By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Gati për gjysmë ore: Shpageti paksa e ndryshme me ton
February 2, 2026
Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih
February 2, 2026
Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja
February 2, 2026
Biletë 2 euro nga sot për Shatërvanin Trevi
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: NATO solli premtimin e lirisë, sigurinë që Kosova s’ishte harruar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: NATO solli premtimin e lirisë, sigurinë që Kosova s’ishte harruar
Ballina 1Lajme

Osmani: NATO solli premtimin e lirisë, sigurinë që Kosova s’ishte harruar

Kosova Times
Last updated: 2024/06/12 at 10:44 AM
Kosova Times Published June 12, 2024
Share
SHARE

“Në qershor të vitit ’99 muret e tiranisë u shembën, duke hapur rrugën jo vetëm për një Kosovë të lirë por edhe të pavarur e demokratike. Atë ditë afër 38 mijë ushtarë nga 36 vende komunikuan me gjuhën universale të lirisë”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës që shënon 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

“Ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishte harruar për popullin e Kosovës dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë. Hyrja e NATO-s në Kosovë ishte dëshmi e fuqisë së solidaritetit ndërkombëtar dhe besimit të palëkundur në të drejtën universale të një populli për të qenë i lirë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja Osmani e ka cilësuar NATO-n si dritë shprese dhe shans për drejtësi e liri.

“Kur paqeruajtësit e KFOR-it shkelën në tokën e Kosovës të përgjakur, të dërrmuar e të shkatërruar, atëherë lotët, britmat e lulet u shndërruan në përqafime që i pritën ushtarët e NATO-s. Ato krijuan simfoninë e emocioneve të lirisë. Kolonat e makinerisë ushtarake, zhurma e helikopterëve të NATO-s, uniformat me flamuj të shumtë që simbolizonin lirinë e jo urrejtjen e dhunën, të gjitha këto u shndërruan në simbol të shpëtimit të popullit të Kosovës nga shfarosja që synonte regjimi gjenocidal i Serbisë”, ka deklaruar ajo, transmeton RTKlive.

Osmani ka kujtuar kontributin e presidentit Ibrahim Rugova për liri e pavarësi bashkë me aleancat që u ndërtuan për shtetin.

“Do ta kujtojmë çdo ditë të jetës sonë, por edhe për brezat që vijnë pas nesh, heroizmin e papërsëritshëm të komandantit Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari, të cilat u shndërruan në gurthemelin e lirisë që gëzojmë sot. Do të jetojmë përherë me kujtimin e të gjithë dëshmorët e UÇK-së,  mbi 13 mijë të vrarët gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1133 fëmijë. Nuk do të harrojmë kurrë dhimbjen e shkaktuar nëpërmjet një prej krimeve më të llahtarshme që njeh cilado luftë, krimit të dhunimit si dhe dhimbjen që ende vazhdon për mijëra familje në Kosovë që akoma nuk kanë ku të vendosin lule sepse varret janë të zbrazëta, në kërkim të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, ka thënë ajo, transmeton RTKlive.

Osmani ka bërë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se kjo është diçka që vendi e meriton.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me kthjellime e alternime vranësirash mesatare

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm

Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

TAGGED: #25 vjetori i Çlirimit të Kosovës, #Vjosa Osmani
Kosova Times June 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Tragjedia ne boten e futbollit: Trajneri i Hapoelit u vra në një sulm terrorist…

Kosova Times Kosova Times October 9, 2023
Sot mot i vranët e me periudha edhe me diell
Rusia kërcënoi se do të kërkojë kompensim për hedhjen në erë të Nord Stream
Rama: Kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme me platformën “Smart-City”
Trump i shkroi Xi-së: “Dërgo përshëndetjet e tua më të mira Putinit dhe Kim-it, me të cilët komplotove kundër nesh”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?