtur vlerat e misionit tonë. Përgjatë dy ditëve në vazhdim do të adresojmë disa nga çështjet më të rëndësishme për sfidat që ka Evropa. Kjo iniciativë që ka për synim ndalimin e krimi kibernetik, që ka pasur arritje të rëndësishme duke përfshirë uljen deri në 70% të adresave IP të dyshimta. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë aksion reflekton vlerat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrit sigurinë kibernetike”, tha presidenti i Interpolit.

Ahmed Naser Al-Raisi bëri edhe një rezyme të arritjeve të Interpolit gjatë 2023, ku ka bashkëpunuar me 29 shtete në luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës.

“Disa arritje kolektive në 2023, janë se INTERPOL me mbështetjen e vendeve anëtare ka bërë progres në Evropë. Kemi kryer 4 operacione kryesore në 29 vende anëtare që kanë mundësuar konfiskimin e 2.3 tonë të drogave ilegale. Një operacion kundër korrupsionit rezultoi me 4 të arrestuar në Moldavi dhe identifikimin e një rrjeti të gjerë abuzimi. Asgjë nuk do kishte qenë e mundur pa mbështetjen tuaj”, tha ai.

Konferenca e 51-të Rajonale të INTERPOL për Evropën zhvillohet në Tiranë më datat 11-13 qershor 2024, ku marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Evropës dhe më gjerë.

You Might Also Like

Në një garë në Australi, një makinë përplasi një gardh dhe u përplas me audiencën, 13 të plagosur

Axhenda ndërkombëtare

Mijëra maqedonas dalin në rrugë për vdekjen e 63 personave në një diskotekë: Ata janë të pakënaqur me hetimin

Ai luftoi për të çliruar Odesën nga “bota ruse”. U qëllua në shpinë nga një vrasës me pagesë

Stuhia përshkon Evropën, tornado në Portugali. Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur

TAGGED: #Ahmed Naser Al-Raisi, #INTERPOL, #Shqipëria, #Siguria kibernetike
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Protestë para Kuvendit, qytetarët kërkojnë fundin e ngërçit politik

Kosova Times Kosova Times June 21, 2025
IKSHK-ja fton qytetarët të vlojnë ujin
Presidenti izraelit: Ne nuk jemi të përfshirë në shpërthimet e pagerëve të Hezbollahut
Isha në prag të falimentimit, por tani kam vlerë 1.1 miliardë funte me një perandori bukurie dhe të brendshmesh, thotë Rihanna
Prishtinë: Arrestohet një person, e sulmoi me thikë një tjetër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?