By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rohde: Shpronësimi në veri s’u bë në përputhje me ligjin sipas juristëve të KiE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rohde: Shpronësimi në veri s’u bë në përputhje me ligjin sipas juristëve të KiE
Ballina 1Lajme

Rohde: Shpronësimi në veri s’u bë në përputhje me ligjin sipas juristëve të KiE

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 10:59 PM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës lidhur me shpronësimet në Veri duke thënë se “kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit”.

Qeveria iu kishte përgjigjur ndërkombëtarëve rreth shpronësimeve në Veri duke u thënë se nuk e kanë lexuar si duhet gjendjen faktike dhe se qeveria i ka pritur vendimet e gjykatave për të marrë vendimin.

Por, kjo si ka bindur diplomatët. Rohde ka thënë se vendimi i Qeverisë dëmton besimin mes komunitetit serb dhe qeverisë. Ai këtë e ka ndërlidhur edhe me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT/BE/OSBE-së për shpronësimin, më lejoni të citoj nga raporti i Juristëve Eminentë të KiE-së: ‘Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare”, ka shkruar Rohde në “X”.

Ambasadorët e QUINT në Kosovë, kreu i zyrës së BE-së dhe misioni i OSBE-së janë shprehur me shqetësim për disa shpronësime të tokave që po bën qeveria e Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe. Sipas një deklarate të përbashkët, QUINT “qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit”. Më tej në deklaratë QUINT e sheh si thelbësore “që qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin”. “Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin qeveria ende nuk e ka adresuar”, thuhet ndër të tjera në një deklaratë.

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së shteteve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së rreth vendimit të datës 30.05.2024 për shpronësimet në veri të vendit. Qeveria ka thënë se Ligji në këtë rast është zbatuar njësoj si edhe në të gjitha rastet tjera të shpronësimit për interes publik anekënd Kosovës.

Sipas Qeverisë, shpronësimet duhen vlerësuar për nga ligjshmëria, të drejtat e njeriut dhe interesi publik e jo për nga përkatësia etnike e qytetarëve.

After gov’s reaction to Quint/EU/OSCE’s statement on expropriation let me quote from CoE Eminent Lawyers report: „This manner of proceeding is not compatible with the rule of law and likely to further undermine trust between the Serb community and government institutions.“ 1/2

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 11, 2024

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

TAGGED: #BE, #Jorn Rohde, #OSBE, #Qeveria e Kosovës, #QUINT
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Uragani Helena, më i fuqishmi që ka goditur ndonjëherë zonën e Floridës: Ka edhe viktima

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Peshq dhe tanke në Muzeun Ushtarak Nënujor të Jordanisë
Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 26 përpjekjesh
Serbia pengon zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Clark për REL-in: Ambiciet ruse pengojnë stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?