By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
January 21, 2026
Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë
January 21, 2026
Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI
January 21, 2026
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve
January 21, 2026
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Argjentina tronditet nga përleshjet për shkak të projektligjit për reforma
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Argjentina tronditet nga përleshjet për shkak të projektligjit për reforma
Ballina 2Rajon / Botë

Argjentina tronditet nga përleshjet për shkak të projektligjit për reforma

Kosova Times
Last updated: 2024/06/13 at 2:14 PM
Kosova Times Published June 13, 2024
Share
SHARE

Senati i Argjentinës e kaloi të mërkurën vonë një projektligj të presidentit Javier Milei për reforma ekonomike, duke nxitur protesta dhe përleshje mes demonstruesve dhe policisë në rrugët e Buenos Aires.

Dhoma e lartë e Senatit ishte e ndarë gjatë votimit të projektligjit, por e kaloi atë përfundimisht me 37 vota për dhe 36 kundër, falë votës së kryetares së dhomës, zëvendëspresidentes Victoria Villarruel.

Votimit i parapriu një debat maratonik dhe senatorët tani duhet të votojnë për secilin nen të projektligjit një nga një, i cili synon t’i rritë investimet duke i privatizuar subjektet shtetërore dhe duke stimuluar bizneset.

Protestuesit hodhën gurë dhe dogjën vetura me koktej molotovi, ndërsa policia iu përgjigj duke përdorur gazlotsjellës dhe topa uji.

Protestuesit duke u përleshur me policinë pranë Kongresit argjentinas, teksa ligjvënësit votuan për një projektligj për reforma, Buenos Aires, Argjentinë, 12 qershor 2024.
Protestuesit duke u përleshur me policinë pranë Kongresit argjentinas, teksa ligjvënësit votuan për një projektligj për reforma, Buenos Aires, Argjentinë, 12 qershor 2024.

Reformat përfshijnë ringjalljen e ekonomisë së vendit, shpalljen e një emergjence shtetërore ekonomike, uljen e pensioneve dhe dobësimin e të drejtave të punëtorëve.

Projektligji kishte kaluar në dhomën e ulët në prill, por duhet të kthehet në votim pas ndryshimeve në Senat.

“Sot, i kemi dy Argjentina”, tha Villarruel, teksa votoi në favor të reformave.

“Një Argjentinë e dhunshme që ia vë zjarrin automjetit, hedh gurë dhe debaton për ushtrimin e demokracisë, dhe një Argjentinë tjetër me punëtorë, të cilët e presin me vuajtje dhe sakrificë ndryshimin për të cilin votuan”, tha ajo.

Një veturë duke u djegur teksa një protestues bën gjest me dorë gjatë një proteste kundër projektligjit për reforma në Argjentinë, Buenos Aires, 12 qershor 2024.
Një veturë duke u djegur teksa një protestues bën gjest me dorë gjatë një proteste kundër projektligjit për reforma në Argjentinë, Buenos Aires, 12 qershor 2024.

Qeveria e Mileit nuk e gëzon shumicën në asnjërën prej dhomave të Senatit.

Ky projektligj është çelësi për planet e Mileit për ta ndryshuar ekonominë e rrënuar të vendit, ku inflacioni ka arritur gati 300 për qind, dhe përfshin plane për t’i privatizuar ndërmarrjet publike, për t’i dhënë pushtet të veçantë presidentit dhe për të nxitur investime.

Por, disa protestues druajnë se projektligji rrezikon ta rrisë papunësinë dhe çmimet e produkteve ushqimore.

“Po luhet me jetën e qytetarëve argjentinas. Ne e kemi pirë këtë helm shumë herë: të kemi zero inflacion me zero aktivitete ekonomike”, tha lideri social dhe i protestave, Luis D’Elia, teksa mijëra njerëz protestuan kundër reformave.

Zyra e Mileit e festoi kalimin e projektligjit.

“Çfarë ndodhi sonte është triumf për popullin argjentinas dhe hapi i parë drejt kthimit të madhështisë sonë”, tha Zyra e presidentit në një komunikatë.

You Might Also Like

Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën

Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI

Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’

Macron largohet nga Davosi pa u takuar me Trumpin

Trupi i notarit rus i zhdukur pesë muaj më parë, u gjet në ngushticën e Bosforit

TAGGED: #Argjentinë, #Përleshje, #Projektligji për reforma
Kosova Times June 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komuna plotëson kërkesën e punëtorëve teknikë të Prishtinës, ua rrit pagat në 400 euro

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
DW: BE do të trajnojë 30,000 trupa ukrainase
Çanak: Serbia është shtet fashist
Kryeministri Kurti pret ish-kryeministrin britanik Tony Blair
“Unë nuk jetoj më me familjen time”. Një grup spiunësh ka vëzhguar të afërmit e Hristo Grozevit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?