By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Eksponatet e artefaktet në një objekt të pamjaftueshëm në Mitrovicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Eksponatet e artefaktet në një objekt të pamjaftueshëm në Mitrovicë
Ballina 1Lajme

Eksponatet e artefaktet në një objekt të pamjaftueshëm në Mitrovicë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/17 at 11:11 PM
Kosova Times Published June 17, 2024
Share
SHARE

E kaluara e një vendi ka shumë rëndësi, kur ruhet në vendet e duhura, siç janë muzetë në këtë rast. Për këtë arsye, opozita në komunën e Mitrovicës së Jugut ka reaguar ndaj mos mbajtjes së premtimeve nga ana e kryetarit Bedri Hamza, për ndërtimin e muzeut të këtij qyteti.

Eksponatet dhe artefaktet janë të ekspozuar në një objekt të vjetër që nuk ka hapësirë të mjaftueshme. Zyrtarët komunalë thonë se do të bëjnë zgjidhje vitin që vjen.

Objekti i ish-armatës është edhe Muzeu i Mitrovicës, por që nuk i plotëson kushtet dhe ka mungesë hapësirë.

Duke e parë këtë gjendje, dhe duke e parë se këtu operojnë edhe disa institucione tjera, kreu i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kishte premtuar ndërtimin e një muzeu, por që nuk ka ndodhur ende. Për këtë ka reaguar edhe opozita e kësaj komune, duke thënë se kjo komunë ka trashëgimi të pasur me artefakte, por, qeverisja aktuale nuk krijoi mundësi që këto eksponate të ruhen në objektin e posaçëm.

“Ne kemi ardhur në tri vitet e qeverisës së tij, dhe ai premtim siq po duket, është vetëm premtim i parealizuar. Dhe Gjendja faktike e objektit ku është muzeu, e ku janë edhe dy institucione tjera, dhe për pasoje ka shumë eksponate të tjera që s’po mund të ekspozohen për shkak të mungesës së hapësirës”, tha për RTK, Muhamet Hoti, asamblist i LDK-së në Mitrovicë.

“Kryetari ka premtuar se do ta ndërtojë një muze së bashku me një bibliotekë prej fillimit, kështu që ato kanë qenë vetëm premtime, dhe kemi pritur shumë, sepse edhe pse jemi kundërshtarë politikë ato nuk u realizuan. Në rend të parë të krijohet siguria që të mos vidhen as dëmtohen, e pastaj të krijohen kushtet dhe rrethanat infrustrukturore që të ekspozohen sepse është trashëgimia jonë”, tha Armend Begu, asamblist i LVV-së në Mitrovicë.

Janë edhe mbi 2800 eksponate të tjera të cilat nuk po mund të ekspozohen në këtë muze, për shkak të mungesës së hapësirës

Zyrtarë të Drejtorisë për Kulturë, thonë se kanë marrë një iniciativë që ky objekt të jetë pronë e muzeut të qytetit. Për këtë kanë filluar edhe me grumbullimin e shumë dokumenteve, dhe me një kërkesë që do të hidhet në asamble për votim, të merret vendim që institucionet të cilat janë në atë objekt do ta lirojnë hapësirën.

“E kemi parë shumë të nevojshme që Muzeu i Qytetit, duhet ta ketë hapësirën e vetë që do të jetë hapësirë e mjaftueshme për vendosjen e eksponateve dhe zhvillimin e aktiviteteve të cilat po ndodhin çdo ditë në atë hapësirë. Ne në vitin 2025 kemi paraparë që të investojmë e ta rinovojmë komplet të hapësirës së muzeut, dhe në fund do ta kemi një muze të kompletuar dhe do të ketë hapësira të mjaftueshme për ato eksponate të cilat momentalisht nuk janë të vendosura”, tha për RTK, Fahri Jashari, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Mitrovicë.

Muzeu i qytetit të Mitrovicës është themeluar në vitin 1952 dhe ka mbi 1,000 artefakte të ndryshme arkeologjike të cilat u përkasin periudhave të ndryshme historike, që nga periudha e qytetërimit ilir.

Në kuadër të tij ndodhen edhe mbi 800 eksponate etnologjike, që përfaqësojnë diversitetin lokal, ndërsa disponon edhe materiale dhe dokumente historike, koleksione gjeologjike dhe numizmatike.

You Might Also Like

Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

TAGGED: #Eksponatet e artefaktet, #Mitrovicë, #Objekt i pamjaftueshëm
Kosova Times June 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Kurti pjesëmarrës në drekën e BE-së, bën thirrje për largimin e masave ndaj Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 31, 2024
Zelenksy kërkon dërgim të shpejtë të armëve për Ukrainën
Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll
Përurohet sot Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës
Serbët nga Kosova “në kërkim” të dinarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?